onsdag 16 september 2015

Nastradini !


NASTRADINI

 

 

shkolla

 

njëri nga djemtë e shkollës së nastradinit – pyeti:

‘’cila është arritja më e madhe : e atij që pushtoi  një perandori, e atij që mundte por nuk e  bëri, apo e atij që pengoi të tjerët të bëjnë një gjë të tillë?

- nuk di asgjë  për këtë cështje, u përgjigj nastradini, por di një detyrë shumë më të vështirë se këto që the ti.

- cila është ajo?

- përpjekja për të të mësuar ty, të shohesh gjërat ashtu sic janë në të vërtetë.

 

 

fati i paeksploruar

 

nastradini po ecte në një rrugicë kur dikush rrëshqiti nga një cati, dhe ra  mbi zverkun e tij. i rëni nuk pësoi asgjë por nastradini u dërgua në spital. disa nga nxënësit e tij vajtën për ta vizituar.

- cfarë mësimi nxjerr nga kjo ngjarje nastradin, e pyetën?

- shmangni cdo lloj besimi në të pashmangshmen, madje akoma edhe kur shkaku dhe pasoja  duken të pashmangshme. ai ra nga catia, por zverku im u thye. mos besoni supozimet teorike si: ‘’ nëse dikush do të bjerë nga catia, do të thyejë qafën e tij’’.

 

 

jo kaq e lehtë sa duket

 

një vejushë erdhi  në gjyqin e nastradinit dhe tha:

- jam shumë e varfër. djali im i vogël ha sasi të mëdha sheqeri, dhe në të vërtetë i është bërë pasion dhe nuk mund tja dal mbanë për tja paguar. a do të mundte gjyqi ti ndalonte  të hante sheqer, pasi unë vetë nuk mund ta bëj të më bindet?

 

-zonjë, ju përgjigj nastradini, ky problem nuk është kaq i lehtë sa duket. hajdeni përsëri pas një jave dhe do tju jepet vendimi, pasi të kem analizuar këtë rast në thellësi.

pas një jave, emri i vejushës ishte përsëri në listën e njerëzve që kërkonin të drejtën nga gjyqi.

 

- më vjen keq, i tha nastradini kur erdhi radha e saj, por do të kemi një vonesë tjetër të kësaj cështjeje shumë të ndërlikuar. hajdeni përsëri javën tjetër.

e njëjta gjë ndodhi edhe  pesëmbëdhjetëditëshin e ardhshëm. përfundimisht nastradini deklaroi: gjyqi do të japë verdiktin ndalues tani. thërrisni djaloshin. djaloshi erdhi përpara gjyqit.

 

-djalosh, bërtiti gjykatësi. ndalohet të hash me tepër sheqer se gjysëm  luge cdo ditë.

vejusha i shprehu falenderimet e saja nastradinit dhe e luti ti bënte një pyetje.

-thuamë, tha nastradini,

- i nderuar, habitem se përse nuk i ndaluat djaloshit  të hante sheqer që nga seancat e para.

- shiko, tha nastradini, fillimisht duhet të clirohesha  edhe unë vetë nga ky ves,  ku ta dija se do më merrte kaq shumë kohë?

mëso si të mësosh

 

nastradini dërgoi një djalë që ti sillte ujë nga burimi.

- kujdes se mos thyen shtambën, i tha,  dhe i dha djaloshit një shuplakë.

 

një kalimtar pyeti nastradinit, se përse i ra dikujt që nuk i kishte bërë asgjë.

- o njeri, tha nastradini. do të ishte e kotë të ndëshkoja djaloshin pasi ta kishte thyer  shtambën, apo nuk është kështu?

 

 

 

i thatë në shi

 

dikush ftoi nastradinin të gjuanin së bashku por i dha një kalë që ishte shumë i ngadaltë. nastradini nuk tha asgjë. shumë shpejt  gjahtarët e lanë shumë pas dhe nuk mund ta shihnin. ndërkaq filloi të binte shumë shi dhe nuk ekzistonte asnjë strehë përreth. të gjithë ata që merrnin pjesë në gjah u bënë qull. por nastradini, sapo filloi shiu, hoqi rrobat e tij dhe i palosi. në vazhdim u ul mbi rrobat e palosura. kur shiu pushoi , u vesh dhe u kthye në shtëpinë e atij që e kishte ftuar  dhe i kishte dhënë kalin e ngadaltë.

asnjeri nuk mund të kuptonte se si nuk ishte  aspak i lagur. pavarësisht shpejtësinë e kuajve të tyre , asnjeri nuk ishte  arritur të gjente strehë në atë fushë. nastradini u tha, se arsyeja që ai  ishte i thatë, ishte kali që i dhanë.

 

ditën tjetër i dhanë një kalë  të shpejtë dhe i zoti i shtëpisë  mori kalin e ngadaltë. përsëri ra shi. kali i të zotit të shtëpisë ishte kaq i ngadaltë saqë ai u lag më shumë  se cdo herë tjetër, ndërsa kthehej në shtëpi me hap kërmiu. nastradini bëri të njëjtën gjë si radhën e kaluar. kur u kthye në shtëpi nuk ishte i lagur fare.

 

- i gjithë faji është i joti, i bërtiti i zoti i shtëpisë. më bëre ti hipja atij kali të tmerrshëm.

 

- ndoshta edhe ti nuk bëre dicka nga ana jote për këtë problem, në mënyrë që të mund të mbetesh pa u lagur, i tha nastradini.

 

 

lajmërimi

 

nastradini qëndroi në pazar dhe filloi tu drejtohej turmave që ishin aty:

- o njerëz! doni dije pa vështirsi, të vërtetën pa gënjeshtra, arritje pa përpjekje, përparim pa sakrifica?

- po, po!

mrekulli! tha nastradini. doja vetëm ta dija. mund të bazoheni tek unë, se do tju them mënyrën se si mund të arrihen keto gjëra, nëse kurrë do të zbuloj dicka të tillë.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.