söndag 3 januari 2016

Fundi i jetës dhe pleqëria

E shkëputur nga libri:
 
K.G.Jung
 
Mbi të kuptimtën dhe të Pakuptimtën




Pleqëria është skajshëm e papëlqyeshme. Më duket se po harrohet se plogështia plakut i ka hije si fëmijut dija. Duket se mendjes së përgjithshme njerëzore më tepër i përshtatet të shikoj në vdekje si në përmbushje të kuptimit të jetës dhe si arritje reale të qëllimit të jetës sesa si përfundim të pakuptimët. Njeriu gjithsesi nuk do ta kishte arritur moshën prej shtatëdhjetë apo tetëdhjetë vjetësh kur kjo moshë e shtyer nuk do ishe përgjigjur kuptimit të llojit të tij; për këtë arsye jeta e tij e perënduar duhet patur kuptimin dhe qëllimin e vet vetjak, e jo vetëm të jetë kapse e dinjitetshme e mallëngjimit të moshësh së shkuar. Kuptimi i mëngjesit padyshim ka të bëj me zhvillimin e individit, konstituimin e tij dhe transferin në botën e jashtme dhe kujdesit për pasardhës. Kjo është evidente synim natyror. Por për t’u realizuar ky synim, për t’u plotësuar në tërësi, a duhet të fitohen parat, lakmia për të fituar dhe vazhdimi i jetës në cilën do kuptim të arsyshëm jashtë vazhdimsisë ekzistuese? Kush në mënyrë të tillë ligjit të mëngjesit pa detyrim e transformon në pasdite të jetës duhet paguar me humbje shpirtërore; sikurse i riu i cili në moshë të mesme dëshiron të çlirohet nga egoizmi fëmijëror, që hutinë e tij ta pajtoj me dështimin shoqëror. Grumbullimi i parave, ekzistenca sociale, familja, pasardhësit vetëm janë natyrë e lakuriqosur, kulturë e lakuriqosur. Kultura qëndron në anën e kundër të cakut natyror. Pra, a mundet, kultura të jetë kuptimi dhe caku të gjysmës tjetër të jetës? Tek fiset primitive shohim për shembull se pleqët gjithmonë i kanë interpretuar fshehtësitë dhe ligjet, dhe kultura e fisit në radhë të parë përmes tyre është shprehë. Në këtë pikëpamje si qëndron fakti me neve? Ku është urtia e pleqnarëve tanë? Ku janë misteret dhe përallat tona? Po duket se në në sikur po garojnë pleqëria dhe rinia. Në Amerikë thuajse është ideal që babai të jetë vëlla i djalit të tij, e nëna ndoshta motra e re e vajzës. Përparësi e pleqërisë së herëshme është se e kapërcen lartësinë e jetës në mesditë, të cilën e krijon kultura. Atë që rini e ka gjetur dhe iu është duhur ta gjej nga jashtë, njeriu i pasditës duhet gjetur brenda. Nga mesi i jetës do të jetoj vetëm ai i cili me jetën do të vdes. Baza ushqyese e shpirtit është jeta e natyrshme. Kush këtë nuk e kupton mbetet të qendroj pezullë në qiell i ngurtë; për këtë arsye aq shumë njerëz në plqerinë e pjekur aq shumë dëhen si dru, ata shikojnë mbrapa dhe ngërqitshëm kapen për të shkuarën, me frikë të fshehur prej vdekjes në shpirtë. Atye iu ka shkutuar jeta të paktën psikologjikisht, dhe mbesi të qëndrojnë si kujtim në shtyllë nga kripa, respektivisht ata akoma i kujtohen jetës në rini, por nuk mund të gjejnë marrëdhënie të gjallë me të sotmen. Nga mesi i jetës jeton vetëm ai i cili me jetën do të vdes. Sepse ajo që ngjanë në orën e fshehtë të jetës së pasditës, është kthim në parabolën: lindja pas vdekjes.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.