fredag 25 mars 2016

Skema e aperceptimit



Kur formohet prototipi, varianti i hershëm i individit, që mishëron qëllimin,  vendoset drejtimi dhe orientimi i jetës së individit. E gjitha kjo na jep ne mundësinë për të parashikuar se çfarë do të ndodhë në jetën e tij në të ardhmen.
Fëmija do t’i përceptojë situatat e ndryshme jo të tilla siç ekzistojnë ato në realitet, por në përputhje me skemën personale të aperceptimit, me fjalë të tjera, ai do t’i perceptoj ë situatat përmes prizmit të paragjykimeve të interesave të tij personale.
Lidhur me këtë u zbulua një fakt mjaft interesant se fëmij ët me defekte të kufizuara e lidhnin tërë përvoj ën e tyre me funksionimin e organit të tyre të dëmtuar. Për shembull, fëmija me çrregullime në stomak shfaqte interes të madh ndaj ushqimit, kurse një tj etër, me defekt në shikim, ish më shumë i merakosur për gjërat që duhet të shikonte. Kjo vëmendje e zgjeruar lidhet me skemën personale të aperceptimit, e cila, ashtu siç e thamë tanimë, karakterizon individin në përgjithësi. Në këtë mënyrë, gjithçka që trajtuam më sipër mund të na drejtojë te mendimi se për zbulimin e sferës së interesave të fëmijës, ne thjesht duhet të bindemi se cili prej organeve të tij është i dëmtuar. Mirëpo kjo nuk është edhe aq e thjeshtë.
Përjetimi nga ana e fëmij ës i faktit të inferioritetit së organit të tij ndryshon nga perceptimi i këtij fakti nga vëzhguesi i jashtëm, sepse fëmija e përjeton këtë fakt me skemën e tij të modifikuar të aperceptimit. Në këtë mënyrë, Vëzhgimi i jashtëm i inferioritetit të çon jo në mënyrë të detyrueshme te të kuptuarit e thellë të skemës së aperceptimit, megjithëse fakti i inferioritetit të organit është me të vërtetë element i skemës. Fëmija është i zhytur në realitetin ku ai është i barabartë me gjithë të tjerët: askush prej nesh nuk është i pajisur me njohjen e së vërtetës absolute. Madje edhe shkenca jonë nuk e ka këtë njohuri të së vërtetës absolute. Ajo bazohet në mendimin e shëndoshë, i cili na thotë se gjithçka ndryshon dhe bëhen më pak gabime atje ku bëheshin më shumë. Ne të gj ithë bëjmë gabime, por rëndësi ka ajo që ne jemi në gjendje t’i kon'igjojmë ata.
Korrigjimi i gabimeve bëhet më lehtë dhe pa dhimbje gjatë kohës së formimit të prototipit. Mirëpo, ne mund ta bëjmë këtë edhe më vonë, duke rishikuar tërë situatën e periudhës së hershme. Kështu, nëse detyra jonë është kurimi i pacientit që vuan nga neuroza, ne do të na duhet të gjejmë jo gabimet e zakonshme, të cilat ai i ka bërë kohët e fundit, por themeloret, të kryera në moshën e hershme gjatë formimit të prototipit. Nëse ne i zbuloj më këto gabime, ata mund të ndreqen me anën e terapisë përkatëse.
Rrjedhimisht, nën dritën e psikologjisë individuale, pakësohet rëndësia e problemit të trashëgimisë, sepse me vlerë është jo ajo që trashëgon njeriu, por ajo që ai bën me trashëgiminë e tij në vitet e hershme,  me fjalë të tjera, rëndësi ka prototipi, i cili formohet te fëmija në mjedisin që e rrethon atë.
Trashëgimia, natyrisht, është shkak i defekteve organike të lindura, por detyra jonë në rastin e dhënë konsiston që të lehtësoj më vështirësitë e shpeshta dhe ta vëmë fëmij ën në një situatë më të favorshme. Në thelb, një situatë e tillë për ne është më e volitshme, sepse pasi kemi zbuluar defektin, ne e dimë se mund të ndërtojmë strategjinë adekuate. Shpesh fëmija pa defekte të lindura, e përballon më keq ushqyerjen e pamjaftueshme ose edhe çdolloj prove tjetër prej asaj shumice që i takon të provojë gjatë periudhës së rritjes.
Kurse tani të shikojmë programin që na propozon psikologjia individuale për edukimin dhe mësimin e individëve neurozë: fëmijët  neurozë, kriminelët, alkoolistët,  njerëzit, të cilët, në këtë mënyrë përpiqen të largohen nga jeta e vërtetë.
Në fillim, me qëllim që të kuptojmë pa ndonjë vështirësi se çfarë e shqetëson pacientin, ne e pyesim atë se si kish nisur problemi i tij. Zakonisht shkakun e shohin te ndonjë situatë e re në jetë. Në të vërtetë, situata e re nuk ka të bëjë fare, sepse që përpara se ajo të krijohej pacienti ynë këtë ne e zbulojmë gjatë analizës  nuk ka qenë i gatshëm për të. Sa kohë që ai ndodhej në kushte të favorshme, gabimet e prototipit të tij nuk shfaqeshin: në çdo situatë të re, duke reaguar sipas skemës së tij të aperceptimit, të krijuar nga prototipi i tij, ai është i detyruar të eksperimentojë. Përgjigjet e tij ndaj botës që e rrethon nuk janë tashmë vetëm me reaksionet. Në ta shfaqet elementi i krijimtarisë, por, ama, gjatë kësaj, ata ndjekin po ashtu qëllimin, i cili mbizotëron gjatë tërë jetës së tij. Që në studimet e hershme të psikologjisë individuale ne e kuptuam se nuk duhet parë trashëgimia, ashtu si dhe çdo faktor tjetër, e izoluar nga e tëra. Është e qartë se prototipi i përgjigj et situatave jetësore në përputhje me skemën e tij personale të aperceptimit. Prandaj , për të arritur rezultatin e dëshiruar të terapisë, psikologu duhet të punojë pikërisht me të.

shkenca e të jetuarit
Alfred Adler

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.