söndag 3 januari 2016

Vdekja si cak

E marur nga libri:
K.G.Jung Mbi të kuptimtën dhe të pa kuptimtën


                                     
                                                   VDEKJA SI CAK


Shpirtërisht vdekja është njëjtë e rëndësishme sa edhe lindja dhe, si kjo, paraqet pjesën integrale të jetës. Sikur që shtegëtimi i grimcave përfundon në cak ashtu jeta përfundon në vdekje, e cila së bashku me të krijon tërësinë e plotë të jetës. Kjo ngritje dhe maja e saj janë vetëm shkallë dh mjete për t’u arritur caku respektivisht vdekja. kjo formulë paradoksale nuk është asgjë tjetër përveçse konkludim logjik nga fakti i animit kah caku dhe përcaktimit të cakut të jetës. Nuk mendoj se me këtë veten e kam fajsuar për lojën silogiste. Me përpjetën e jetës ne vërtetojmë cakun dhe kuptimin e pse këtë mos ta bëjmë edhe me ramje? Lindja e njeriut është e rëndësishme, e përse jo edhe vdekja? Djaloshi i ri me njëzet e më shumë vjet përgatitet për zhvillimin total të ekzistencës individuale, përse atëherë të mos përgatitet njëzet e më shumë vjet për përfundimin e vet? Në maje (të jetës) sigurisht është arritur, arrihet dhe do të arrihet. Por çka vjen me vdekjen? Josimpatike në këtë çast po më duket ku nga unë diçka ndoshta po kërkohet, përnjëherë nga çanta besimin e nxjerri dhe nga lexuesi im kërkoj të bëj atë që ai nuk është në gjendje, gjegjësisht që në diçka të besoj. Më duhet ta pranoj se këtë kurrë nuk kam arritë ta bëj. Për këtë arsye edhe tash nuk do të them se bash duhet të besohet se vdekja është lindja e dytë dhe se kalohet përmes varrit. Për këtu zgjohet dijenia ime mjekësore për të thënë edhe diçka të rëndësishme rreth kësaj pyetje. Në të vërtetë unë kam vërejtë se jeta e cila ka qëllim në përgjithësi është më e mirë, më e pasur dhe më e shëndetshme sesa jeta pak cak dhe se më mirë është që me kohën të ecët përpara sesa kundër kohës përmbrapa. Mjekut shpirti i pleqërisë, i cili nuk mund të ndahet nga jeta, i duket po aq i dobët dhe i sëmurë sa edhe rinia e cila nuk mund të shpenzohet. Kishte me qenë e dëshiruar nga këndvështrimi i mjekut të shpirtit, sikur të kishim menduar se vdekja është vetëm kalim, pjesë e një procesi të gjatë dhe të përhershëm të jetës. Vdekja është përcjellëse besnike e jetës dhe e përcjell si hije e saj. edhe më e kuptueshme është se vullneti për jetën është e njëjtë me vullnetin për vdekjen.


                                              
                                                  JETA  PAS VDEKJES


Nga këndvështrimi psikologjik, “jeta e përtejme” duket si vazhdimsi konsekuente të jetës pskike në pleqëri. Për këtë arsye të gjitha religjionet e mëdha në vete përmbajnë premtimin për jetën e përtejme, cakun e vetë përtej botës e cila njeriut para vdekjes ia mundëson ta përjetojë pjesën e mbetur të jetës si atë të shkuar. Por sa njeriut modern caqet e vazhdimsisë së jetës dhe kulminimit të saj i pëlqejnë, sa e ka të dyshimët dhe të pabesueshme idenë për njëfarë vazhdimi të jetës pas vdekjes. Por prapë fundi i jetës respektivisht vdekja do të jetë cak i arsyeshëm vetëm atëherë, nëse jeta është aq e mjerë sa që shpreh kënaqësi po qe se ndërprehet, por nëse ekziston besimi se dielli me pasoja të njëta me të cilat ngritet në zenit njëjtë ashtu tenton të perëndojë “për t’i ndriçuar popujtë e largët”. Unë në përvojën time të gjatë psikologjike kam ardhur deri tek një varg vrojtimesh tek personalitetet të cilëve aktivitetet e nënvetëdijshme shpirtërore kam përcjellur deri në vdekjen e tyre. Sipas rregullit, përfundimi i shpejtë është shfaqur në ato simbole me të cilat edhe ne jetën e rëndomët shfaqen ndryshimet e gjendjes psikologjike, respektivisht simbolet e lindjes së sërishme si ndërrim i vendit, udhëtim dhe të ngjajshme. Unë deri para disa vjetësh paraljamërimin për vdekje të shpejtë kam qenë në gjendje ta përcjellë shumëfish përmes vargut të ëndrrave në rastet kur situatat e jashtme nuk çojnë deri tek një mendim i tillë. Vdekja pra, ekziston para se të mbërri vdekja totale. Në përgjithësi, kjo tregohet gjithashtu shumë shpesh në ndryshimin personal të karakterit të cilës një kohë më të gjatë vdekjes i paraprinë. Kryesisht jam çuditur kur kam parë se sa pak shpirti i pavetëdijshme brengoset për vdekjen. Për këtë arsye, vdekja duhet të jetë diçka e parëndësishme, apo shpirti ynë nuk është tha e jo se individi rastësisht nuk ka anuar. Por duket se nënvetëdijës më shumë i intereson sesi të vdes, respektivisht se a pritet apo jo të vetëdijesohet për vdekje… Po qe se pas vdekjes do të ekzistonte ndonjë qenie e vetëdijshme ajo do të duhej, siç po më duket, të shkonte në drejtim të vetëdijes njerëzore sa herë që ekziston kufiri i lartë i ndryshueshëm. Ka shumë njerëz të cilët në momentin e vdekjes së tyre nuk kanë qenë vetëm jasht mundësive të tyre personale, por para se gjithash shumë larg mbi to, që është arritur edhe gjatë jetës së tyre nga njerëzit e tjerë. Për këtë arsye ata anojnë që në vdekje ta arrinë atë pjesë të vetëdijës të cilën gjatë jetës nuk e kanë merituar. “Rilindja” është shprehje e cila në përgjithësi i përketë fjalëve të para të njeriut. Mund ta imagjinoj veten se kam jetuar në shekujtë e mëparshëm dhe atje i detyruar të përgjigjem në pyetje në të cilat ende nuk jam përgjigjur; se më është duhur përsëri të lindë, pasi që vetës nuk ia kam plotësuar synimin e dhënë.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.