fredag 1 januari 2016

Aforizma

 
Mendime të urta:


l. .Heshtja jo gjithëherë është ar!


2. Ka shumë persona që vezullojnë në formë, por në përmbajtje janë të brishtë!


3. Shoku i vërtetë të prekë në plagë, në mënyrë ajo të sherohet me kohë. Ka shokë që plagët t‘i mbulojnë përderisa ato të bëhen shumë në trup, pastaj ai luan me ty, sepse kudo që të prekë, ti do të ndjesh dhimbje.


4. Me atë që vetevetes i shkakton plagë me dashje s'ka nevojë të merret askush! Ai kërkon vetëdenim!


5. Ka individë që në heshtje qëndrojnë buzë rrugës dhe presin me orë të tëra për t‘u hedhur në sulm mbi ata që punojnë e veprojnë. Këta individë vetem kritikojnë të tjerët, ndërsa vet nuk punojnë asgjë duke mbetur përherë në pusi!


6.Cdokush e ka të drejtën e fjalës dhe kjo s'mund t'i mohohet askujt. I
lumtë atij që ka durim të dëgjoj  lloj lloj budallenjësh me orë tëra!


7.Të drejtën e fjalës e kanë të gjithë! Kjo s‘do të thotë se çdokush di
flas mirë e sakt! 


8. Atyre që fshihen e nuk punojnë, armë e vetme u mbetet kritika kundër atyre që përditë punojnë dhe përpiqen në jetë për të përparuar!


9. Njeriu që flet për një çështje caktuar, duke u shprehur, në vete ngërthen, aftësin dhe kulturën. Ka persona që mundohen të mbesin enigmë, duke fshehur paftësinë e vetme anë heshtjes!

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.