tisdag 6 oktober 2015

Drejtimet më të rëndësishme psikologjike





Strukturalizmi
Wilhelm Wundt.jpg
Wilhelm Wundt








“Wilhelm Wundt, sikurse Aristoteli, ka konkluduar se psiqika është dukuri

natyrore, që mund të studiohet shkencërisht si dhe drita, ngrohtësia dhe qarkullimi i

gjakut. Wundt ka shfrytëzuar introspeksionin duke u përpjekur t’i zbulojë elementet
hemelore të përjetimit. I ballafaquar me drita dhe tinguj të ndryshëm, ai dhe kolegët e tij kanë vrojtuar vetveten se si do t’i përshkruanin ndijimet dhe ndjenjat e veta.

Wundi dhe nxënësit e tij e kanë themeluar shkollën psikologjike të njohur si
strukturalizëm. Strukturalizmi përpiqej të caktonte organizimin e përjetimeve të
vetëdijshme. E ka zbërthyer përjetimin në ndijime objektive siç janë të parit ose

shijimi dhe ndjenjat subjektive si reaksione emocionale, të vullnetit dhe të

parafytyrimeve mentale (për shembull kujtimet ose ëndrrat). Strukturalistët besonin se
mendja funksionon me kombinimin kreativ të elementeve të përjetimit.


Një nga nxënësit amerikan të Wundtit ka qenë edhe G. Stanley Hall (1844-1924). Interesimi kryesor i Hallit përfshinte zhvillimin psikologjik në fëmijëri, adoleshencë dhe në moshën më të shtyrë. Hallit zakonisht i atribuohet themelimi i fushës së psikologjisë së fëmijëve. Ai është edhe themelues i Shoqatës psikologjike amerikane(APA).





                                   Funksionalizmi

Kam dëshiruar që, duke vepruar me psikologjinë si me shkencë natyrore,
t’i ndihmoj të bëhet e tillë.




WILLIAM JAMES


Nga fundi i shekullit 19, William James (1842-1910), vëllai i shkrimtarit Henry
James, miraton një pikëpamje të gjerë mbi psikologjinë, duke u orientuar në raportet
midis përjetimit dhe sjelljes. James pohon se ekziston një rrymë e pandërprerë e rrjedhës së vetëdijes. Introspeksioni e ka bindur se përjetimi nuk mund të zbërthehet në njësi, siç mendonin strukturalistët.


James ka themeluar shkollën e funksionalizmit që merret me sjelljen si dhe me
vetëdijen. Funksionalizmi shqyrton mënyrat me të cilat përjetimet dhe përvoja na
mundësojnë përshtatjen e sjelljes ndaj rrethinës në të cilën gjendemi. Funksionalizmi
shfrytëzon vrojtimet laboratorike si plotësim i introspeksionit. Strukturalistët praktikonin të pyetnin: “Cilat janë pjesët e proceseve psikike?”, kurse funksionalistët ishin më të prirur të pyetnin: “Cili është qëllimi (funksioni) i sjelljes dhe i proceseve psikike? Cilat janë efektet e tyre?”.


Funksionalistët mendojnë se ndërthurjet adaptative të sjelljes janë të mësuara dhe
të pandryshueshme. Sjellja e papërshtatur anon kah zhdukja ose ndërprerja. Veprimi i
përshtatur anon kah përsëritja dhe bëhet shprehi. James ka shkruar se “shprehia është një rrotë jashtëzakonisht balancuese e shoqërisë”. Shprehia e mban shoqërinë nga dita në ditë.


Krijimi i shprehive pasqyrohet në veprimet siç janë futja e lugës në gojë ose
shtypja e dorëzës së derës. Së pari, ato veprime kërkojnë kujdes të plotë. Nëse jeni në
dilemë, ndaluni me facoletën e letrës në dorë dhe vështroni pak fëmijën gjatë përpjekjes së tij që për herë të parë të ushqehet vetë. Me anë të përsëritjes, veprimi që paraqet të ushqyerit e pavarur bëhet automatik, d.m.th. bëhet shprehi. Veprimtaria e shumëfishtë e përfshirë në të mësuarit e drejtimit të automjetit me anë të përsëritjes bëhet gjithashtu rutinore. Pas kësaj mund ta realizojmë pa ndonjë kujdes të veçantë. Atëherë lirisht mund të orientohemi në konverzim interesant ose në ndonjë radio emision. Ideja mbi të mësuarit me anë të përsëritjes është ide themelore edhe për traditën bihevioriste.




                                     Biheviorizmi
John Broadus Watson.JPG


John Broadus Watson



John Broadus Watson (1878-1958) konsiderohet themelues i biheviorizmit
amerikan. Funksionalizmi ishte përhapur në vend dhe dominonte në Universitetin e
Çikagos. Funksionalistët merreshin me rrjedhën e vetëdijes si dhe me sjelljen e vëzhguar.


Watson hidhërohej me përpjekjet introspektive të funksionalistëve në studimin e
vetëdijes, sidomos të vetëdijes së kafshëve të ulta. Pohonte se psikologjia, nëse ka për
qëllim të bëhet shkencë natyrore, si fizika ose kimia, duhet të kufizohet në dukuritë e
vërejtura, të matshme. Duhet të kufizohet në sjellje. Ato sjellje janë publike dhe mund të maten me anë të vrojtimit të thjeshtë ose me instrumente laboratorike. Psikologjia nuk ka nevojë të merret me “elemente të vetëdijes”. “Elementet” e tilla janë të arritshme vetëm për organizmin që i vrojton . (Bihevioristët definojnë psikologjinë si studim shkencor i sjelljes, e jo të sjelljes dhe të proceseve psikike).




Psikologu B.F.Skinner (1904-1990) nga Universiteti i Harvardit aplikon në bihoviorizëm nocionin e mbështetjes. Organizmat, konsideronte Skinner, mësohen të sillet në mënyrë
të caktuar sepse janë të mbështetur të sillen ashtu. Shumë psikologë kanë pranuar
pikëpamjen e tillë sipas të cilës, në parim, sjellja ndërlikuar njerëzore mund të sqarohet
me grumbullin e të mësuarit individual me anë të mbështetjes.








                                                   Geshtalt psikologjia
Max Wertheimer.gif





Max Wertheimer







Në Gjermani në vitet 1920 dallohej edhe një shkollë e psikologjisë – Geshtalt
psikologjia. Viteve të tridhjeta tre themelues të asaj shkolle – Max Wertheimer (1880-
1943), Kurt Koffka (1886-1941) dhe Wolfgang Kohler (1887-1967) e braktisin Evropën
në mënyrë që t’ju shmangen kërcënimeve naziste. E vazhdojnë punën e vet në shtetet e
Bashkuara.
Wertheimer dhe kolegët e tij ishin orientuar në percepcionin dhe në ndikimin e
percepcionit në të menduarit dhe në zgjidhjen e problemeve. Për kundër bihevioristëve,
geshtalt psikologët pohonin se askush nuk mund të shpresojë që të kuptojë karakterin e
njeriut duke u orientuar vetëm në sjellje. Përkundër strukturalistëve, konkludojnë se
askush nuk mund ta sqarojë percepcionin e njeriut, emocionet ose proceset mendore me anë të njësive bazike. Percepcionet janë më të shumta se shuma e pjesëve të tyre.


Geshtalt psikologët e kuptonin percepcionin si tërësi që u jep domethënie pjesëve.
Geshtalt psikologët dëshmonin se si jemi të prirur t’i vërejmë pjesët e veçuara të
informatave si tërësi të bashkuara, duke përfshirë edhe kontekstin e pranishëm. Ata
pohonin se percepcioni i njeriut nuk mund të sqarohet në bazë të njësive bazike sepse
kemi prirje të interpretojmë vrojtimin tonë të gjërave si tërësi në kuadër të kontekstit të
pranishëm. Në mënyra të ndryshme do ta interpretoni vrapimin e njeriut drejt jush
varësisht nga ajo se a gjendeni në një rrugë të zbrazët në mes të natës ose në stacionin e
tramvajit në mëngjes kur shkoni në punë.


Geshtalt psikologët besonin se të mësuarit mund të jetë aktiv dhe i përshtatshëm,
jo vetëm pasiv dhe mekanik si në eksperimentet e Pavlovit me qentë. Wolfgang Kohler
dhe të tjerët kanë dëshmuar se të mësuarit është arritur shumë herë me anë të
vërejturit e jo me anë të përsëritjes mekanike.








                                    Psikoanaliza
Sigmund Freud LIFE.jpg

Sigmund Frojd



Psikoanaliza është shkollë e psikologjisë që e ka themeluar mjeku i cili në vitet
1930 ishte strehuar në Angli që t’i shmangej tiranisë naziste – Sigmund Frojd (1856-
1939). Teoria e Frojdit ka depërtuar shumë më shumë në kulturën e përgjithshme se
teoritë e tjera. Ndoshta tashmë jeni njohur me të. Për shembull, ndonjë person jostabil do të bëjë vrasje masive së paku në një TV-seri kriminalistike për çdo sezonë. Konkluzioni tipik i psikiatrit në seri do të jetë se vrasësi në mënyrë të “pavetëdijshme” e ka eliminuar nënën ose babait e tij. Ose ndoshta miku juaj është përpjekur “t’ua sqarojë” gabimin gjuhësor që e keni bërë ose ka pyetur çka mendoni çfarë do të mund të ishte domethënia simbolike e ndonjë ëndrre.


Ideja që njerëzit i lëvizin impulset e fshehura, dhe se gabimet verbale edhe
ëndrrat i paraqesin si dëshira të pavetëdijshme në masë të madhe shpreh ndikimin e
Frojdit. Psikologët akademikë i zbatojnë hulumtimet e veta kryesisht në laborator.
Ndërkaq, Frojdi i kupton njerëzit me anë të bisedave klinike. Ishte i hutuar me faktin që njerëzit kanë aq pak njohuri mbi motivet e veta. Disa njerëz arsyetojnë, ose
racionalizojnë sjelljen më të neveritshme me sqarime absurde. Të tjerët nuk e humbin
rastin që të fajësojnë vetveten pothuaj për çdo fatkeqësi që e ka goditur gjininë njerëzore.


Frojd krijon bindjen se proceset e pavetëdijshme, sidomos impulset primitive
seksuale dhe agresive, kanë ndikim shumë më të madh në sjelljen e njeriut sesa të
menduarit e vetëdijshëm. Frojd konsideronte se shumica e psikikës është e
pavetëdijshme. Ajo përbëhet nga ena e kaldajës së vluar të impulseve, të nxitjeve dhe
dëshirave konfliktuoze. Njerëzit janë të motivuar t’i kënaqin ato impulse, sado që disa
prej tyre do të ishin të këqija. Por njëkohësisht, njerëzit janë të motivuar që vetveten ta
vlerësojnë si person të ndershëm dhe të moralshëm. Aq shpesh e mashtrojnë vetveten në aspektin e motiveve të veta reale. Për shkak të forcave të supozuara themelore lëvizëse të personalitetit, teoria e Frojdit është quajtur teori psikodinamike.


Frojdi e definon veprimin psikoterapeutik të quajtur psikanaliza. Qëllimi i
psikanalizës është t’u ndihmojë njerëzve të kenë mbikëqyrje mbi konfliktet e vendosura thellë dhe të gjejnë mënyrën e pranueshme shoqërore të shprehjes së dëshirave dhe të plotësimit të nevojave. Terapia psikoanalitike është proces që mund të zgjasë me vite.


Duke debatuar për strukturën e personalitetit Frojdi i definon tri instanca ose
struktura:


1. “Id” ose ajo;
2. “Ego” ose unë;
3. “Super ego” ose mbi unë, që ka dy nënstruktura:
a) Egon ideale
b) Vetëdijen.


Lidhur me zhvillimin e personalitetit, Frojdi i definon pesë faza ose etapa të zhvillimit të personalitetit.


1. Faza orale;
2. Faza anale;
3. Faza faluse;
4. Faza e latencës ose e pushimit;
5. Faza e gjenitale.














Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.