tisdag 10 november 2015

Dëshironi të jeni të lumtur? Jini mirënjohës


David Steindl-Rast

 

Dëshironi të jeni të lumtur? Jini mirënjohës

 

Eshtë dicka që ju dini për mua, dicka shumë personale, dhe është dicka që di për secilin prej jush, që është në qëndër të shqetësimeve tuaja. Eshtë dicka që ne të gjithë e dimë për cdokënd që takojmë kudo në botë, në rrugë, që është shumë nxitës në cfardo që bëjnë dhe me cdo gjë që merren dhe ajo është se të gjithë ne dëshirojmë të jemi të lumtur. Në këtë, jemi të gjithë së bashku. Si e imagjinojmë ne lumturinë tonë, që dallon nga ajo e tjetrit, po është shumë që ne e kemi të përbashkët, që të gjithë ne dëshirojmë të jemi të lumtur.

Tema ime është mirënjohja. Si është lidhja në mes lumturisë dhe mirënjohjes. Shumë njerëz do të thoshin, është shumë e lehtë. Kur je i lumtur, je mirënjohës. Por mendoni edhe njëherë. A është e vërtetë që njerëzit e lumtur janë mirënjohës? Ne të gjithë e dimë një numër njerëzish që kanë gjithcka që duhet për të qenë të lumtur, dhe ata nuk janë të lumtur, sepse ata dëshirojnë dicka tjetër ose dëshirojnë të kenë me shumë nga ajo gjë. Ne të gjithë i njohim njerëzit të cilët kanë shumë fatkeqësi, fatkeqësi që ne për veten tonë nuk do ti kishim dashur, dhe ata janë thellësisht të lumtur. Ata rrezatojnë lumturi. Ju jeni të befasuar. Pse? Sepse ata janë mirënjohës. Pra nuk është lumturia ajo që na bën mirënjohës. Eshtë mirënjohja që na bën të lumtur. Nëse mendoni se është lumturia ajo që ju bën mirënjohës, mendohuni prapë. Eshtë mirënjohja që ju bën të lumtur.

Tani, ne mund të pyesim, çfarë kuptojmë në të vërtetë me mirënjohje? Dhe si funksionon? Kërkoni prej përvojës tuaj. Të gjithë e dimë nga përvoja se si shkon. Ne përjetojmë dicka që ka vlerë për ne. Na jepet dicka që ka vlerë për ne. Dhe vërtet na dhurohet. Këto dy gjëra duhet të vijnë bashkë. Duhet të jetë dicka e vlefshme, dhe një dhuratë e vërtetë. Nuk e ke blerë. Nuk e ke merituar. Nuk e ke shkëmbyer atë. Nuk ke punuar për të. Vetëm të është dhënë. Dhe kur këto dy gjëra bashkohen, dicka që është shumë me vlerë për mua dhe e vërej që më është falur, atëherë mirënjohja në zemrën time, rritet spontanisht, lumturia në zemrën time, rritet spontanisht. Kjo është mënyra si ndodh mirënjohja.

Celsi në gjithë këtë është se ne nuk mund të përjetojmë këtë gjë shpesh. Nuk mund të kemi vetem përvoja mirënjohjeje. Ne mund të jemi njerëz mirënjohës. Ceshtja është të jesh mirënjohës. Dhe si mund të jemi mirënjohës? Duke përjetuar dhe u bërë të vetëdijshëm që cdo moment është një dhuratë, sic themi. Eshtë dhuratë. Nuk e keni merituar. Nuk e keni shkaktuar në ndonjë mënyrë. Nuk keni asnjë mënyrë të siguroheni se do të ketë një moment tjetër që do t'u jepet, dhe ende, ajo është gjëja më e vlefshme që mund të na jepet ndonjëherë, ky moment, me gjithë atë mundësi që përmban. Nëse nuk e kemi këtë moment, nuk do të kishim asnjë mundësi për të bërë ndonjë gjë ose për të përjetuar dicka, dhe ky moment është dhuratë. Eshtë një moment i dhënë, sic themi.

Ne themi dhurata brenda dhuratës është me të vërtetë mundësia. Ajo për të cilën je aq mirënjohës për këtë mundësi, jo asaj që të është dhënë, sepse nëse ajo do ishte diku tjetër dhe s'do të kishe mundësi për ta shijuar, për të bërë dicka me të nuk do të ishe mirënjohës për të. Mundësia është dhurata në cdo dhuratë, dhe kemi këtë thënie, mundësia troket vetëm një herë. E pra, mendoni mirë. Cdo moment është një dhuratë e re, përsëri e përsëri, dhe nëse e humbni mundësinë e këtij momenti, do të vijë një moment tjetër, dhe një tjetër. Ne mund të kemi dobi nga kjo mundësi, ose mund ta humbim, dhe nëse e marrim dobinë e mundësisë, është celësi drejt lumturisë. Mbajmë celësin kryesor për lumturinë në duart tona. Cdo moment, ne mund të jemi mirënjohës për këtë dhuratë.

A do të thotë kjo se ne mund të jemi mirënjohës për cdo gjë? Sigurisht që jo. Nuk mund të jemi mirënjohës për dhunën, luftën, për shtypjen, për shfrytëzimin. Në nivelin personal, ne nuk mund të jemi mirënjohës për humbjen e në shoku, për pabesi, për humbje të madhe. Por unë nuk thashë se mund të jemi mirënjohës për cdo gjë. Thashë se duhet të jemi mirënjohës në cdo moment të dhëne për mundësinë, edhe kur jemi përballë me dicka që është shumë e vështirë, ne mund të shrytëzojmë këtë rast dhe t'i përgjigjemi mundësisë që na është dhënë. Nuk është aq keq sa duket. Në të vërtetë, kur e shikoni atë dhe e përjetoni, e gjeni se në shumicën e kohës, ajo që na është dhënë është mundësia për të shijuar dhe neve na mungon ajo vetëm sepse ne nxitojmë gjatë jetës dhe nuk ndalemi për ta parë mundësinë.

 Por nganjëherë, dicka shumë e vështirë na është dhënë, dhe kur na ndodh kjo gjë e vështirë, është sfidë për tu ngritur tek ajo mundësi, dhe ne mund të ngrihemi duke mësuar dicka, që ndonjëherë është e dhimbshme. Të mësosh durimin, për shembull. Na është thënë që rruga drejt paqes nuk është një sprint por është më shumë si një maratonë. Duhet durim. Eshtë e vështirë. Mund të jetë që të luftosh për mendimin tënd, të luftosh për bindjet e tua. Eshtë një mundësi që na është dhënë. Të mësojmë, të vuajmë, të luftojmë, të gjitha këto mundësi na janë dhënë, por ato janë mundësi, dhe ata që përfitojnë nga këto mundësi janë ata të cilët ne i admirojmë. Ata nxjerrin dicka nga jeta, Dhe ata që dështojnë kanë edhe një tjetër mundësi. Na vjen gjithmonë mundësi një tjetër. Kjo është pasuria e mrekullueshme e jetës.

 Pra si mund ta gjejmë një mënyrë që ta kontrollojmë këtë? Si mundet secili prej nesh ta gjejë një mënyrë për të jetuar me mirënjohje, jo të jemi mirënjohes vetëm një herë, por cdo moment të jemi mirënjohës. Si mund ta bëjmë? Eshtë një mënyrë shumë e thjeshtë. Eshtë aq e thjeshtë sa është ajo që na është thënë kur ishim fëmijë kur mësuam si ta kalojmë rrugën. Ndal. Shiko. Ec. Kjo është e tëra. Por sa herë ndalemi? Ne nxitojmë gjatë jetës. Ne nuk ndalemi. Ne e humbim mundësinë për shkak se nuk ndalemi. Ne duhet të ndalemi. Duhet të qetësohemi. Dhe duhet të ndërtojmë sinjale të ndaljes në jetët tona.

 Kur isha në Afrikë disa vjet më parë dhe pastaj u ktheva, e vërejta ujin. Atje ku isha unë në Afrikë, nuk kisha ujë të pijshëm. Cdo herë që e hapja rubinetin, tronditesha. Cdo herë që ndezja dritën, isha shumë mirënjohës. Më bënte shumë të lumtur. Por pas një farë kohë, kjo ndjenjë zhduket. Prandaj vendosa disa ngjitse në celësin e dritës dhe në rubinetin e ujit, dhe sa herë e ndezja, ujë. Pra lërjani këtë imagjinatës. Mund të gjeni cfarëdo që funksionon më e mirë për ju, por na duhen shenja ndalese në jetën tonë. Dhe kur ndalon, gjëja tjetër është të shikosh. Ti shikon. Ti i hap sytë. I hap veshët. E hap hundën. I hap të gjitha shqisat e tua për këtë pasuri të mrekullueshme që na është dhënë. Nuk ka ndonjë fund, dhe kjo është jeta, të shijosh atë që të është dhënë.

 Dhe më pas ne mund ti hapim zemrat tona, për mundësitë, dhe për mundësitë për të ndihmuar të tjerët, për ti lumturuar të tjerët, sepse asgjë nuk na bën më të lumtur sesa kur të jithë të jemi të lumtur. Dhe kur i hapim zemrat për mundësitë, mundësitë na ftojnë për të bërë dicka, dhe kjo është e treta. Ndalo, shiko dhe shko dhe bëj vërtet dicka. Ajo që mund të bëjmë është cfarëdo që të ofron jeta në atë moment. Shpeshherë është mundësia për ta shijuar, por nganjëherë është dicka më e vështirë.

 Po cfardo që të jetë, nësë e marrim këtë mundësi, e përdorim atë, jemi krijues, këta janë njerëzit krijues, dhe ajo ndalo, shiko, shko, e vogël është një farë e fuqishme që mund të revolucionalizojë botën. Sepse ne na duhet, ne jemi në atë moment në mes të një ndryshimi të ndërgjegjes, dhe do të jesh i befasuar nëse ti-- gjithmonë habitem kur dëgjoj sa herë kjo fjalë "mirënjohje" përmendet. Gjithkund e gjen, një linjë ajrore mirënjohëse, një restorant mirënjohës , një kafe mirënjohjëse, një verë që është mirënjohëse. Po, kam parë bile dhe një letër higjienike marka e të cilës quhet Falemnderit. (Të qeshura) Eshtë një valë e mirënjohjes sepse njerëzit po e vërejnë se sa e nevojshme është kjo dhe si mund ta ndryshojë botën. Mundet ta ndryshojë botën tonë në mënyra jashtëzakonisht të rëndësishme, sepse nëse je mirënjohës, nuk je i frikësuar, dhe nëse nuk je i frikësuar, nuk je i dhunshëm. Nëse je mirënjohës, reagon nga një sens i bollëkut dhe jo nga një sens pamjaftueshmërie, dhe dëshiron të shpërndash. Nëse je mirënjohës, ti je duke shijuar ndryshimet ndërmjet njerëzve, dhe je i respektueshëm ndaj gjithkujt. Kjo e ndryshon këtë piramidën e fuqisë nën të cilën ne jetojmë.

 Dhe nuk e bën për barazi, por e bën për respekt të barabartë, dhe kjo është e rëndësishmja. E ardhmja e botës do të jetë një rrjet, jo piramidë, jo piramidë e kthyer përmbys. Revolucioni për të clin po flas është një revolucion jo i dhunshëm dhe nuk është kaq revolucionar që e revolucionalizon cdo koncept të një revolucioni, sepse një revolucion normal është kur një piramidë fuqie kthehet përmbys dhe ata që ishin në fund janë në maje dhe bëjnë po të njejtën gjë që të tjerët e bënë më parë. Ne na duhet është një rrjet i grupeve të vogla, grupe sa më të vogla që e njohin njëri tjetrin, të cilët bashkëveprojnë me njëri tjetrin, dhe ajo është një botë mirënjohëse.

 Një botë mirënjohëse është një botë me njerëz të lumtur. Njerëzit mirënjohës janë njerëz të lumtur, dhe njerëzit e lumtur, sa më shumë njerëz të lumtur të kemi, aq më shumë do të kemi një botë të lumtur, Ne kemi një rrjet për të jetuarit me mirënjohje, dhe është rritur me shpejtësi. Ne nuk mundëm ta kuptonim pse u rrit me shpejtësi. Kemi një mundësi që njerëzit të ndezin një qiri kur ata janë mirënjohës për dicka. Dhe janë ndezur 15 milion qirinj në një dekadë. Njerëzit janë bërë të vetëdijshëm që një botë mirënjohëse është një botë e lumtur, dhe të gjithë e kemi mundësinë nga një ndal, shiko, shko e thjeshtë ta transformojmë botën, ta bëjmë një vend të lumtur. Dhe kjo është ajo që shpresoj për ne, dhe nëse kjo ka kontribuar sadopak për të bërë që edhe ju të dëshironi të bëni të njejtën gjë, ndalo, shiko, shko.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.