fredag 13 november 2015

Ciceroni,Kamarieri i Ambasadorit


Ciceroni,Kamarieri i Ambasadorit

 

Në këtë histori L.Mojzish,ish punonjës i shërbimit të fshehtë gjerman,i cili gjatë luftës së dytë botërore kish shërbyer në ambasadën gjermane në Ankara,tregon se si në fund të vitit 1943 me të hyri në lidhej kamarieri i ambasadorit anglez,shqiptar me kombësi,dhe i propozoi t’i shiste gjermanëve për shuma të konsiderueshme dokumente sekrete nga kasaforta e shefit të vet,të cilat do ti fotografonte.

Në librin,nga është shkëputur tregimi i mëposhtëm,autori rrëfen midis të tjerave,se Cciceroni(ky qe pseudonimi i shqiptarit) pas një farë kohe nuk mund t’i jepte më gjermanëve informata të vlefshme dhe i kallte materiale pak të rëndësishme,vecse gjithnjë me cmim të lartë.

Kur shkruhej libri,Mojzish ende nuk e dinte ,se shkaku i vërtetë,që shqiptari e kish humbur burimin e të dhënave serioze,lidhej me faktin,që ambasadori gjerman Franc fon Papen,për shkak të cmimit të lartë të informacionit,të ofruar nga Ciceroni,njoftoi për këtë në Berlin.Telegrami i ra në dorë Ribentropit po ai tërhoqi edhe vëmendjen e protagonistit të tregimit të mëparshëm,Xxhorxh Vudit,i cili na dërgoi kopjen e telegramitnë fillim të vitit 1944.

Mmeritat kryesore e Vudit qëndronte në faktin,që ai e vlerësoi drejt rëndësinë e këtij dokumenti për aleatë.

Kopjen e telegramit unë ia dërgova menjëherë kolegut tim në Bernë,i cili ia bëri të njohur përmbajtjen e tij ministrisë së punëve të jashtme të Britanisë së Madhe.Kuptohet vetiu që unë i paraljmrova anglezët të vepronin në mënyrë të tillë,që burimi im i informacionit të mos pësonte.

Një inspektim i ambasadës angleze në Ankara kishte karakter rutinë,por gjithësesi u morën masat e nevojshme për ruajtjen e materialeve sekrete,si rezultat i të cilave Ciceroni u ndodh jasht loje.

Kjo histori kishte një vecori tjetër:gjermanët e paguan Ciceronin me funta sterlina fallco.Pas luftës ai provoi të merrte ”honorarin” e vet nga qeveria demokratike,por …më kot….

 

 

Ilaz Bazna(1905-1970)-shqiptari që bashkpunoi me gjermanët nën pseudonimin CICERON.Gjatë luftës së dytë punoi në Ankara si shofer i sekretarit të parë të ambasadës angleze,pastaj kamarier i ambasadorit.1943 deri 1944  i ka dhën zbulimi gjerman dokumente tepër sekrete nga rezidenca e ambasadorit,për cka mori 300 mijë funte sterlina (kryesisht kartmonedha fallco).Më 1944 u zhduk.Vuajti dënimin me burg për përdorim parash të reme.Më vonë punoi roje nate në Mynih.Më 1962 botoi librin ”Unë,Ciceroni”….

 

E marur nga libri: Asët e spiunazhit , Allen Dulles ish-drejtor i CIA-s

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.