fredag 25 mars 2016

Aktivitet fizike



Mendja e shëndoshë në trupin e shëndoshë, thënie latine

Sporti, aktivitetet fizike e ushqejnë trupin me forcë, me energji, me shëndet, me vitalitet e të tjera. I riu deri në moshën dyzetvjeçare medoemos duhet të ecën gjashtë kilometra në ditë. Mbi moshën dyzetë vjeçare, nëse nuk merreni me aktivitete fizike nuk do të keni shëndet të mirë. Sepse do të mbajeni, trasheni, do të deformoheni dhe nuk do të jeni tërheqëse në pikëpamje seksuale për partnerin tuaj. Dhe kjo vetiu do ta largoj partnerin tuaj nga ju. Të paktën nuk do ta afrojë. Pastaj përmes sportit sidomos në natyrë do të qarkullojë gjaku më mirë dhe do të kenl oksigjen më shumë në gjak në tru, që do t’ju ndihmojnë të jeni më të kthjelltë dhe me kreativ, më të mençur dhe më shpirtëror. Sepse sëmundja nuk lejon ngritjen shpirtërore. Sa më i vjetër që të jeni duhet të merreni më tepër me sport, sepse ata gjymtyrë të trupit që nuk aktivizohen vetvetiu degjenerohen, vdesin dhe ju shumë më herët do të bëheni i ngathtë fizikisht dhe i palëvizshëm. Eshtë vërtetuar shkencërisht se marrja me aktivitete fizike e liron njeriun nga streset, ankthi, frika, depresioni. Sepse përmes djersës largon nga trupi toksitet dhe çdo gjë të keqe e të dëmshme për organizëm. Përmes sportit e harron brengat, e harron veten, ikë nga vetja, sepse njeriut ndonjëherë i mërzitet edhe vetja e tij. Do të mund të radhitja një varg të mirash që vijnë nga aktivitetet fizike, si jetëgjatësia, shërimi nga diabeti, tensioni e të tjera, të cilat të gjithë i dimë, por jemi të plogësht t’i bëjmë të paktën një orë në ditë.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.