söndag 27 mars 2016

HISTERIA - 1888 -



1. Historia

Termi "histeri" zë fill në kohët më të lashta të mjekësisë dhe ka prejardhjen nga paragjykimi, i kapërcyer vetëm në ditët tona, që e lidh neurozën me sëmundjet e aparatit gj enital femëror. Në Mesjetë neurozat patën një rol të rëndësishëm në historinë e qytetërimit; ato u shfaqën në formë epidemike njëlloj sikur të rridhnin nga një molepsje psikike, dhe ishin në bazë të asaj që ishte si e njëmendtë në historinë e obsesioneve dhe të shtrigërisë. Disa dokumente të asaj kohe dëshmoj në se simptomatologjia e neurozave nuk ka pësuar ndryshime deri në ditët e sotme. Një vlerësim i drejtë dhe një kuptim më i mirë u zhvilluan vetëm në vijim të studimeve të Sharkosë dhe të shkollës së Salpetn'erit që frymëzohej prej tij. Deri më atëhere histeria kishte qenë bëte noire e mjekësisë. Histerikët e mjerë, që në shekujt e mëparshëm ishin djegur dhe nomatisur; në epoka më të vonshme dhe të dritësuara vetëm ishin përqeshur, nuk mendohej se gj endja e tyre meritonte ti nënshtrohej vëzhgimit klinik, si e kryer prej shtiij es dhe ekzagjerimit. Histeria është një neurozë në kuptimin më të ngushtë të fjalës  domethënë se jo vetëm që në këtë sëmundje nuk janë zbuluar ndryshime të perceptueshme të sistemit nervor, por se as nuk duhet të presim prej kësaj që një përsosje e teknikave anatomike të zbulojë ndonjë të tillë, dhe do të mund të shprehej thelbi i saj me një formulë që të merrte parasysh kushtet e ngacmueshmërisë në pjesë të ndryshme të vetë sistemit nervor. Megjithatë nuk është gjetur ende një formulë fizio-patologjike e këtij lloji; tash për tash duhet të mjaftohemi të përkufizojmë neurozën në mënyrë thjeshtë sëmundje përshkruese me anë të tërësisë së simptomave të posaçme të saj, në të njëjtën mënyrë me të cilën sëmundja e Bazedovit karakterizohet nga një numër simptomash - ekzoftalm, struma, përshpejtim pulsimesh dhe ndryshime fizike  pa marrë në shqyrtim lidhjen e ngushtë që ekziston mes këtyre dukurive.

2. Përkufizimi

Autorët gjermanë, ashtu si dhe ata anglezë, e kanë për gj ë të zakonshme edhe sot e kësaj dite t'i atribuojnë sipas qejfit përku tizi met e "histerisë" dhe "histerikes", dhe të hedhin "histerinë" në togun e gjendjeve neurotike në përgjithësi, domethënë atë të nevrastenisë, të gjendjeve psikopatike dhe të neurozave të panumërta që ende nuk janë nxjerrë nga pështjellimi i sëmundj eve nervore.

Sharkoja, në të kundërt, qëndron fort në mendimin se "histeria" ka një kuadër klinik të përshkruar qartas dhe të mirëp ërcaktuar, dhe dallon në mënyrë krejt të pastër kur gjendesh përballë nj ë rasti të skajshëm, atij që quhet "grande hysterie" (histeria më e lartë) apo histeri-epilepsia. Histeria përfshin edhe forma më të lehta dhe fillestare që shfaqen në një varg që shkon shkallë-shkallë nga grande hysterie në gjendje normaliteti; paraqet dallime themelore në krahasim me nevrastem'në dhe madje, në kuptimin e ngushtë të fjalës, është e kundërta e saj.

3. Simptomatologiia

Simptomatologjia e histerisë më të lartë, tej et e pasur por jo pér këtë arsye e privuar prej rendit, përbëhet nga një varg simptomash që përmblidhen si më poshtë:

a. Kriza konvulsive. Ato paraprihen nga një "aura" e veçantë: ndj esi trysnie në lukth, shtrëngese në fyt, rrahje tëmthash, gj ëmim ndër veshë, ose pjesë të kësaj tërësie ndijimesh. Ndijimet e aurës, siç quhen, mund të shfaqen tek pacienti histerik edhe për hesap të tyre apo të krijojnë një krizë në vetvehte. Është veçanërisht e njohur globus hysten'cus, një ndijim që lidhet me spazmat e faringut, prej të cilit krijohet përshtypja se një droçkë është duke u ngjitur nga lukthi në fyt. Një krizë e vërtetë, nëse është e plotë, shfaqet në tri faza. Faza e parë, e quajtur "epiletoide" ngjason me një krizë të zakonshme epileptike, sipas rastit me një krizë epileptike të njëanshme. Faza e dytë, ajo e grands mouvcments, shfaqet me lëvizje që përshkruajnë rrethe të gjerë, të ngjashëm me ato të njohur si "përkulje", pozicione të harkuara (arc de cercle), përpëlitje, e kështu me rradhë. Shpesh forca që zhvillohet në to është deri e pamatë. Për të dalluar këto lëvizje nga ato që shënohen në një krizë epileptike, mund të vërehet se lëvizjet histerike kryhen gjithherët me nj ë zhdërvjelltësi dhe nj ë bashkërendim që j anë në kundërshti të qartë me ngathtësinë e trashë të spazmave epileptike. Veç kësaj , edhe në rastet më të dhunshme të konvulsioneve histerike shmangen më së shumti dëme të rënda si ato që janë të mundshme në një krizë epilepsie. Faza e tretë e krizës histerike, ajo haluçinatore apo e attitudes passionnelles, është e karakterizuar nga qëndrime dhe nga veprime tipike skenash pasionante që pacienti i përjeton në gjendje haluçinatore dhe i shpesh shoqëron me fjalët përkatëse. Gjatë gjithë krizës vetëdija mund të ruhet apo të humbë - më të shumtën e herës ndodh e dyta. Shpeshherë krizat e lloj eve të përshkruara j anë të lidhura me njëra-tjetrën dhe formoj në nj ë varg, në atë mënyrë që e gj ithë kriza mund të zgjasë disa orë apo ditë. Shtimi i temperaturës që regjistrohet përgj atë tyre është (në të kundërt me atë që ngj et në epilepsinë) e parëndësishme. Çdo fazë e krizës dhe çdo pjesë e dalluar e një faze mund të jetë e veçuar dhe të përfaqësojë krizën në rastet fillestare. Natyrisht, ndeshen mjaft më shpesh krizat e pjesshme të këtij lloji se sa ato të plota. Janë posaçërisht interesante ato kriza histerike që, në vend të tre fazave, shfaqin një komë që paraqitet në formë apopleksie  të ashtuquajturat "attaques de sommeil" (kriza gjumi). Kjo lloj kome mund të përngjasojë me gjumin e natyrshëm, apo mund të shoqërohet me një pakësim të tillë të frymëmarrjes dhe të qarkullimit të gjakut sa të ngatërrohet me vdekjen. Ka shumë shembuj konkretë të gjendjeve të këtij lloji që zgjasin për javë dhe muaj; në këtë gjendje gjumi të tejzgjatur ushqyerja e trupit pakësohet gradualisht, por nuk ka rrezik për jetën. Rreth në një të tretën e rasteve të histerisë, simptomat e krizave, të cilat janë kaq karakteri stike, mungojnë.

b. Zona histerogjene. Në bashkëlidhje të ngushtë me krizat gjejmë të ashtuquajturat "zona histerogjene", pika të tej ndj eshme të trupit, në të cilat një ngacmim i lehtë nxit një krizë, aura e së cilës fillon shpesh me një ndijim që rrjedh nga kjo zonë. Këto zona mund të gjenden mbi lëkurë, në pjesët e thella, në kocka, në mukozat dhe në organet e shqisave. Është më e lehtë që të gjenden mbi trungun më parë se në gjymtyrët, dhe kanë një parapëlqim të veçantë për pika të caktuara  për shembull, te gratë gjenden shpesh në një pikë të mureve ta barkut që përkojnë me vezoret, në maj ën e kokës dhe në zonën nën gjinjtë, ndërsa te burri në kordonin sperinatik dhe në testikujt. Shpesh një trysni e ushtruar mbi këto zona çliron jo konvulsionin, por ndij imet e aurës. Është gjithashtu e mrmdur të përdoren shumë prej këtyre zonave histero gjene për të ushtruar nj ë ndikim frenues mbi kiizat konvulsive; për shembull, një hysni e fortë e ushtruar mbi zonën e vezores çliron shumë paciente nga një krizë histerike apo nga gjumi histerik. Këto paciente mund të mbrohen nga nj ë krizë duke i bërë të mbaj në një brez të ngjashëm me një rrip hernieje, jastëku i të cilit mëshon mbi zonën e vezores. Zonat histerogjene janë shpeshherë të shumta në numër, por hera herës të pakta në numër dhe mund të jenë të njëanshme ose dyanësore.

c. Çrregullime të ndjeshmërisë. Këto janë shenj at më të shpeshta të neurozës, dhe më të rëndësishmet nga pikëpamja diagnostike. Ato zgjasin edhe në periudhat e shpëtimit dhe j anë më të rëndësishmet pasi çrregullimet e ndjeshmërisë kanë një rol përkatësisht të papëriillshëm në sëmundj et organike të trurit. Çrregullime të tilla qëndrojnë në nj ë anestezi apo në nj ë hiperestezi, dhe paraqesin larmi tepër të shënueshme në shtrirjen dhe në gjendjen e dendurisë, gjë që nuk ndodh në asnjë sëmundje tj etër. Anestezia mund të ketë të bëj ë me lëkurën, mukozat, eshtrat, muskujt dhe nervat, organet e shqisave dhe zorrët; por anestezia më e zakonshme është ajo e lëkurës. Në rastin e anestezisë histerike të lëkurës mund të verifikohet shpërbashkimi i llojeve të ndryshëm të ndijimit të lëkurës, dhe ato mund të bëhen krejtësisht të pavarur mes tyre. Anestezia mund të jetë e përgjithshme apo ti përkasë vetëm ndijimeve të dhembjes (anelgjezi - që është më e zakonshmja), ose vetëm ndjeshmërisë ndaj temperaturës, prekjes, elektricitetit, apo ajo muskulare. Vetëm një mundësi nuk mund të realizohet asnjëherë tek histeria: një dobësim i ndjesisë së të prekurit kur ruhen aftësitë etjera. Në të kundërt, mund të ndodhë që vetëm ndij imet e prekjes të përftojnë një ndjenjë dhembjeje (alfalgjezia). Analgjezia histerike arrin shpesh një gjendje kaq të lartë sa faradizimi i degëzimeve nervore nuk shkakton asnjë reagim shqisor. Shtrirja mund të jetë e përgjithshme; në ndonjë rast mund të ketë të bëjë me të gjithë sipërfaqen e lëkurës dhe pjesën më të madhe të organeve shqisore. Megjithatë, më shpesh bëhet fj alë për hemianestezi, e ngjashme me atë që shkaktohet nga nj ë dëmtim brendakafkor, por dallohet nga hemianestezia që i detyrohet çrregullimeve organike për faktin se përgjithësisht kapërcen në ndonjë pikë linjën mesore - për shembull për faktin se shtrihet në të gjithë gjuhën, laringun dhe organet gjenitale dhe se ka të bëj ë me sytë jo në formën e hernianopsisë por të arnbliopisë apo të amaurozës së një syri të vetëm. Veç tjerash, hemianestezia histerike paraqet larmi më të shumta në mënyrën me të cilën përhapet: mund të ndodhë që nj ë organ shqisor apo një organ i krahut anestetik ti shmanget plotësisht anestezisë, dhe çdo zonë e ndjeshme në kuadrin e hemianestezisë mund të zëvendësohet nga zona simetrike në krahun tjetër (transfert i vetvetishëm). Më në fund, anestezia histerike mund të shfaqet në vatra të shpërndara, nj ëanësore apo të dyanëshme, apo vetëm në disa zona, monoplegjike mbi gjymtyrët apo në pulla mbi organet e brendshme të sëmura (faring, stomak, etj .).

Në të gjithë këto raste anestezia histerike mund të zëvendësohet nga hiperestezia. Në rastin e anestezisë histerike përgjithësisht reflekset shqisore janë të reduktuara për shembull reflekset e koniuktivës, ato teshtitëse dhe të faringut; por mbeten të paprekur reflekset jetësore të kornesë dhe të glotës. Reflekset enëlëvizore dhe zmadhimi i bebeve të syrit që arrihen nëpërmjet ngacmimit të lëkurës, nuk ndërpriten as kur pacienti i është nënshtruar gjendjes më të lartë të anestezisë. Anestezia
histerike është përherë një simptomë që mjeku duhet të kërkojë pasi më të shumtën e herëve, edhe kur është gj crësisht e shtri rë dhe shumë e rëndë, i shpëton plotësisht perceptimit të pacientit. Duhet të nënvizoj faktin se çrregullimet histerike të ndjeshmërisë, në të kundërt me atë që ngjet prej anestezisë organike, nuk pengojnë përgjithësisht asnjë veprimtari lëvizore të pacientëve. Zonat e lëkurës të prekura nga anestezia histerike shpesh karakterizohen nga anemia lokale dhe nuk gjakosen nëse shpohen; megjithatë kjo është vetëm nj ë ndërlikim dhe jo një kusht i domosdoshëm i anestezisë. Është e mundshme të ndahen artificialisht dy dukuritë nga njëra-tjetra. Shpesh ka një marrëdhënie ndërsj elltësie mes anestezisë dhe zonave histerogjene, njëlloj sikur e gjithë ndjeshmëria e një pjese relativisht të madhe të trupit të ishte përmbledhur në një pikë të vetme. Çrregullimet e ndj eshmërisë janë simptoma mbi të cilat është e mundshme të bazohet nj ë diagnozë histerie, edhe në format e saj më lillestare. Në Mesjetë zbulimi i zonave anestetike dhe anemike (stigmata Diaboli) quhej si një dëshmi e shtrigërisë.

d. Çrregullime të veprimtarisë shqisore. Këto mund të kenë të bëjnë me të gjithë organet e shqisave dhe mund të shfaqen njëkohësisht apo pavarësishtnga ndryshimet në ndjeshmërinë e lëkurës. Çrregullimi histerik i shikimit qëndron në një amaurozë ose në një ambliopi të njëanshme ose në një ambliopi të dyanshme, por asnjëherë në një hemianopsi.

Simptomat e tij janë: provë normale e limdusit, mungesë relleksesh të koniuktivës (reflekse komeale të fashitura), ngushtim bashkëqendror i fushëpamjes, pakësim i perceptimit të dritës dhe daltonizëm. Për sa që i përket kësaj të fundit, perceptimi i ngjyrës vjollcë humbet për së pari, ai i së kuqes dhe i së kaltrës janë ato që zgjasin më shumë në kohë. Dukuria nuk i përgjigjet asnjë teorie mbi daltonizmin; ndijimet e ndryshme të ngjyrave janë të pavarur nj ëri nga tjetri. Shpesh ka çrregullime në përshtatshmëri, prej të cilave rrjedhin përfundime të gabuara. Objekte që i afrohen syrit apo i largohen atij, shihen me madhësi të ndryshme, dyfish, apo të shumëfishtë (diplopi monokolare me makropsi dhe mikropsi). Shurdhëria histerike është rrallëherë e dyanshme, përgjithësisht pak a shumë e plotë, e shoqëruar nga anestezia e llapës së veshit, e gypit të dëgjimit, por edhe e membranës timpanikc. Zakonisht, kur ka këtu edhe çrregullime historike të prekjes dhetë nuhatjes, është e mundshme të zbulohet nj ë anestezi e rajoneve të lëkurës dhe të mukozës që i përkasin atyre organeve shqisore. Te pacientët histerikë janë mjaft të shpeshta parestezia dhe hiperestezia e organeve shqisore më të ulta; nganjëherë gj endet nj ë stërhollim i j ashtëzakonshëm i veprimtarisë shqisore, mbi të gjitha përsa u përket nuhatjes dhe dëgjimit.

e. Paraliza. Paralizat histerike janë më të rralla se anestezia dhe shoqërohen pothuaj gjithnjë nga anestezia e pjesës së paralizuar të trupit, ndërsa te sëmundjet organike çrregullimet e lëvizshmërisë janë mbizotëruese dhe shfaqen pavarësisht nga anestezia. Paralizat histerike nuk marrin parasysh strukturën anatomike të sistemit nervor që, siç dihet, tregohet tej et e përpiktë në shpërndarj en e paralizave organike. Mbi të gjitha nuk ekzistoj në paraliza histerike që të mund të krahasohen me paralizën periferike të muskuj ve të fytyrës, atyre rrezorë dhe shtrëngues, që përfshijnë pra grupe muskujsh apo muskuj dhe lëkurë të ndërthurur në atë mënyrë që të kenë një impuls nervor anatomik të përbashkët. Paralizat histerike janë të krahasueshme vetëm me ato kortikale (të kores së trurit), por dallohen prej tyre për shkak karakteristikash të ndryshme. Në të vërtetë ekziston hemiplegjia histerike me të cilën, megjithatë, kanë të bëjnë vetëm krahu dhe këmba e së njëjtës anë, por nuk ekziston një paralizë faciale histerike. Më të shumtën, bashkë me paralizën e gjymtyrëve, mund të ketë një tkurrëzim të muskujve të fytyrës dhe të gjuhës që shfaqet hera-herës mbi anën e paralizës, dhe hera-herës mbi atë të kundërt, dhe vihet në pah, mes tjerash, nga një shmangie e tepruar e gjuhës. Një tj etër karakteristikë tipike e hemiplegj isë histerike qëndron në faktin se këmba e paralizuar nuk zhvendoset me një lëvizje rrethore rrotulluese, por tërhiqet nëshkanë si një shtojcë e pajetë.

Hemiplegia histerike është gjithherët e lidhur me një hemianestezi që zakonisht paraqitet me fuqi më të lartë. Veç tjerash, tek histeria ndeshim paralizën e pavarur të një krahu apo të një këmbe apo të të
dyja këmbëve (paraplegji). Në këtë rast të fundit, paraliza e organeve të brendshme dhe e fshikëzës mund të shoqërojë anestezinë e këmbëve, dhe për rrjedhojë kuadri klinik përngjan më tepër me atë të një paraplegjie kurrizore. Dhe gjithashtu, paraliza, në vend që të shtrihet në krejt gj ymtyrën, mund të prekë vetëm disa pjesë të saj një dorë, një shpatull, një bërryl, etj. Nuk ka përparësi për pjesët fundore, ndërkohë që është një karakteristikë e paralizës organike të jetë përherë e më e shprehur në rajonet distale se në ato afërsore. Në rastin e një paralize të pjesshme të një gjymtyre, anestezia i përrmbahet në përgjithësi të njëjtit kufi të paralizës, dhe është rrethshkruar nga vija që janë pingule me boshtin gjatësor të gjymtyrës. Në paralizën histerike të këmbëve trekëndëshi i lëkurës që përfshihet mes muskujve vithorë, në përkim të kockës së kërbishtit, i shpëton anestezisë. Në të gjithë këto lloje paralizash, dukuritë e degjenerimit progresiv mungojnë, sado të zgjasë në kohë paraliza; shpesh ka një shkallë të lartë flashkësie muskulore, mënyrsjellja e reflekseve është e paqëndrueshme; megjithëse gjymtyrët e paralizuar mund të atrofizohen, dhe në të vërtetë goditen nga një atrofl që zhvillohet shumë rrufeshëm, shpejt kjo ndalet dhe nuk shoqërohet nga asnjë tjetërsim i ngacmueshmërrisë elektrike. Paralizës së gjymtyrëve duhet ti shtohet afazia histerike, apo më mirë heshtëria, që qëndron në paaftësinë për të lëshuar ndonjë tingull të rrjedhshëm ose për të zbatuar në heshtje lëvizjet që kryhen për të folur. Ajo shoqërohet përherë nga afonia (humbja e zërit), që shfaqet edhe vetiu; në këto raste aftësia për të shkruar vazhdon, e deri dhe rritet. Paralizat mbetëse lëvizore tipike të histerisë nuk i përkasin pjesëve të trupit, por vetëm të funksioneve: shembuj të këtij lloji janë astazia dhe abazia (paaftësia për të mbajtur pozicionin drejt dhe për të ecur); kur shfaqet e para, këmbët ruajnë ndjeshmërinë e tyre, forcën e tyre të zakonshme dhe aftësinë për të kryer çfarëdo lloj lëvizjeje, me kusht që të jetë në pozicion horizontal  një ndarje e funksioneve të vetë muskujve që nuk ndeshet në dëmtimet organike. Të gjitha paralizat histerike karakterizohen nga fakti se mund të jenë shumë të rënda por në të njëjtën kohë rreptësisht të kufizuara në një pjesë të përcaktuar të trupit, ndërkohë që, si rregull, paralizat organike shtrihen mbi një zonë më të gjerë dora dorës që rëndcsa e tyre shtohen

f. Tkurrëzimet. Në format më të rënda të histerisë ka një prirje të përgjithshme të sistemit muskulor për t'iu përgjigjur nxitësve të lehtë me tkurrëzime (diathëse de contracture). Për të arritur këtë rezultat, mund të mjaftojë thjeshtë vendosja e një brezi të Ezmarkut. Tkurrëzime të këtij lloji shfaqen shpesh edhe në raste më pak të rënda dhe në muskuj të ndryshëm. Ndër gjymtyrët karakterizohen nga hiqia e tyre e dukshme dhe mund të shfaqen në çdo pozicion, edhe pa ndërhyrjen e nxitësit të degëzimeve të posaçme nervore. Janë të qëndrueshme në mënyrë jo të zakonshme, nuk shtendosen në gjumë, ashtu si tkurrëzimet organike, dhe intensiteti i tyre nuk ndryshohet nga ngacmimi, nga nxehtësia, etj. Shtrohen vetëm në narkozën më të thellë, dhe pas zgjimit rivendosen me të njëjtën hiqi.

Tkurrëzimet muskulare janë shumë të shpeshta në organet e shqisave, në organet e tjera dhe në zorrët, dhe në shumë raste përbëjnë edhe mekanizmin nëpërmjet të cilit një funksion ndërpritet në paralizë. Tek histeria shtohet shumë edhe prirj a ndaj spazmës klonike.

g. Karakteristika të përgjithshme. Simptomatologjia e histerisë ka karakteristika të shumta të përgjithshme, që është e rëndësishme të njihen si për diagnozën ashtu dhe për kuptimin e histerisë. Shfaqjet histerike kanë, me përparësi, karakteristikën te j enë të acaruara në shkallën më të lartë: nj ë vuaj tj e histerike përshkruhet nga pacientët si tej et e dhimbshme, një anestezi apo një paralizë mund të bëhen lehtësisht të përgjithshme, një tkurrëzim histerik shkakton mbledhjen më të lartë të mundshme të nj ë muskuli. Në të njëjtën kohë, një çfarëdo simptome e veçantë mund të shfaqet, si të thuash, e vetmuar: anestezia dhe paraliza nuk shoqërohen nga dukuri të përgjithshme të cilat, në rastin e dëmtimeve organike, nxjerrin në pah një turbullim tumor dhe që zakonisht vënë në hije, me rëndësinë e tyre, simptomat e kufizuara. Pranë një zone të lëkurës plotësisht të pandjeshme mund të ketë një të tillë që zotëron një ndjeshmëri krejtësisht normale. Bashkë me një krah tërësisht të paralizuar mund të ketë, nga e njëjta anë, një këmbë plotësisht të shëndoshë.Një karakteristikë e veçantë e histeri së është se një çrregullim është në të njëjtën kohë i zhvilluar në shkallën më të lartë dhe i kufizuar. Simptomat histerike larrmojnë në mënyrë të tillë sa të përjashtojnë qysh në fillim çdo dyshim për dëmtim material. Ndryshimi i simptomave ndodh vetvetishëm (për shembull, pas krizave konvulsive, të cilat ndërrojnë shpesh përhapjen e paralizës dhe të anestezisë ose i bëj në të rreshtin) apo mund të shkaktohen artificialisht me të ashtuquajturat metoda estezio gj ene: elektricitet, aplikim metalesh, përdorim i ngacmuesve lëkurorë, magnetë, etj. Kjo metodë e fundit shfaqet shumë më e rëndësishme nëse mbahet parasysh se nj ë sistem nervor histerik kundërvë zakonisht një rezistencë të fuqishme ndaj ndikimit kimik që ushtrohet nga kura të brendshme dhe kundërvepron në mënyrë të gabuar ndaj narkotikëve si morfina dhe hidrati i kloralit.

Mes mjeteve të afta të eleminojnë simptomat histerike duhet të vihet posaçërisht në dukje ndikimi i eksitimit emotiv dhe i sugjestionit hipnotik; ky i fundit është i rëndësishme pasi godet drejtpërdrejtë mbi mekanizmin e çrregullimeve histerike dhe nuk mund të prodhojë tjetër veç efekte psikike. Me ndryshimin e simptomave histerike,fitojnë rëndësi rrethanat befasuese. Me përdorimin e metodave esteziogjene është e mundshme të zhvendoset një anestezi, një paralizë, një tkurrëzirn, një dridhje, etj., në zonën simetrike në gjysmën tj etër të trupit (transfert), ndërsa zona fillimisht e sëmurë kthehet në gjendje normale. Në këtë mënyrë histeriavë në spikamë reagimin. Simetrik që mendohet se ka një rol edhe në gjendjet fiziologjike  ngaqë, zakonisht, neurozat nuk krijojnë asgjë të re por vetëm zhvillojnë, dhe zmadhojnë, reagimet fiziologjike. Një karakteristikë tjetër tejet e rëndësishme e çrregullimeve histerike qëndron në faktin se ato nuk marrin parasysh aspak kushtet anatomike të sistemit nervor. Mund të thuhet se histeria në krahasim me shkencën e strukturës së sistemit nervor është po aq e paditur sa ishim të tillë dhe ne para se ta studionim. Simptomat e sëmundjeve organike, siç dihet, pasqyroj në anatominë e organit qendror dhe janë burimet më të besueshme të njohjes sonë për të. Për këtë arsye duhet të hedhim poshtë mendimin se në themel të histerisë gjendet ndonjë çrregullim organik, dhe nuk duhet të shohim as në ndikimet enë lëvizore (spazma enëzore) shkakun e turbullimeve histerike. Një spazmë enëzore është për vetë natyrën e saj një tjetërsim organik, efekti i të cilit përcaktohet nga kushte an atomike, dhe ajo bën dallim nga një emboli, për shembull, vetëm për faktin se nuk sjell një tjetërsim të përhershëm.

Krahas simptomave fizike të histerisë mund të vërehen turbullime të shumta psikike, në të cilat në të ardhmen do të zbulohen pa dyshim tjetërsimet karakteristike të histerisë, por shqyrtimi i këtyre çrregullimeve sapo është në fillimet e saj, tash për tash. Bëhet fjalë për tjetërsime në rrjedhën dhe shoqërimin e ideve, për frenime në ushtrimin e vullnetit, për rrëmbyeshmën dhe shtypje ndjenjash, etj ., të cilat mund të përcaktohen shkurtimisht si tjetërsime në shpërndarjen në sistemin nervor të sasisë së përhershme të ngacmueshmërisë.

Një psikozë në kuptimin psikiatrik të fjalës nuk është një pjesë e histerisë, edhe pse mund të zhvillohet mbi bazën e statusit histerik, dhe prandaj duhet të vlerësohet si një ndërlikim. Ajo që përcaktohet zakonisht si një temperament histerik  vullnet i paqëndrueshëm, ndryshime të gjendjes shpirtërore, shtim i ngacmueshmërisë me pakësim të të gjithë ndjenj ave vetëmohuese  mund të j etë e pranishrne në histeri, por nuk është nj ë element aspak i domosdoshëm për diagnozën e saj . Ka raste të rënda të histerisë në të cilat mungon krejtësisht një ndryshim psikik i kësilloji; shumë pacientë që i përkasin kësaj kategorie janë persona shumë të dashur, tejet të kthjellët dhe të pajisur me forcë të madhe vullneti, që ndjej në dukshëm se sëmundja e tyre është diçka e huaj për natyrën e tyre. Simptomat psikike kanë një domethënie të tyre në kuadrin e përgjithshëm të histerisë, por nuk janë më të qëndrueshme se simptomat e ndryshme fizike, vrajat. Nga ana tjetër, tjetërsimet psikike që duhet të nguliten në themel të statusit histerik ndodhin tërësisht në sferën e veprimtarisë trunore të pavetëdijshme, automatike.

Ndoshta duhet të vihet mjaft në spikamë fakti se tek histeria ndikimi i proceseve psikike mbi proceset fizike bëhet më i theksuar (gjë që ndodh në të gjithë neurozat), dhe se pacientët histerikë veprojnë me një mbishtesë ngacmueshmërie në sistemin nervor - mbishtesë që shfaqet herë si element frenues, herë si nxitës, dhe që zhvendoset në sistemit nervor me lirshmëri të madhe.

Histeria duhet të quhet një status, një diatezë nervore që hera herës shkakton krizë. Etiologjia e status hystericus duhet kërkuar tërësisht në trashëgueslunërinë: histeri kët janë gjithherët të prirur

trashëgimisht ndaj çrregullimeve të veprimtarisë nervore dhe mes të afënnve të tyre mund të gjenden epileptikë, të sëmurë mendorë, tabetikë, etj. Vërehet gjithashtu kalimi i trashëgueshëm i drejtpërdrejtë i histerisë, dhe kjo është në themel, për shembull, të shfaqjes së hsiterisë tek djemtë (nga ana e nënës). Të krahasuar me faktorin e  trashëgueshmërisë, të gjithë faktorët e tj erë kalojnë në rend të dytë dhe kanë rolin e shkaqeve rastësore, rëndësia e të cilave zakonisht mbivlerësohet. Megjithatë shkaqet rastësore j anë të rëndësishme në masën, me të cilën shkaktojnë fillimin e krizave histerike, të histerizmave akute. Mes faktorëve që mendohet se i japin shtysë zhvillimit të prirjes histerike mund të përmenden: një edukim i gabuar (histeri e bijve të vetëm), nxitshmëria e parakohshme e veprimtarisë intelektuale tek fëmijët, eksitimet e dhunshme dhe të shpeshta. Të gjithë këto ndikime janë njëlloj të volitshme për të përftuar neuroza të llojit tjetër (për shembull, nevrasteninë), dhe me këtë shfaqet qartas ndikimi vendimtar i priij es së trashëgueshme. Mes faktorëve që shkaktojnë shpërthimin e sëmundjeve histerike akute mund të renditen: trauma, helmimi (në rradhë të parë alkooli), shqetësimet, emocionet, sëmundjet dobësuese - me një fjalë, çdo shkak që mund të ushtrojë një efekt të fuqishëm përkeqësues. Në raste të tjera gjendjet hsiterike shpesh vendosen nga shkaqe të panjohura dhe siç duket të pakuptueshme.

Përsa i përket asaj që shpesh është pohuar në lidhje me ndikimin mbizotërues të anormaliteteve të sferës seksuale mbi zhvillimin e histerisë, duhet të them se në vija të përgjithshme rëndësia e tyre është mbivlerësuar. Në rradhë të parë, histeria ndeshet në vajza dhe djem të papjekur seksualisht, pikërisht ashtu si edhe neuroza, me të gjithë karakteristikat e saj, shfaqet edhe në seksin mashkullor, edhe pse shumë më rrallë.Veç kësaj, histeria është vërejtur edhe ndër gra të cilat ishin të mangëta krejtësisht prej organeve gjentiale, dhe çdo  mjek do të gjendet përballë rasteve të shumta të histerisë ndër gra organet gjenitale të të cilave nuk shfaqin asnjë tjetërsim anatomik, ndërsa në të kundërt, pj esa më e madhe e grave që ankoj në për çrregullime në organet seksuale nuk vuajnë nga histeria. Megjithatë duhet të pranoj se rrethana që lidhen funksionalisht me jetën seksuale kanë një rol të rëndësishëm në etiologjinë e histerisë (dhe të të gjithë neurozave), dhe kjo ndodh për shkak të domethënies së madhe psikike që ka ky funksion, mbi të gjitha në seksin femëror. - Trauma është një shkak rastësor i shpeshtë për histerinë për dy arsye: e para, pasi një traumë e fortë fizike, e shoqëruar nga trembja dhe nga humbja e përkohshme e vetëdijes, krijon një prirje histerikë që deri më tash nuk është marrë në shqyrtim; dhe e dyta, pasi pj esa trupore e goditur nga trauma bëhet vatër e nj ë histerie lokale. Kështu, për shembull, në subjektet histerikë kontuzioni i lehtë i një dore mund të pasohet nga zhvillimi i një tkurrëzimi të dorës, ose, në rrethana të ngjashme, mund të lindë nj ë kosalgji e dhimbshme, e kështu me rradhë. Njohja e këtyre lëndimeve që zgjasin në kohë është me rëndësi tepër të madhe për kirurgun, ndërhyrja e të cilit, në kushte të kësillojshme, nuk mund të jetë veçse e dëmshme. Diagnoza e diferencuar e këtyre kushteve nuk është gj ithherët e lehtë veçanërisht aty ku janë prekur nyjëzimet. Gjendjet që vendosen nga një traumë e rëndë e përgj ithshme (aksident hekurudhor, etj .), të njohura nën emrin e "railway spine" dhe "railway brain", vlerësohen si histeri nga Sharko, por edhe autorët amerikanë; autoriteti i të cilëve në këtë fushë nuk mund të vihet në dyshim, janë të të njëjtit mendim. Shpesh këto gjendje duken tejet të pasigurta dhe të rënda; bashkohen me depresionin dhe me një gjendje shpirtërore melankolike, dhe shfaqin, së paku në shumë raste, një tërësi simptomash histerike, nevrastenike dhe organike. Sharko ka provuar, gjithashtu, se encefalopatia që vjen nga satumizmi (helmim kronik me plumb) është në ndërlidhje me histerinë, dhe se anestezia që është e zakonshme tek të alkolizuarit nuk është një sëmundje në vetvehte, por një simptomë e histerisë. Megjithatë ai i kundërvihet idesë për të ndërtuar një farë numri nënlloj esh të histerisë (nga trauma, nga alkooli, që i detyrohen saturnizmit, etj .). Histeria, ngulmon ai, është gjithherët e njejta, dhe shkaktohet vetem nga shkaqe te shumta e te ndryshme
rastesore.Edhe tek sifilizi eshte verejtur me shfaqje e ndjeshme e simptomave histerike.

Psikoanaliza e histerisë dhe e ankthit

Zigmund Frojd

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.