söndag 29 juli 2018

Mos i ndërprit të tjerët kur flasin dhe mos i përfundo ti fjalitë e tyre

Mos i ndërprit të tjerët kur flasin dhe mos i përfundo ti fjalitë e tyre


JO MË LARG SE DISA VJET MË PARË, vura re se sa shpesh i ndërprisja të tjerët dhe/ose përfundoja fjalitë e tyre. Pa kaluar shumë kohë, kuptova se sa i dëmshëm ishte ky ves, jo vetëm ndaj respektit dhe dashurisë që merr nga të tjerët, por, gjithashtu, edhe për energjinë e madhe që harxhohet duke u përpjekur të jesh brenda mendjes së dy personave njëkohësisht! Mendohu një moment për këtë. Kur e ndërpret di...kë ndërsa flet, ose i përfundon ti fjalitë e atij/asaj, të duhet të mbash nën kontroll jo vetëm idetë e tua, por gjithashtu, edhe të personit që po e ndërpret. Kjo prirje (përgjithësisht haset tek njerëzit me axhendë të ngarkuar) inkurajon të dyja palët të shpejtojnë mendimet e tyre dhe të folurit. Kjo, si pasojë i bën të dy palët nervoze, të irrituar dhe i bezdis dhe është tepër e lodhshme. Gjithashtu, bëhet shkak për shumë debate, sepse njerëzit nuk durojnë dot që personi që kanë përballë nuk u kushton vëmendje dhe nuk i dëgjon çfarë thonë. Dhe, si mund të dëgjosh se çfarë po flet tjetri kur je ti ai që flet gjatë gjithë kohës?
Sapo fillon ta vësh re këtë ves, do të shikosh se kjo prirje tinzare s’është asgjë më shumë se sa një zakon i bezdisshëm që mund të të bëhet refleks. Ky është një lajm i mirë, sepse do të thotë se ajo çfarë mund të bësh është të fillosh të ndryshosh dhe fillon e ia kujton vetes herë pas here që të mos e harrosh. Mos harrro (nëse është e mundur, përpara se të fillojë biseda) të jesh i duruar, thjesht prit. Thuaj vetes se duhet t'i lejosh të tjerët të mbarojnë radhën e tyre përpara se të vijë radha ime. Do të dallosh menjëherë se sa shumë do të përmirësohet bashkëpunimi me njerëzit, si rezultat i drejtpërdrejtë i këtij veprimi të thjeshtë. Njerëzit me të cilët komunikon do të ndihen më mirë me ty kur e kuptojnë se ti i dëgjon. Do të vësh re se edhe ti do të ndihesh i relaksuar kur nuk i ndërpret më të tjerët. Rrahjet e forta të zemrës dhe pulsi do të ngadalësohen, dhe do të fillosh të kënaqesh më shumë me bisedat që bën duke mos i nxitur ato. Kjo është një mënyrë e lehtë për t’u bërë një person shumë më i qetë, dhe i dashur.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.