söndag 3 januari 2016

Sëmundja dhe fati


E shkëputur nga libri:
 
K.G.Jung
 
Mbi të kuptimtën dhe të Pakuptimtën
 
 

SËMUNDJA DHE FATI
 
Mjeku duhet të ligën konkrete ta ndaj në progres
dhe regres, dhe asgjë jashtë kësaj të mos provoj si
mister për të drejtuar botën.
Pacienti i sëmurë nga neuroza nuk është i sëmurë
për shkak se e ka humbur fenë e tij të vjetër, por për
shkak se nuk e ka gjetur akoma formën e re për prirjet e
tij më fisnike.
Pacienti duhet ta shijoj të keqen dhe forcën e saj
dhe ta duroj, pasi që vetëm kështu hipokrizinë e tij, në
fund të fundit, ndaj njerëzve tjerë mund ta shprehë.
Ndoshta duhet, mund ta quani si gjithmonë fat apo
nënvetëdije apo Zot është e njëjtë, pasi që vetëm
përjetimi i vulosur e “gozhdon” dhe e nxjerrë nga
kthetrat e infantilizmit dhe e bën më të pjekur. Çfarë
njeriu duhet të përjetoj, çfarë shpëtimi i nevoitet, nëse
vetëvetëdijshëm mendon prej çkahit duhet të çlirohet.
Njeriu e sheh hijen e vet, flokun e saj, rrafshin, por ai e
largon shkimin prej saj, largohet dhe nuk konfrontohet
me të, nuk merr guxim të ngritet para Zotit, vetes dhe
njerëzve me roba të tija të bardha dhe pa ngjyrë; ai, në
të vërtetë, për frikësimin e vet i falenderon regresit të
tij, engjullizmit dhe perfeksionizmit. Dhe në vend se të
 
turpërohet, ai rrinë në faltore dhe thotë: “Të falenderoj
që nuk jam si ky këtu”.
Neuroza, në asnjë mënyrë, nuk është vetëm diçka
negative por është gjithashtu edhe pozitive. Vetëm
racionalizimi i pashpirtë mundet dhe ka parashikuar
këtë fakt, i ndihmuar përmes materializmit të thjeshtë
Weltanschauung-ut. Neuroza në jetën reale e përfshinë
shpirtin e pacientit apo të paktën pjesën thelbësore të
saj, dhe nëse ajo si tendencë e përshtatshme racionale
do të mund të largohej si dhëmb i prishur, me këtë asgjë
s’do të ishte arritur por vetëm do të ishte humbur diçka
esenciale gjegjësisht se e ka dietari qëllimin në
dyshimin e të vërtetës, apo puritanit sprova, apo trimi të
çlirohet ga frika. Ta largosh neurozën do të thotë sikur
të mbetesh pa lëndë, sepse jeta pikërisht pa të e humbë
kuptimin dhe qëllimin e vet.
Pacienti nuk duhet të mësohet se si të çlirohet
prej saj por se si të jetojë me të. Neuroza “menjanohet”
nëse largohet Uni i keqpërdorur; neuroza nuk shërohet
por ajo na shëron neve. Njeriu është i sëmurë, por
sëmundja është përjekje e natyrës për ta shëruar. Pra na
nga vetë sëmundja mund të mësojmë shumë gjëra për
shëndetin tonë dhe mbi atë se çfarë pacientit me
neurozë i duket se është për t’u gjykuar është flori i
vërtetë të cilin ne kurrë s’e kemi zbuluar.
Pas sëmundjes për mua ka filluar koha e
frytshme e punës. Shumë prej veprave të mia kryesore
tek atëherë janë krijuar. Njohja apo shqyrtimi i
përfundimit të të gjitha gjërave më ka shtyer në
formulim të ri. Më nuk kam tentuar ta zbatoj mendimin
tim personal, por jam bazuar në rrjedhën e mendimit.
Kështu problemet kanë ardhur njëri pas tjetrit dhe janë
pjekur në mua.
Kështu pas sëmundjes e kam kuptuar se sa
vetësimi është vendimtar për fatin personal. Sepse në
këtë mënyrë aty është prezent Uni, ajo që është e
pashprehur, ajo që duket e pashprehur; Uni që duron që
është më i madh se kozmosi dhe fati, dhe mandej të
sprovohet përmes disfatave dhe fitoreve.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.