fredag 10 augusti 2018

Bëhu më i durueshëm


Marur nga libri :
DR. RICHARD CARLSON
MOS E VRISNI MENDJEN PER GIËRA TË VOGLA
...
13 Bëhu më i durueshëm
CILËSIA E DURIMIT E MBËSHTET QËLLIMI TËND për t’u bërë një person më paqësor dhe i dashur. Sa më shumë durim të kesh, aq më e lehtë do të jetë për ty ta pranosh jetën ashtu siç është në vërtetë. Durimi të ndihmon të mos këmbëngulësh më kot duke pretenduar që jeta duhet të jetë ashtu si do doje ti. Nëqoftëse nuk tregon durimin, jeta të bëhet acaruese. Do të mërzitesh shumë shpejt, do bezdisesh dhe do acarohesh shumë shpejt. Durimi të krijon një dimension qetësie dhe miratimi në jetën tënde. Është një ndër cilësitë thelbësore për të arritur qetësinë e brendshme.
Të bëhesh më i duruar do të thotë të hapësh zemrën tënde në çdo moment të së tashmes, edhe pse nuk të pëlqen ta bësh këtë. Nëqoftëse bllokohesh në trafik, apo je me vonesë për një takim pune, ajo që të ndihmon pët t’u mos acaruar je vetëm ti. Përpara se mendimet e pastaj veprimet të dalin jashtë kontrollit, hyr në mendjen tënde duke mos lejuar të krijohet ”një ortek” me mendime negative që e zmadhojnë situatën. Në këto raste është e përshtatshme ta qetësosh veten dhe të marrësh frymë thellë. Mendo se në gjithë kornizën e madhe të gjërave, të bëhesh vonë është një ”gjë krejt e vogël.” Durimi gjithashtu përfshin edhe të shohësh motivet e sinqerta tek të tjerët. Unë dhe gruaja ime Kris, kemi dy fëmijë të vegjël të
moshave katër dhe shtatë vjeç. Shpesh herë ndërsa shkruaja këtë libër, vajza jonë katërvjeçare hynte në zyrën time dhe më ndërpriste punën. Kjo për një shkrimtar nuk është pak, do të thotë të të presin fillin e mendimeve. Ajo çfarë kam mësuar (në shumicën e kohës) është të shoh çiltërsi në sjelljen e saj, dhe të mos përqëndrohem në ndërlikime të kota (”Unë nuk do ta mbaroj punën, do të humbas fillin e mendimeve, kjo ishte e vetmja mundësi për të shkruar sot,”) e kështu me radhë. I kujtoj vetes arsyen përse ajo vjen të më shohë sepse më do shumë, e jo sepse do të rrënojë punën time. Kur kujtohem të gjej motivet e sinqerta, menjëherë më pushtojnë ndjenja durimi dhe e përqëndroj vëmendjen përsëri tek puna ime. Edhe nëse në mendjen time po krijohej ndonjë ndjenjë acarimi, menjëherë eleminohet, dhe i them vetes se sa me fat jam që kam fëmijë kaq të mrekullueshëm. Kam zbuluar se, nëqoftëse përpiqesh të shikosh pak më thellë, pothuajse gjithmonë do gjesh motive të sinqerta tek të tjerët madje edhe në situata që mund të jenë tepër acaruese. Kur vepron në këtë mënyrë, do të bëhesh person më i duruar dhe më paqësor. Mund të duket disi e çuditshme, por do fillosh të gjesh kënaqësi në momentet e situatat që dikur të acaronin.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.