tisdag 10 november 2015

A ka ardhur në jetë më parë, pula apo veza ?









 

Kush ka ardhur e para, pula apo veza? Ky është misteri që prej shekujsh e kanë menduar njerëzit por tani ka ardhur përgjigja përfundimtare për të.

Kësaj pyetje kanë menduar që t’i kthejnë përgjigje një grup shkencëtarësh britanik të cilët janë mbledhur për të gjetur një zgjidhje për misterin

Ata kanë hulumtuar mbi proceset që çojnë në kristalizimin e karbonat kalciumit dhe formimin e lëvozhgës së vezës.

Colin Freeman dhe kolegët e tij të Universitetit të Warwick dhe Sheffield kanë zbuluar se proteina ovocledidina17 (OC-17) e pranishme në vezoret e pulës, është përgjegjëse për përpunimin e karbonat kalciumit në kristalecalciti, substancë që përbën pjesën më të fortë të lëvozhgës.

Shkencëtarët kanë zbuluar gjithashtu se në mungesë të kësaj proteine, lëvozhga nuk ngurtësohet dhe për këtë arsye nuk mund të strehojë një zog.

Pra, sipas shkencëtarëve, pula, ose më mirë proteina OC-17, është krijuar përpara vezës.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.