lördag 3 oktober 2015

Terapia familjare



Terapia familjare presupozon se problemet familjare shkaktohen nga komunikimi joefikas dhe vështirësitë në bashkëveprimin e anëtarëve të familjes.Detyra e terapistit familjar është të ndryshojë këto bashkëveprime sociale dhe t’i ndihmojë anëtarët e familjes që të mund t’i zgjidhin problemet e veta.Në terapitë e tërë familjes thkesi vihet në kultivimin e vetëvlerësimit dhe të marrëdhënieve më të mira me qëllim që anëtarët të lidhen më pozitivisht dhe ta mbësh...tesin njëri-tjetrin.P.sh.,terapia strukturore mund të përdoret kur fëmija ka më shumë pushtet sesa prindi.
Shpesh terapisti merret vetëm me një anëtar të familjes,ndërsa herë të tjera e gjithë familja merr pjesë në seancën terapike.Qëllimi i terapisë familjare është të punojë me të gjithë familjen që ta ndihmojë atë të ndryshojë modelet e pasuksesshme të sjelljes së anëtarëve me njër-tjetrin.Një teknikë shumë e suksesshme në terapitë familjare është videoregjistrimi i anëtarëve të familjes kur ata janë duke bashkëvepruar me njëri-tjetrin në një situatë normale.Kur njerëzit kanë mundësi ta shohin vetveten ”nga jashtë”,ata e kanë më të lehtë të kuptojnë sjelljen e tyre të pasuksesshme dhe ta përmirësojnë atë.Për shumicën e anëtarëve terapia familjare është një formë e dobishme trajtimi,ndonëse jo çdo anëtarë i familjes përfiton prej saj.
Terapia familjare quhet terapi martesore kur në të merr pjesë vetëm çifti.Disa herë kjo quhet edhe këshillim çifti dhe merret me çiftet e pamartuara ende.Ajo që ka rëndësi është se të dy bashkëshortët duhet të trajtohen së bashku,në mënyrë që ata të kuptojnë më mirë marrëdhëniet e tyre dhe të përshtaten më mirë me njëri-tjetrin.Një nga detyrat e vështira gjatë këshillimit të çiftit është si të ndihmohet secili nga bashkëshortët të kapërcej emocionet e foorta për ta parë objektivisht marrëdhënien dhe rolin që luan secili në të.Një studim i kryer nga Cookerly mbi divorcin e individëve që po bënin terapi martesore zbuloi se 56 % e çifteve që patën bërë terapi së bashku edhe përpara,mbetën të martuar për të paktën 5 vjet pas trajtimit.Sigurisht që këto çifte do të ishin edhe më të motivuara për ta ruajtur martesën.Hahlweg dhe Markman argumentuan se duheshin bërë më shumë përpjekje për parandalimin e zhgënjimit martesor që në fillimet e marrëdhënies.Një formë terapie e lidhur ngushtë me këto quhet terapi divorci dhe synon të ndihmojë njerëzit që po divorcohen për të kaluar më lehtë në rolet e reja.Terapia e divorcit nuk ka histori të gjatë për t’u vlerësuar plotësisht dhe si duhet.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.