lördag 17 december 2016

Këta çrregullime të çuditshme të trurit..

Këta çrregullime të çuditshme të trurit, jua bëjnë “lëmsh” perceptimin tuaj për realitetin që ju rrethon

screen-shot-2016-12-03-at-08-13-13
Paramendoni të jeni në gjendje të ndjeni çdo gjë që ndjen një person tjetër – kënaqësinë dhe dhimbjen e tij. Ose të ndjeheni të bindur, pavarësisht nga të gjitha provat për të kundërtën, se keni vdekur. Këto janë vetëm disa nga çrregullimet e çuditshme të trurit, të cilat kanë pllakosur një grup të rrallë njerëzish përgjatë disa viteve.
Libri klasik  i Oliver Saks, “Njeriu që ngatërroi gruan e tij me një kapele” na ka futur në disa nga prej çrregullimeve më të çuditshme të trurit njerëzor, por kjo është vetëm maja e ajsbergut. Më poshtë po paraqesim janë disa nga gjendjet më të çuditshme mendore.
1. Sindromi Kotard: Ky çrregullim i bën njerëzit të mendojnë se ata kanë vdekur.
Zoti B ishte një mësues 65-vjeçar në pension, pa asnjë histori familjare të sëmundjeve mendore, kur ai papritmas filloi të ndjejë trishtim, ndaloi së qëni në gjendje për të ndjerë kënaqësi, flinte dhe hante më pak, si dhe zhvilloi ndjesinë e të qënit i padobishëm. Ai më vonë filloi të ketë iluzione se organet e tij jetësore kishin ndaluar së funksionuari dhe se shtëpia e tij do të shembej.
Pas një tentative për t’u vetëvrarë, ai filloi të besonte se kishte vdekur.
Ky njeri vuante nga një gjendje e njohur si sindromi Cotard (ose sindromi i të vdekurit që ecën), në të cilin pacienti mendon se është i vdekur. Në mënyrë kundërintiutive, në më shumë se gjysmën e rasteve, këta pacientë mendojnë se janë të pavdekshëm. Trajtimi për këtë gjendje mund të përfshijë përdorimin e antidepresantëve apo psikotropeve, ose terapisë elektrokonvulsive.
2. Prozopanjozia: Disa njerëz s’mund të mbajnë mend fytyrat e të tjerëve.
Shkrimtari dhe neurologu Oliver Saks rrëfen historinë e një njeriu që “e ngatërroi gruan e tij për një kapelë”. Ai vuante nga një gjendje, ku s’mund të njihte fytyrat e të tjerëve, e njohur si prozopanjozia ose përballja me verbimin. (Vetë Saks vuan nga një version i moderuar i këtij çregullimi).
Në varësi nga ajo se sa i rëndë mund të jetë rasti, një person mund ta ketë tejet të vështirë për të njohur edhe fytyrat e të afërmve të vet, të veçojë fytyrat e të huajve, apo edhe të dallojë një fytyrë nga një objekt. Disa njerëz me prozopanjozia s’mund të njohin as fytyrën e tyre. Gjendja shkaktohet zakonisht nga një goditje celebrale, por llogaritet se më shumë që 2.5 përqind e njerëzve në botë mund të kenë lindur me këtë çregullim.
3. Sinastezia: Ky çrregullim i bën njerëzit të ndejnë atë çka ndjejnë njerëzit e tjerë.
Në një emision televiziv në SHBA, Invisibilia, një grua që donte të mbetej anonime tha se kur ajo sheh njerëzit që përqafohen, ndjehet sikur është ajo që ka marrë një përqafim. Kur ajo sheh dikë të lëndohet, ajo ndjen dhimbje në të njëjtin vend si personi i dëmtuar. Dhe ajo nuk mund të shikojnë njerëzit teksa hanë, pasi ndjehet sikur ata po futin ushqimin në gojën e saj.
Ajo vuante nga një gjendje e rrallë e quajtur sinestezia e prekjes së pasqyrës, që e bën në gjendje të “ndjejë” fizikisht atë që ndjejnë të tjerët përrreth. Edhe pse ajo ka lindur në këtë mënyrë, njerëzit e tjerë e kanë fituar këtë aftësi pas një goditje celebrale, ose humbjes së ndonjë gjymtyre (çka mund të çojë në ndjesinë e një gjymtyre ‘fantazëm’). Rasti i parë i kësaj gjendje është raportuar në vitin 2005, dhe prej atëhere ka patur vetëm një pjesë të vogël raportesh të tjera.
4. Iluzioni Capgras: Njerëzit me këtë çrregullim mendojnë se i dashuri apo e dashura është zëvendësuar nga një mashtrues.
Pas lindjes, një grua 36-vjeçare filloi të jetë iluzionin se djali i saj dhe anëtarët e tjerë të familjes, ishin zëvendësuar nga disa mashtrues. Ky lloj iluzioni vazhdoi për 5 vjet, dhe çdo trajtim që provuan mjekët dështoi. Në fund, gruaja iu nënshtrua terapisë elektrokonvulsive (në të cilën goditjet elektrike kalojnë nëpër tru për ta nxitur atë), dhe simptomat e saj psikiatrike u
qetësuan.
Gruaja vuante nga ajo që është e njohur si iluzioni apo sindromi Capgras, kur ju mendoni se të dashurit tuaj janë zëvendësuar nga mashtrues, robotë apo alienë. Kjo zakonisht ndodh tek pacientët me skizofreni paranoide, por është vërejtur gjithashtu shihet edhe tek ata me një dëmtim të trurit apo dementia. Ndërkaq ndodh më shpesh tek gratë sesa te burrat (në raportin 3:2).
5. Sindromi i dorës së huaj: Disa njerëz janë të bindur se dora e vet nuk është e tyrja
Një grua 82-vjeçare pësoi një goditje celebrale, dhe pasi e rimori veten pas rreth 6 javësh, ajo tha se krahu i saj të majtë nuk ishte i veti. Në vend të kësaj, ajoqe e bindur se ajo gjymtyrë i përkiste vëllait të saj, i cili kishte qenë me të kur përjetoi goditjen. E moshuara ndjente sikur krahu nuk donte të bënte atë që ajo dëshironte.  Ky ishte një rast i sindromit të dorës së huaj, një çrregullim i rrallë neurologjik ku gjymtyra e një personi lëviz pa kontrollin e tij, duke i bërë ata të mendojnë se ajo nuk u përket atyre.
Nganjëherë, pacienti mund të arrijë të kapë objektet me dorën e huaj, dhe të përdorë dorën e vet të shëndetshme për të kufizuar dorën tjetër nga lëvizjet e pakontrolluara. Kjo gjendje mund të shkaktohet kur lidhjet midis dy hemisferat të trurit ndërpriten, por kjo mund të ndodhë edhe pas një goditje apo ndonjë dëmtimi tjetër të trurit. Janë raportuar vetëm disa dhjetra raste të sindromës së dorës së huaj.
6. Neglizhimi Hemispatial: Kjo gjendje e bën gjysmën e botës tuaj të padukshme.
Pas një goditje në tru, disa njerëz mund të fillojë të injorojnë gjysmën e botës së tyre. Për shembull, një prej këtyre pacientëve mund të lërë pas dore ngrënien e gjysmës së ushqimit në pjatë, edhe pse është ende i uritur. Ose mund të vizatojë një orë muri që tregon vetëm numrat 12 deri në 6.
Një grua vuante nga një gjendje e njohur si neglizhenca hemispatiale, e cila ndodh kur dëmtimi i një hemisfere të trurit, i shkakton një personi humbjen e vetëdijes për njërën anë të hapësirës përreth tyre. Personi nuk mund të shohë më apo të përpunojë informacionet e marrë nga ajo anë e trupit ose mjedisit (shpesh në anën e kundërt të pjesës së trurit të lënduar).
7. Afantazia: Njerëzit me këtë gjendje s’mund pikturojnë gjëra në mendjen e tyre.
Një burrë 65-vjeçar i quajtur MX, humbi papritur humbur aftësinë për të krijuar deri edhe imazhet e gjërave në mendjen e tij, pas një operacioni angioplastik. Në pyetësorë ai raportoi se nuk qe në në gjendje të kujtonte ndonjë imazh, pavarësisht nga fakti se kishte patur një rendiment normal në testet standarde të perceptimit, imazhet dhe kujtesën vizuale.
Pasi hulumtuesit e raportuan këtë, më shumë se 20 njerëz të tjerë i kontaktuan dhe u thanë se kishin të njëjtën paaftësi për të kuptuar gjëra në sytë e mendjes së tyre. Edhe pse nuk është ende një gjendje e njohur neurologjike, shkencëtarët e kanë quajtur me elokuencë dukurinë ‘afantazia’, që nga greqishtja do të thotë pa imagjinatë.
8. Sindromi i Jeruzalemit: Disa njerëz zhvillojnë iluzionet fetare, kur ata vizitojnë qytetin e shenjtë.
Një qytetar gjerman në gjendje normale, shkoi në Jeruzalem për të studiuar judaizmin, në kërkim të fesë së ”vërtetë”. Por ai përfundoi duke pasur një episod psikotik në Kishën e Varrit të Shenjtë, e ndërtuar në vendin ku Jezusi mendohet se ka qenë kryqëzuar dhe varrosur.
Sipas studiuesve, ky njeri mund të ketë vuajtur nga sindromi i Jeruzalemit, një fenomen në të cilin vizitorët në qytetin e shenjtë, zhvillojnë iluzionet fetare dhe idetë psikotike.
Psikiatrit izraelitë bënë me dije në vitin 2000 se 1.200 turistë ishte pranuar në Qendrën e Shëndetit Mendor “Kfar Shaul”, me probleme të rënda të sindromit të Jeruzalemit dhe ide psikotike”, midis viteve 1980-1993. Por të tjerë e kanë kritikuar studimin, sepse ai nuk arriti të përmendte asgjë në lidhje me personat që janë më të rrezikuar për të rënë në këtë gjendje, dhe si të parandalohet ajo.
9. Sindromi i shpërthimeve: Ky çrregullim i bën njerëzit të dëgjojnë shpërthime në kokën e tyre.
Një 57-vjeçar Indian, u ankua tek mjeku se 4 herë gjatë dy viteve të fundit ishte zgjuar nga gjumi nga një zhurmë e madhe në anën e djathtë të kokës së tij, të cilat ai e përshkroi “shpërthimet në kokën time”. Në fakt, kjo është një situatë e vërtetë, e njohur si sindromi i shpërthimeve në kokë. Njerëzit me këtë problem të rrallë, perceptojnë një zhurmë të lartë, si shpërthimet e bombës, të shtënën e një arme zjarri, apo ndonjë zhurmë tjetër shurdhuese që duket se e kanë origjinën brenda kokës së tyre.
Por kjo nuk shkakton asnjë dhimbje, ënjtje ose siklete të tjera fizike. Ekspertët nuk e dinë ende se çfarë e shkakton atë, por stresi dhe lodhja duket se luajnë një rol. Nuk dihet se sa i zakonshëm është ky çrregullim, por disa studime sugjerojnë se kjo mund të jetë e zakonshme në mesin e studentëve të universitetit.
10. Sindromi i theksit të jashtëm: Goditja në tru,  mund t’i bëjë disa njerëz flasin në një theks të huaj
Një grua 39-vjeçare irlandeze pësoi një goditje në tru, dhe e humbi aftësinë e saj të të folurit. Por teksa ajo u shërua, filloi të fliste në një mënyrë që ngjante si një theks francez. Ajo nuk kishte jetuar kurrë kishte jetuar jashtë Irlandës, dhe anglishtja ishte gjuha e saj e parë.
Gruaja u diagnostikua me sindromën e theksit të huaj, një çrregullim i rrallë i të folurit, që shkaktohet zakonisht nga një goditje celebrale. Por ka pasur edhe raporte për këtë sindromë që dalin nga trauma ose sëmundje mendore, apo edhe të zhvilluara në mënyrë spontane. Ndërmjet viteve 1941—2009, janë numëruar 62 raste të kësaj sindrome. / “Science Alert” – bot
a

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.