onsdag 28 december 2016

EKSPERIMENTE FARMACEUTIKE

EKSPERIMENTE FARMACEUTIKE / Sa shpejt mund të shndërrohemi në kavie?

Uillie Trottie i kalon orët e fundit në pritje të ekzekutimit në Teksas. “Në fakt jam shumë i qetë”, thotë. “Vetëm ilacet më shqetësojnë. Ata po bëjnë eksperimente me ne”. Autoritetet e burgut refuzojnë të thonë se ku i kanë marrë ilacet, apo nëse këta janë testuar në mënyrën e duhur. Trottir ka të drejtë që shqetësohet; në fillim të këtij viti, disa të burgosurve iu desh disa orë të vdisnin pasi i kishin bërë injeksionin.

2 milionë e ca të burgosurit në SHBA shërbejnë gjithashtu si kavie për industrinë farmaceutike. “Shumë të burgosur i marrin ilacet me kuti pa etiketa. Nuk e dinë se cfarë po marrin”, thotë Susan Hillman, ekzaminuese e politikave të burgjeve. Deri në vitin 1972, sektori i shëndetësisë i kryente me të burgosurit 90 përqind të studimeve të tij.

Pak vite më parë, një kompani farmaceutike kreu eksperimente të fshehtë për fëmijët me HIV nga shtëpitë e fmëijës, me miratimin e shtetit të Nju Jorkut. Por kompanitë po shohin tashmë nga vendet në zhvillim për të kryer eksperimentet e tyre. “Eshtë më e lehtë, më pak e kushtueshme. Mbi të gjitha, mund të anashkalosh të drejtat e pacientit”, thotë Artjom Golouin, kreu i Shoqërisë së Sklerozës së Shumëfishtë në Rusi. Bashkë me Indinë, Kinën dhe Indonezinë, Rusia është në qendër të një industrie të re, e cila i delegon eksperimentet. “Doktorët u thonë pacientëve: Nëse nuk merrni pjesë në këtë studim, nuk do të merrni trajtim sepse nuk do të kemi para t’ju paguajmë”, shpjegon Alexander Globenko, i cili ka koordinuar një prej testeve mjekësorë për një medikament të ri.

Vlerësohet se kompanitë farmaceutike perëndimore mund të reduktojnë kostot e tyre për kërkime me afro 60%, duke e deleguar punën e tyre. Bashkë me diversitetin gjenetik të popullsisë së saj, rregullat jo të fortë e bëjnë Indinë vendin ideal. Por kundërshtuesit thonë se njerëzit që marrin pjesë në teste janë zakonisht më të varfërit e shoqërisë, ata nuk dinë të lexojnë apo shkruajnë dhe zakonisht nuk e dinë se për cfarë po firmosin.

Huazuar /W.o.K./

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.