söndag 29 juli 2018

Zhvilloje sensin e dhembshurisë




Zhvilloje sensin e dhembshurisë


ASGJË TJETËR NUK NA NDIHMON që të ndërtojmë një perspektivë të mirë më shumë se sa të zhvillojmë sensin e dhembshurisë dhe ta shfaqim këtë tek të tjerët. Dhemshuria është një ndjenjë keqardhjeje. Ajo përfshin gatishmërinë për ta vendosur veten në vendin e tjetrit, duke larguar vëmendjen nga vetja, dhe duke imagjinuar se si mund të jetë po të ndodhesh në situatën e tjetrit dhe njëkohësisht të ndiesh dashuri për atë person. Të pranojmë faktin që... problemet e njerëzve të tjerë, dhimbja dhe shqetësimi, janë po aq reale sa edhe tonat madje, shpesh herë mund të jenë edhe më keq. Duke e ditur këtë, ne përpiqemi të ofrojmë ndihmën tonë, duke hapur zemrën dhe zgjerojmë ndjenjën tonë të mirënjohjes.
Dhembshuria është diçka që mund ta zhvillosh duke u praktikuar. Përfshin dy gjëra: qëllimin dhe veprimin. Qëllimi, do të thotë thjesht t’ua hapësh zemrën të tjerëve; shtjellon se çfarë dhe kush ka rëndësi, duke u nisur nga vetja deri tek të tjerët. Veprimi është thjesht ajo çfarë bën ti konkretisht për ta. Mund të dhurosh një shumë të vogël parash apo pak kohë (ose të dyja) rregullisht, për një çështje që e ke shumë për Zemër. Ose, ndoshta do të dhurosh një buzëqeshje të bukur dhe një ”Tungjatjeta” të sinqertë njerëzve që takon në rrugë. Nuk është aq e rëndësishme se çfarë bën, por fakti që ti bën diçka. Nënë Tereza na ka thënë një gjë shumë të bukur që do ishte mirë ta mbanim mend, ”Ne nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha në këtë botë. Ne mundemi vetëm të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”
Dhembshuria të zhvillon sensin e mirënjohjes, duke e hequr vëmendjen nga gjërat e vogla që shumica prej nesh janë mësuar t’ i marrin shumë seriozisht. Shpesh, kur gjen kohë për të reflektur për mrekullitë e jetës përfshirë edhe faktin që jeni në gjendje ta lexoni këtë libër dhurata e perceptimit, e dashurisë, dhe gjithë të tjerat, të ndihmojnë për të kujtuar se shumë nga gjërat që i mendon si ”gjëra të mëdha” janë në të vërtetë vetëm ”gjëra të vogla” që ti i kthen në gjëra të mëdha.
 

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.