tisdag 10 november 2015

5 gjërat e pazakonta që na ndodhin në gjumë


5 gjërat e pazakonta që na ndodhin në gjumë

 
 
Ju kanë ndodhur dukuri të çuditshme në gjumë të cilat ju kanë frikësuar. Mos u trembni, u ndodhin shumicës së njerëzve dhe për to ka një shpjegim mjekësor dhe psikologjik.
 

1.Ndjesia se po rrëzohesh 

Ndodh para se ju bini në gjumë dhe njihet ndry she si “dridhje hipnagogjike”. Gjatë kohës që ëndërroni, trupi juaj paralizohet, por ndonjëherë mund të filloni të ëndërroni para se trupi të paralizohet. Ndjesia e rrëzimit është e ngjashme me rënien nga një shkëmb ose rrëzimin në ajër. Ka më tepër shanse të ndodhë kur jeni të lodhur, pa gjumë ose të stresuar.
 


2.Paraliza në gjumë 
Ndodh që të zgjoheni dhe të mos mundeni të lëvizni asnjë muskuj. Kjo dukuri është e kundërta e ndjesisë së rrëzimit, pasi truri juaj zgjohet para paralizës, që shoqëron gjumin e thellë. Ju mund të ndieni se nuk mund të merrni dot frymë. Ju duket sikur një elefant po u qëndron mbi gjoks.
 

3.Ecja në gjumë 
Mund të ndodh që gjatë natës të largoheni nga shtëpia pa vetëdije. Mjekët thonë se gjatë ecjes në gjumë, ju zgjoheni vetëm për të lëvizur trupin dhe nuk mund të kujtoni momentin e ecjes.

 
4.Të folurit në gjumë 

Akademia Amerikane e Mjekësisë së Gjumit bën me dije se 5 për qind të rriturve flasin në gjumë. Mjekët thonë se kjo ndodh më së shumti gjatë orës së parë ose të dy të të gjumit. Në këtë moment trupi juaj po hyn në gjendje të thellë të gjumit, por muskujt janë ende në tonus për të prodhuar tinguj ose lëvizje që shoqërojnë ëndrrat.
 

5.Ëndrra të përsëritura 
Ëndrrat e përsëritura mund të ndodhin me çështje psikologjike të pazgjidhura, të cilat truri po përpiqet t’i përzgjedhë. Në shumicën e rasteve ëndrrat janë të lidhura me skena nga ngjarjet e realitetin. Nëse ju kanë grabitur në dyqan, mund ta shihni këtë në ëndërr disa herë.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.