söndag 3 januari 2016

Mirënjohja dhe Falenderimi


Mirënjohja dhe Falënderimi

 

Ta bësh atë që dëshiron ta bësh është jetë; dhe nuk ka satisfaksion të vërtetë në të jetuar nëse jemi të detyruar që gjithmonë të bëjmë diçka që nuk na pëlqen ta bëjmë dhe që kurrë të mos mund ta bëjmë atë që duam ta bëjmë. Dhe është absolutisht e sigurt që mund ta bëni atë që doni ta bëni; dëshira për ta bërë është dëshmi se ju e keni brenda fuqinë që mund ta bëjë atë.

Dëshira është manifestim i fuqisë.

 

* * *

Asgjë nuk është aq e këndshme për mendjen e paformuar apo pjesërisht të zhvilluar sa ushtrimi i fuqisë apo i dominimit ndaj të tjerëve. Dëshira për të sunduar për kënaqje të vetvetes ka qenë mallkimi i botës. Për epoka të panumërta mbretërit dhe lordët e kanë bërë tokën qull me gjak në betejat e tyre për t'i zgjeruar sundimet e veta; kjo jo për të kërkuar më shumë jetë për të gjithë, por për të marrë më shumë fuqi për vetveten.

 

* * *
Kur e bën një gabim, kjo ndodh sepse nuk ke kërkuar mjaft; vazhdo, dhe një gjë më e madhe që ishe duke e kërkuar, me siguri absolute do të vijë te ti. Mbaje në mend këtë.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.