tisdag 21 februari 2017

Gomari i Damaskut

Në vitin 1898, perandori gjerman vizitoi Damaskun. I gjithë qyteti doli në pritje të perandorit dhe i uroi mirëseardhjen në mënyrë madhështore. Gjatë pritjes dhe teksa po hynin në portën e zbukuruar të kalasë, perandoreshës i ndalen sytë tek një gomar i bardhë dhe i bukur.
Ajo u ndal dhe i kërkoi guvernatorit të Shamit – Levantit (Mustafa Asim Pasha) që t’ia blejë atë gomar dhe t’ia sjellë, pasi dëshiron ta marrë me vete në Berlin, si kujtim nga vizita në Damask.
Pasi delegacioni gjerman u akomodua në ambientet e pallatit të miqve, guvernatori i çoi fjalë të zotit të gomarit, i cili u gjet dhe u paraqit menjëherë para guvernatorit.
Mustafa Pasha i tregoi mbi dëshirën e perandores gjermane për t’ia blerë gomarin, prandaj dhe i kërkoi t’ia dhurojë, por i zoti i gomarit refuzoi.
Guvernatori u mërzit nga refuzimi, prandaj dhe i tha:”Mirë, atëherë do ta blejmë gomarin tënd! Na thuaj sa kërkon!”
Por sërish i zoti i gomarit refuzoi. “Nuk e shes gomarin” i tha ai bindshëm.
Guvernatori i tha:”Po çfarë e do atë gomar pash Zotin!”
I zoti i gomarit i tha:”Zotëria juaj! Nëse dëshironi, ia jap gjashtë kuaj race asaj zonjës së perandorit gjerman, por gomarin nuk ia jap sikur qameti të bëhet.”
Guvernatori u çudit nga kjo që po i dëgjoni veshët, prandaj dhe e pyeti:”Po, mirë, po a s’më tregon çfarë ka ky gomar që as nuk e dhuron e as nuk e shet?”
I zoti i gomarit u përgjigj duke qeshur:”Zotëri! Nëse e marrin gomarin dhe e çojnë në Gjermani, të gjitha gazetat e botës do të shkruajnë për këtë ngjarje të rrallë. Normalisht që gazetarët do e pyesin zonjën e perandorit:”Ku e morët këtë gomar?” dhe ajo do u tregojë se e ka marrë në Damask. Kështu, gomari i Damaskut do të bëhet objekt bisedash në mbarë Gjermaninë, mbase edhe objekt talljesh e qyfyresh, ku edhe mund të thuhet se:”Si është e mundur që zonja e perandorit tonë nuk gjeti asgjë tjetër me vlerë në Damask përveç këtij gomari! Ja pse nuk ia dhuroj dhe pse nuk e shes!”
Guvernatori ia përcolli zonjës së perandorit gjerman këto fjalë dhe ata të dy u shkrinë gazit nga përgjigja e të zotit të gomarit. Madje perandori urdhëroi që ti jepej një dekoratë nderi.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.