torsdag 31 mars 2016

Ndjenja e inferioritetit dhe ndjenja e së përbashkëtës



Konteksti psikologjik merr një rëndësi të jashtëzakonshme në rastin e fëmijëve që kanë lindur me organe të dëmtuara. Meqenëse këta fëmijë ndodhen në një situatë më të vështirë se sa të tjerët, tek ata shfaqet ndjesia e ekzagjeruar e inferioritetit të tij. Që në kohën e formimit të prototipit ata interesohen më shumë për vetveten se sa për ata që i rrethon dhe kjo tendencë mund të qëndrojë tek ata gjatë gjithë pjesës tj etër të jetës. Inferioriteti organik  nuk është i vetmi shkak i gabimeve te prototipi, ka edhe një sërë situatash, të cilat mundtë jenë shkak të tyre. Për Shembull, situata e fëmijëve të ledhatuar dhe të braktisur. Më tej ne do të kemi mundësinë t’i përshkruajmë ata në mënyrë më të detajuar dhe të paraqesim historitë e klientëve, që ilustrojnë tri situata sidomos të pafavorshme: fëmij ët me organe të dëmtuara, të ledhatuar dhe të braktisur. Kurse tani është e rëndësishme të vëmë në dukje se këta fëmijë rriten duke provuar vështirësi dhe frikë, sepse zhvillohen në mjedisin, i cili nuki mëson ata të jenë të pavarur.

Meqenëse ne e konsiderojmë se interesi social është faktori më i rëndësishëm në metodën e edukimit dhe të kurimit, ne do të dëshironim që qysh në faqet e para të qartësojmë rëndësinë e këtij koncepti. Vetëm njerëzit e guximshëm, të sigurt në vetvete, që e ndjejnë veten në botë si në shtëpinë etyre, mund të nxjerrin leverdi si nga të mirat e jetës, ashtu edhe nga vështirësitë e saj. Ata e dinë se vështirësitë ekzistojnë, por ata dinë, gjithashtu, se janë në gjendje t’i kapërcejnë ato. Ata janë të gatshëm për çdolloj problemi tëjetës, të cilët rezultojnë të jenë në mënyrë të pandryshueshme probleme sociale. Për të qenë njeri, duhet të jesh i përgatitur për sjelljen sociale. Tek tre tipet e fëmijëve, të përmendur prej nesh, formohet prototipi me shkallën më të ulët të ndjenjës së kolektivizmit. Atyre u mungon një drejtim i tillë mendor, i cili do t’i ndihmonte ata të mishëronin planete tyre jetësore ose të zgjidhin probleme. Ndjesia e disfatës lind në prototipin një orientim të gabuar lidhur me problemet j etësore dhe tendencën për të zhvilluar personalitetin në drejtimin e padobishëm. Në kundërshtim me këtë, detyra jonë në shërimin e këtyre pacientëve konsiston në atë që të drejtohet sjellja e tyre në anën e dobishme dhe të forcohet orientimi i përbashkët pozitiv në drejtim tëjetës dhe të shoqërisë.

Zhvillimi i pamjaftueshëm i ndjenjës së kolektivizmit është ekuivalent i orientimit të veprimtarisë së padobishme jetësore. individët me zhvillimin e pamjaftueshëm të ndjenjës së kolektivizmit përbëjnë grupin e fëmijëve problematikë, të kriminelëve, të atyre me të meta mendore, alkoolikëve. Në të tilla raste, problemi që duhet zgjidhur, konsiston në atë që të gjenden mjetet e afta për të ndikuar në kthimin etyre në anën e dobishme të jetës dhe kthimin e interesit të tyre ndaj mjedisit që i rrethon.
Në këtë mënyrë, mund të thuhet, se e ashtuquajtura psikologjia jonë “individuale”, në realitet është psikologji sociale.

Alfred Adler
Shkenca e të jetuarit

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.