söndag 3 januari 2016

Mirënjohja dhe Falenderimi


Mirënjohja dhe Falënderimi

 

Ta bësh atë që dëshiron ta bësh është jetë; dhe nuk ka satisfaksion të vërtetë në të jetuar nëse jemi të detyruar që gjithmonë të bëjmë diçka që nuk na pëlqen ta bëjmë dhe që kurrë të mos mund ta bëjmë atë që duam ta bëjmë. Dhe është absolutisht e sigurt që mund ta bëni atë që doni ta bëni; dëshira për ta bërë është dëshmi se ju e keni brenda fuqinë që mund ta bëjë atë.

Dëshira është manifestim i fuqisë.

 

* * *

Asgjë nuk është aq e këndshme për mendjen e paformuar apo pjesërisht të zhvilluar sa ushtrimi i fuqisë apo i dominimit ndaj të tjerëve. Dëshira për të sunduar për kënaqje të vetvetes ka qenë mallkimi i botës. Për epoka të panumërta mbretërit dhe lordët e kanë bërë tokën qull me gjak në betejat e tyre për t'i zgjeruar sundimet e veta; kjo jo për të kërkuar më shumë jetë për të gjithë, por për të marrë më shumë fuqi për vetveten.

 

* * *
Kur e bën një gabim, kjo ndodh sepse nuk ke kërkuar mjaft; vazhdo, dhe një gjë më e madhe që ishe duke e kërkuar, me siguri absolute do të vijë te ti. Mbaje në mend këtë.

Vdekja si cak

E marur nga libri:
K.G.Jung Mbi të kuptimtën dhe të pa kuptimtën


                                     
                                                   VDEKJA SI CAK


Shpirtërisht vdekja është njëjtë e rëndësishme sa edhe lindja dhe, si kjo, paraqet pjesën integrale të jetës. Sikur që shtegëtimi i grimcave përfundon në cak ashtu jeta përfundon në vdekje, e cila së bashku me të krijon tërësinë e plotë të jetës. Kjo ngritje dhe maja e saj janë vetëm shkallë dh mjete për t’u arritur caku respektivisht vdekja. kjo formulë paradoksale nuk është asgjë tjetër përveçse konkludim logjik nga fakti i animit kah caku dhe përcaktimit të cakut të jetës. Nuk mendoj se me këtë veten e kam fajsuar për lojën silogiste. Me përpjetën e jetës ne vërtetojmë cakun dhe kuptimin e pse këtë mos ta bëjmë edhe me ramje? Lindja e njeriut është e rëndësishme, e përse jo edhe vdekja? Djaloshi i ri me njëzet e më shumë vjet përgatitet për zhvillimin total të ekzistencës individuale, përse atëherë të mos përgatitet njëzet e më shumë vjet për përfundimin e vet? Në maje (të jetës) sigurisht është arritur, arrihet dhe do të arrihet. Por çka vjen me vdekjen? Josimpatike në këtë çast po më duket ku nga unë diçka ndoshta po kërkohet, përnjëherë nga çanta besimin e nxjerri dhe nga lexuesi im kërkoj të bëj atë që ai nuk është në gjendje, gjegjësisht që në diçka të besoj. Më duhet ta pranoj se këtë kurrë nuk kam arritë ta bëj. Për këtë arsye edhe tash nuk do të them se bash duhet të besohet se vdekja është lindja e dytë dhe se kalohet përmes varrit. Për këtu zgjohet dijenia ime mjekësore për të thënë edhe diçka të rëndësishme rreth kësaj pyetje. Në të vërtetë unë kam vërejtë se jeta e cila ka qëllim në përgjithësi është më e mirë, më e pasur dhe më e shëndetshme sesa jeta pak cak dhe se më mirë është që me kohën të ecët përpara sesa kundër kohës përmbrapa. Mjekut shpirti i pleqërisë, i cili nuk mund të ndahet nga jeta, i duket po aq i dobët dhe i sëmurë sa edhe rinia e cila nuk mund të shpenzohet. Kishte me qenë e dëshiruar nga këndvështrimi i mjekut të shpirtit, sikur të kishim menduar se vdekja është vetëm kalim, pjesë e një procesi të gjatë dhe të përhershëm të jetës. Vdekja është përcjellëse besnike e jetës dhe e përcjell si hije e saj. edhe më e kuptueshme është se vullneti për jetën është e njëjtë me vullnetin për vdekjen.


                                              
                                                  JETA  PAS VDEKJES


Nga këndvështrimi psikologjik, “jeta e përtejme” duket si vazhdimsi konsekuente të jetës pskike në pleqëri. Për këtë arsye të gjitha religjionet e mëdha në vete përmbajnë premtimin për jetën e përtejme, cakun e vetë përtej botës e cila njeriut para vdekjes ia mundëson ta përjetojë pjesën e mbetur të jetës si atë të shkuar. Por sa njeriut modern caqet e vazhdimsisë së jetës dhe kulminimit të saj i pëlqejnë, sa e ka të dyshimët dhe të pabesueshme idenë për njëfarë vazhdimi të jetës pas vdekjes. Por prapë fundi i jetës respektivisht vdekja do të jetë cak i arsyeshëm vetëm atëherë, nëse jeta është aq e mjerë sa që shpreh kënaqësi po qe se ndërprehet, por nëse ekziston besimi se dielli me pasoja të njëta me të cilat ngritet në zenit njëjtë ashtu tenton të perëndojë “për t’i ndriçuar popujtë e largët”. Unë në përvojën time të gjatë psikologjike kam ardhur deri tek një varg vrojtimesh tek personalitetet të cilëve aktivitetet e nënvetëdijshme shpirtërore kam përcjellur deri në vdekjen e tyre. Sipas rregullit, përfundimi i shpejtë është shfaqur në ato simbole me të cilat edhe ne jetën e rëndomët shfaqen ndryshimet e gjendjes psikologjike, respektivisht simbolet e lindjes së sërishme si ndërrim i vendit, udhëtim dhe të ngjajshme. Unë deri para disa vjetësh paraljamërimin për vdekje të shpejtë kam qenë në gjendje ta përcjellë shumëfish përmes vargut të ëndrrave në rastet kur situatat e jashtme nuk çojnë deri tek një mendim i tillë. Vdekja pra, ekziston para se të mbërri vdekja totale. Në përgjithësi, kjo tregohet gjithashtu shumë shpesh në ndryshimin personal të karakterit të cilës një kohë më të gjatë vdekjes i paraprinë. Kryesisht jam çuditur kur kam parë se sa pak shpirti i pavetëdijshme brengoset për vdekjen. Për këtë arsye, vdekja duhet të jetë diçka e parëndësishme, apo shpirti ynë nuk është tha e jo se individi rastësisht nuk ka anuar. Por duket se nënvetëdijës më shumë i intereson sesi të vdes, respektivisht se a pritet apo jo të vetëdijesohet për vdekje… Po qe se pas vdekjes do të ekzistonte ndonjë qenie e vetëdijshme ajo do të duhej, siç po më duket, të shkonte në drejtim të vetëdijes njerëzore sa herë që ekziston kufiri i lartë i ndryshueshëm. Ka shumë njerëz të cilët në momentin e vdekjes së tyre nuk kanë qenë vetëm jasht mundësive të tyre personale, por para se gjithash shumë larg mbi to, që është arritur edhe gjatë jetës së tyre nga njerëzit e tjerë. Për këtë arsye ata anojnë që në vdekje ta arrinë atë pjesë të vetëdijës të cilën gjatë jetës nuk e kanë merituar. “Rilindja” është shprehje e cila në përgjithësi i përketë fjalëve të para të njeriut. Mund ta imagjinoj veten se kam jetuar në shekujtë e mëparshëm dhe atje i detyruar të përgjigjem në pyetje në të cilat ende nuk jam përgjigjur; se më është duhur përsëri të lindë, pasi që vetës nuk ia kam plotësuar synimin e dhënë.

Fundi i jetës dhe pleqëria

E shkëputur nga libri:
 
K.G.Jung
 
Mbi të kuptimtën dhe të Pakuptimtën




Pleqëria është skajshëm e papëlqyeshme. Më duket se po harrohet se plogështia plakut i ka hije si fëmijut dija. Duket se mendjes së përgjithshme njerëzore më tepër i përshtatet të shikoj në vdekje si në përmbushje të kuptimit të jetës dhe si arritje reale të qëllimit të jetës sesa si përfundim të pakuptimët. Njeriu gjithsesi nuk do ta kishte arritur moshën prej shtatëdhjetë apo tetëdhjetë vjetësh kur kjo moshë e shtyer nuk do ishe përgjigjur kuptimit të llojit të tij; për këtë arsye jeta e tij e perënduar duhet patur kuptimin dhe qëllimin e vet vetjak, e jo vetëm të jetë kapse e dinjitetshme e mallëngjimit të moshësh së shkuar. Kuptimi i mëngjesit padyshim ka të bëj me zhvillimin e individit, konstituimin e tij dhe transferin në botën e jashtme dhe kujdesit për pasardhës. Kjo është evidente synim natyror. Por për t’u realizuar ky synim, për t’u plotësuar në tërësi, a duhet të fitohen parat, lakmia për të fituar dhe vazhdimi i jetës në cilën do kuptim të arsyshëm jashtë vazhdimsisë ekzistuese? Kush në mënyrë të tillë ligjit të mëngjesit pa detyrim e transformon në pasdite të jetës duhet paguar me humbje shpirtërore; sikurse i riu i cili në moshë të mesme dëshiron të çlirohet nga egoizmi fëmijëror, që hutinë e tij ta pajtoj me dështimin shoqëror. Grumbullimi i parave, ekzistenca sociale, familja, pasardhësit vetëm janë natyrë e lakuriqosur, kulturë e lakuriqosur. Kultura qëndron në anën e kundër të cakut natyror. Pra, a mundet, kultura të jetë kuptimi dhe caku të gjysmës tjetër të jetës? Tek fiset primitive shohim për shembull se pleqët gjithmonë i kanë interpretuar fshehtësitë dhe ligjet, dhe kultura e fisit në radhë të parë përmes tyre është shprehë. Në këtë pikëpamje si qëndron fakti me neve? Ku është urtia e pleqnarëve tanë? Ku janë misteret dhe përallat tona? Po duket se në në sikur po garojnë pleqëria dhe rinia. Në Amerikë thuajse është ideal që babai të jetë vëlla i djalit të tij, e nëna ndoshta motra e re e vajzës. Përparësi e pleqërisë së herëshme është se e kapërcen lartësinë e jetës në mesditë, të cilën e krijon kultura. Atë që rini e ka gjetur dhe iu është duhur ta gjej nga jashtë, njeriu i pasditës duhet gjetur brenda. Nga mesi i jetës do të jetoj vetëm ai i cili me jetën do të vdes. Baza ushqyese e shpirtit është jeta e natyrshme. Kush këtë nuk e kupton mbetet të qendroj pezullë në qiell i ngurtë; për këtë arsye aq shumë njerëz në plqerinë e pjekur aq shumë dëhen si dru, ata shikojnë mbrapa dhe ngërqitshëm kapen për të shkuarën, me frikë të fshehur prej vdekjes në shpirtë. Atye iu ka shkutuar jeta të paktën psikologjikisht, dhe mbesi të qëndrojnë si kujtim në shtyllë nga kripa, respektivisht ata akoma i kujtohen jetës në rini, por nuk mund të gjejnë marrëdhënie të gjallë me të sotmen. Nga mesi i jetës jeton vetëm ai i cili me jetën do të vdes. Sepse ajo që ngjanë në orën e fshehtë të jetës së pasditës, është kthim në parabolën: lindja pas vdekjes.

Sëmundja dhe fati


E shkëputur nga libri:
 
K.G.Jung
 
Mbi të kuptimtën dhe të Pakuptimtën
 
 

SËMUNDJA DHE FATI
 
Mjeku duhet të ligën konkrete ta ndaj në progres
dhe regres, dhe asgjë jashtë kësaj të mos provoj si
mister për të drejtuar botën.
Pacienti i sëmurë nga neuroza nuk është i sëmurë
për shkak se e ka humbur fenë e tij të vjetër, por për
shkak se nuk e ka gjetur akoma formën e re për prirjet e
tij më fisnike.
Pacienti duhet ta shijoj të keqen dhe forcën e saj
dhe ta duroj, pasi që vetëm kështu hipokrizinë e tij, në
fund të fundit, ndaj njerëzve tjerë mund ta shprehë.
Ndoshta duhet, mund ta quani si gjithmonë fat apo
nënvetëdije apo Zot është e njëjtë, pasi që vetëm
përjetimi i vulosur e “gozhdon” dhe e nxjerrë nga
kthetrat e infantilizmit dhe e bën më të pjekur. Çfarë
njeriu duhet të përjetoj, çfarë shpëtimi i nevoitet, nëse
vetëvetëdijshëm mendon prej çkahit duhet të çlirohet.
Njeriu e sheh hijen e vet, flokun e saj, rrafshin, por ai e
largon shkimin prej saj, largohet dhe nuk konfrontohet
me të, nuk merr guxim të ngritet para Zotit, vetes dhe
njerëzve me roba të tija të bardha dhe pa ngjyrë; ai, në
të vërtetë, për frikësimin e vet i falenderon regresit të
tij, engjullizmit dhe perfeksionizmit. Dhe në vend se të
 
turpërohet, ai rrinë në faltore dhe thotë: “Të falenderoj
që nuk jam si ky këtu”.
Neuroza, në asnjë mënyrë, nuk është vetëm diçka
negative por është gjithashtu edhe pozitive. Vetëm
racionalizimi i pashpirtë mundet dhe ka parashikuar
këtë fakt, i ndihmuar përmes materializmit të thjeshtë
Weltanschauung-ut. Neuroza në jetën reale e përfshinë
shpirtin e pacientit apo të paktën pjesën thelbësore të
saj, dhe nëse ajo si tendencë e përshtatshme racionale
do të mund të largohej si dhëmb i prishur, me këtë asgjë
s’do të ishte arritur por vetëm do të ishte humbur diçka
esenciale gjegjësisht se e ka dietari qëllimin në
dyshimin e të vërtetës, apo puritanit sprova, apo trimi të
çlirohet ga frika. Ta largosh neurozën do të thotë sikur
të mbetesh pa lëndë, sepse jeta pikërisht pa të e humbë
kuptimin dhe qëllimin e vet.
Pacienti nuk duhet të mësohet se si të çlirohet
prej saj por se si të jetojë me të. Neuroza “menjanohet”
nëse largohet Uni i keqpërdorur; neuroza nuk shërohet
por ajo na shëron neve. Njeriu është i sëmurë, por
sëmundja është përjekje e natyrës për ta shëruar. Pra na
nga vetë sëmundja mund të mësojmë shumë gjëra për
shëndetin tonë dhe mbi atë se çfarë pacientit me
neurozë i duket se është për t’u gjykuar është flori i
vërtetë të cilin ne kurrë s’e kemi zbuluar.
Pas sëmundjes për mua ka filluar koha e
frytshme e punës. Shumë prej veprave të mia kryesore
tek atëherë janë krijuar. Njohja apo shqyrtimi i
përfundimit të të gjitha gjërave më ka shtyer në
formulim të ri. Më nuk kam tentuar ta zbatoj mendimin
tim personal, por jam bazuar në rrjedhën e mendimit.
Kështu problemet kanë ardhur njëri pas tjetrit dhe janë
pjekur në mua.
Kështu pas sëmundjes e kam kuptuar se sa
vetësimi është vendimtar për fatin personal. Sepse në
këtë mënyrë aty është prezent Uni, ajo që është e
pashprehur, ajo që duket e pashprehur; Uni që duron që
është më i madh se kozmosi dhe fati, dhe mandej të
sprovohet përmes disfatave dhe fitoreve.

Një popull fisnik


nga libri:

 
George Fred Williams


SH Q I P T A R Ë T





 
Një popull fisnik


Ky popull është shembulli më i madh i të mbajturit të moralit dhe meritave të trashëguara, për fisnikërinë dhe për kapacitetin e tij që, megjithëse për shekuj me rradhë ka qenë nën ndikimin tiranik dhe zhvleftësues, e mban prap kryet lart, nuk i ka humbur shpresat e veta dhe gjithnjë thotë se jam Shqiptar, qoftë edhe në mes të zjarrmit. Dhe për këtë ky meriton të gradohet me një listë të gjatë virtytesh të pastërta e shembullore. San Xhiljano thotë se Shqiptarët janë egoista të radhës së parë. Sigurisht ata nuk janë një racë që shtrohen dhe kërrusen nga frika. Trimërija e tyre s’ka kufi; ata e përballojnë vdekjen dhe fatkeqsinë e tyre pa u trembur. Fjala e besës për ta është shumë më e shenjtë se sa bëmat e mëdha të popujve të qytetëruar dhe mikpritja e tyre vijon deri sa mos t’u mbetet më kurrgjë. Virtytet e grave të tyre janë të trashëguara dhe vdekja është dënimi i zakonshëm dhe i shpejtë në rast tradhëtie ose imoraliteti.
Ndjeshmëria e tyre në çnderime dhe fëmijë është shumë më i madh se sa në rrena e shpifje dhe këto raste mbarojnë gjithmonë në gjakmarrje. Në asnjë vend tjetër të botës nuk është ma e sigurte gruaja nga fyerjet se sa në Shqipëri; ai qe vret një grua bie nga vlefta dhe e humb emrin e famën. Bajroni e nderon në këtë mënyrë besnikërinë e Shqiptarëve nga përvoja vetjake që pati prane tyre:


T’ashpër janë djemtë e Shqipërisë,
e me gjithë këtë nuk u mungojnë virtytet,
të ishin ato virtyte më të pjekur;
Ku është armiku që ua ka pa shpinën e shtegun ta lirojnë?
Fortesat e shtëpitë e tyre nuk janë më të sigurta kurrë,
sa ata vetë në kohëra turbullimi e në rast nevoje;
Sa e rëndë është mërija e tyre,
por kur ta falin, miqësia është fare e sigurtë;
Kur mirënjohja ose fisnikëria me derdh gjakun i thërret,
të patrembur shkojnë përpara kudo që t’i çojë udhëheqësi i vet.


Kaq tepër e admironte Bajroni këtë popull saqë Shelli e thërriste atë me emrin përkëdhelës ALBI. Malësori dallohet nga qytetari. Veshja përgjithësisht është si veshja kombëtare e Greqisë. Fustanella, një fustan i bardhë që mbërrin deri ke gjuri, çorape të bardha mbulojne puplat e këmbëve, këpuce me maja të kthyeme e me tufa mbi ta, rrypi i mesit i mbushur me armë, xhamadani me mëngë të
 
lëshuara mbrapa dhe qeleshe. (Xhorxh Fred Uilliams ka vizituar vetëm bregun e jugor të Shqipërisë, prandaj përshkruan kostumin popullor jugor Shqiptar – shën. përkth.). Ky popull rron në formën prindërore, domethënë plaku i shtëpisë nderohet dhe shquhet përmbi të tjerët dhe të gjithë e dëgjojnë. Vajzat nderojnë dhe ndigjojnë nanën. Iu mbarohet më parë çdo dëshirë prindëve e pastaj të tjerëve. Tek ky popull nderimi për moshën është një tipar i veçantë. Janë shumë zemër mirë për njëri tjetrin, ndihmojnë shoqi shoqin në rast rreziku apo nevoje, kanë respekt për eprorët e tyre dhe e mbajnë besën me drejtësi e me ndërgjegje të pastër. Në mes të tyre flasin një gjuhë të zbukuruar, përdorin shprehje të pastra dhe të prishurit e gojës shpaguhet pa vonesë e ngadonjëherë shumë rëndë. As me qeshje nuk përdoret gjuhë përdhosëse.
Mikpritja është në kulmin e saj në Shqipëri. Një sulm po t’i bëhet mikut në çdo mënyrë qoftë, është një çnderim i madh për të zotin e shtëpisë e për gjithë fisin e tij. Ai që grabit ose vjedh mikun, sipas zakonit të vendit dënohet shumë rëndë, ose me vdekje ose nxirret jashtë fisit. Burrat janë të gjatë, Gegët në Veri janë më të gjatë se Toskët në Jugë; gjithashtu më të fortë dhe më të rreptë. Një shkrimtar e përshkruan lëvizjen e malësorëve të Veriut si të dhive të egra që i ngjiten majave e shkëmbinjëve më të mprehtë dhe zbresin pa pikë frike nga këto vende, që kur i sheh thua se asgjë e gjalle s’mund të shpëtoje nga ato. Besa është tradita më e shenjtë; kur njëri ka besën e një  personi të mirë të njërit fis, çnderimi më i madh e pret thyesin e saj prej personit të atij fisi. Besa e Shqiptarit jo vetëm që mbahet dhe mbrohet me vullnetin më të mirë, por Shqiptari po të jetë nevoja jep edhe jetën për të mbajtur besën e dhënë. Një udhëtar nën fjalën e besës është nën mbrojtje të shenjtë.



fredag 1 januari 2016

Aforizma 2..



USHTRIA ËSHTË SI NJË FUSHË KU KULTIVOHET NJE LLOJ PEME QE AJO TË MOS JAPË KURRË FRUTA.


FATI I MIRË ËSHTË I VERBËR, POR FATI I KEQ SHEH SHUMË MIRË, MADJE QELLON NE SHENJË EDHE NE MES TË ERRËSIRËS.


SHUMË GRA I PËRKUSHTOHEN ZOTIT KUR NUK I DUHEN MË DJALLIT.


KUR E VRET MUSHKONJËN QË TË KA PICKUARE,DHIMBJËN E PICKIMIT E NDJEN ME PAK.


PARAJA TE JEP USHQIMIN POR JO OREKSIN.


JU MUND TE JEPNI PA DASHURI POR JU NUK MUND TE DASHURONI PA DHENE.


VDEKJA ESHTE KAPITULLI I FUNDIT I JETES POR ESHTE EDHE KAPITULL I PARE I PERJETESISE.


 
NUK ESHTE E VESHTIRE TE BEHESH BABA, ME QENE BABA,KJO ESHTE E VESHTIRE.


KUR E VRET MUSHKONJEN QE TE KA PICKUARE,DHIMBJEN E PICKIMIT E NDJEN ME PAK.


PARAJA TE JEP USHQIMIN POR JO OREKSIN JU MUND TE JEPNI PA DASHURI POR JU NUK MUND TE DASHURONI PA DHENE.


VDEKJA ESHTE KAPITULLI I FUNDIT I JETES POR ESHTE EDHE KAPITULL] I PARE I PERJETESISE.


NDËRSA MENDOHEMI,SHPESH HUMBASIN RASTIN.


PER TE KUPTUARE SE QIELLI ESHTE GJITHKUND BLU NK ESHTE NEVOJA TE VERTITEMI RRETH BOTES.


NËSE JE I DITUR KE MË SHUMË PËR TË MESUARË.


LUMI QE ESHTE I THELLË NUK BËN SHUMË ZHURMË
PËR NJË PERSON MEDIOKËR VETËMIA ËSHTË BURG DHE PËR NJË TË DITUR AJO ËSHTË MBRETERI.


PËR TË GËNJYERË MË MIRË GRUAJA SHPESH QAN DHE BURRI QESH KUR GËNJEN BUKUR.


KUR NJË I ZGJUARË TREGON ME GISHT HËNËN BUDALLAI SHIKON GISHTIN E JO HËNËN.


SADISTET,TË PAKTEN,NUK JANË ASPAK INDIFERENTË NË TË KEQËN QË PROVOKOJNË.


PARAJA ESHTE SI PLEHU:NUK SHERBEN PO QE SE NUK HIDHET...


PARAJSEN E PREFEROJ PER KLIMEN, DHE FERRIN PER SHOQERINE.

Aforizma

 
Mendime të urta:


l. .Heshtja jo gjithëherë është ar!


2. Ka shumë persona që vezullojnë në formë, por në përmbajtje janë të brishtë!


3. Shoku i vërtetë të prekë në plagë, në mënyrë ajo të sherohet me kohë. Ka shokë që plagët t‘i mbulojnë përderisa ato të bëhen shumë në trup, pastaj ai luan me ty, sepse kudo që të prekë, ti do të ndjesh dhimbje.


4. Me atë që vetevetes i shkakton plagë me dashje s'ka nevojë të merret askush! Ai kërkon vetëdenim!


5. Ka individë që në heshtje qëndrojnë buzë rrugës dhe presin me orë të tëra për t‘u hedhur në sulm mbi ata që punojnë e veprojnë. Këta individë vetem kritikojnë të tjerët, ndërsa vet nuk punojnë asgjë duke mbetur përherë në pusi!


6.Cdokush e ka të drejtën e fjalës dhe kjo s'mund t'i mohohet askujt. I
lumtë atij që ka durim të dëgjoj  lloj lloj budallenjësh me orë tëra!


7.Të drejtën e fjalës e kanë të gjithë! Kjo s‘do të thotë se çdokush di
flas mirë e sakt! 


8. Atyre që fshihen e nuk punojnë, armë e vetme u mbetet kritika kundër atyre që përditë punojnë dhe përpiqen në jetë për të përparuar!


9. Njeriu që flet për një çështje caktuar, duke u shprehur, në vete ngërthen, aftësin dhe kulturën. Ka persona që mundohen të mbesin enigmë, duke fshehur paftësinë e vetme anë heshtjes!