torsdag 14 april 2016

Mendimet që të dobësojnë



Nëse një mendim i thjeshtë mund t’i dobësojë apo t’i forcojë muskujt e krahut tënd, imagjino se çka mund t’u bëjë të gjithë muskujve dhe organeve të tjera të trupit tënd! Zemra jote është një muskul që është dobësuar nga mendimet që të ç’autorizojnë, Veshkat e tua, mëlçia, mushkëritë dhe zorrët janë të gjitha të rrethuara me muskuj që janë të ndikuar nga mendimet e tua.
Mendimi që shumicën e njerëzve i bën më të dobët është turpi, i cili prodhon poshtërim. Rëndësia e shpirtbutësisë tënde nuk mund të caktohet aq fuqimisht. Nëse të sillën nëpër kokë mendime të turpit rreth asaj çfarë ke bërë në të kaluarën, atëherë je duke e dobësuar veten si në aspektin fizik ashtu edhe në aspektin emocional. Në mënyrë të ngjashme, nëse përdor metodën e turpit dhe poshtërimit ndaj çdokujt për ta reformuar, atëherë je duke e krijuar një person të dobët, i cili asnjëherë nuk do të fuqizohet para se të zhvendosen ato mendime të turpit dhe poshtërimit. Zhvendosja e mendimeve tua të turpit përfshin një gatishmëri për t'i braktisur, për t’i parë sjelljet e tua të së kaluarës si mësime që duhej marrë dhe për t’u rilidhur me burimin tënd përmes lutjes dhe meditimit.
Pas turpit, mendimet e fajit dhe plogështisë të bëjnë më të dobët. Ato prodhojnë emocione të fajësimit dhe dëshpërimit. Të jetosh në faj është si të konsumosh momentet e tua të tanishme për t’u ngujuar pas asaj që tashmë ka ndodhur. Asnjë sasi e fajit nuk do të zhbëjë atë që ka ndodhur. Nëse sjellja e jote e së kaluarës të mobilizon për të mësuar nga gabimet e tua, ky nuk është faj; është mësim nga e kaluara. Por, të lëkundësh në momentin e tanishëm për të ashtuquajturat gabimet e tua është faj dhe vetëm në kohën e tashme mund të paraqitet.
Lirimi i fajit është si të shkarkosh një peshë të rëndë nga supet e tua. Faji është i liruar nëpërmjet mendimit të fuqizuar të dashurisë dhe respektit për veten tënde. Ti e fuqizon veten me dashuri dhe respekt, duke i braktisur standardet e përsosmërisë dhe duke refuzuar konsumimin e monedhës së çmueshme të jetës tënde me mendime që vetëm vazhdojnë të të frustrojnë dhe dobësojnë. Në vend të kësaj, ti mund të zotohesh se do të jesh më i mirë se zakonisht, që është testi i vërtetë i fisnikërisë.
Mendimet e plogështa krijojnë dëshpërim. Ato janë mendimet që të mbajnë larg angazhimit në jetë. Plogështia buron nga keqardhja ndaj vetvetes dhe nevoja për t’u dëfryer vazhdimisht për të shmangur mërzinë. Asnjëherë nuk mund të jesh i plogësht apo ivetmuar, nëse e dashuron personin me të cilin je. Secili moment i secilës ditë paraqet një numër të pakufizuar të opsioneve për të jetuar në tërësi dhe për të qenë i lidhur me jetën. Nuk ke nevojë për televizor apo radio që vazhdimisht gjëmojnë për ta shmangur plogështinë. Ti e ke mendjen tënde, e cila është mbretëri e mundësive të pakufishme.
Secilën ditë e ke mundësinë për t’u zgjuar dhe për të thënë: ”Mirëmëngjesi, Zot” apo "Zot i mirë, mëngjesil”. Është gjithmonë një zgjedhje. Ndonjë nga momentet që i kalon me mendime të mërzisë dhe plogështisë me të vërtetë do të të dobësojnë fizikisht, emocionalisht dhe spiritualisht. Për mua, është një fyerje ndaj këtij universi të mahnitshëm të mbushur me qindra miliona mrekulli, nëse ia lejoj ndonjëherë vetes për të menduar rreth mërzisë dhe plogështisë.
Mendimet e tjera të dukshme që hyjnë në konkurrencë për të të dobësuar përfshijnë frikën dhe zemërimin. Të dyja këto kategori të mendimit e përdorin forcën, e cila prodhon një kundërforcë dhe një atmosferë të brendshme të tensionit dhe ligështisë. Kur ke frikë, do të thotë se je larguar nga dashuria. Mos harro: ”Dashuria e përkryer e dëbon të gjithë frikën”. Atë prej se cilës frikohesh, më vonë dhe përfundimisht fillon ta urresh. Në këtë mënyrë, dikotomia eurrejtjes dhe frikës është duke punuar brenda teje, gjithmonë duke të dobësuar.
Secili mendim që e ke, me të cilin je në gjendje frike, të mban larg nga synimi yt dhe njëherësh është duke të dobësuar. Mendimet e tua të frikshme po të ftojnë të qëndrosh i ngujuar. Kur ta shohësh veten në një pamje të frikshme, ndalu aty dhe ftoje Zotin në skenë. Dorëzoja frikën Partnerit tënd të moshuar me këto fjalë: ”Nuk e di çfarë të bëj me këtë, por e di që jam i lidhur me Ty, forca e mrekullueshme krijuese në univers. Do ta transferoj egon time dhe do ta dorëzoj te Ti”. Provoje. Do të mbesësh i befasuar me atë se sa shpejt ajo energji e lartë e dashurisë do të shfuqizojë dhe do t’u japë fund mendimeve të tua frikësuese dhe në të njëjtën kohë do të të fuqizojë.
Zemërimi, në të njëjtën mënyrë, është një reagim emocional ndaj mendimeve që thonë: ”Dua që bota të jetë ashtu siç unë e dëshiroj, e jo ashtu siç është; prandaj jam i zemëruar”. Zemërimi shpeshherë është arsyetuar si normal, por gjithmonë do të të dobësojë; dhe përderisa ky parim të bie ndër mend, mençuria i shmang të gjitha mendimet që të dobësojnë. Nuk ke nevojë të zemërohesh për të rregulluar gabimet e botës apo për të punuar për një botë më të mirë. Kur të bëhesh më shumë paqësor, ti do të dhurosh vetëm paqe. Momentet e frustrimit nuk do të rregullojnë zemërimin; ato do të të ndihmojnë që të jesh më i kujdesshëm dhe pastaj ato do tëtë drejtojnë deri te një zgjidhje.
Çdo mendim i zemërimit të largon nga dashuria dhe të shtyn në dhunë dhe hakmarrje, të cilat janë forca që nxisin kundërforca, duke e dobësuar secilin që është i përfshirë. Të gjitha këto mendime të turpit, fajit, plogështisë, frikës dhe zemërimit janë energji, përderisa çdo gjë në universin tonë është një frekuencë e lëkundur. Ato që të dobësojnë janë frekuenca të ulëta dhe të ngadalshme, të cilat mund të zgjidhen vetëm duke sjellur para tyre energjitë më të larta dhe më të shpejta të shpirtit.

e marur nga libri:
10 Sekretet për sukses dhe
Qetësi të brendshme

Dr.Wayne W.Dyer

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.