tisdag 5 april 2016

Dhjetë fobitë më të çuditshme



Shumë njerëz kanë frikë nga objekte apo fenomene të ndryshme, si lartësia, vdekja, uji, retë, luftërat e plotë të tjera. Këto frikëra, kur bëhen të paarsyetuara dhe të tepruara, shndërrohen në fobi.
Shumë persona humbasin vetëkontrollin dhe e kanë të pamundur të rregullojnë veten. Frika nga diçka përtej gjendjes normale dhe një mendjeje të shëndoshë quhet fobi.
Frika në një nivel të caktuar dhe nga diçka e arsyeshme është racionale. Por disa njerëz kanë fobi nga gjëra të zakonshme, të cilat mund të jenë pjesë e jetës së përditshme, ose janë shumë pak dëmprurëse për t’u patur frikë. Disa prej tyre madje as nuk mund të shmangen nga rutina e përditshme.
Më poshtë po rendisim një listë me dhjetë fobitë më të çuditshme dhe më të rralla:

ABLUTOFOBIA
Frika nga larja, pastrimi dhe të bërit banjë. Zakonisht gjendet te gratë dhe fëmijet që nuk janë të qëndrueshëm emocionalisht.

KOROFOBIA
Kërcimi është shprehje e gëzimit dhe haresë. A mund të ketë kush frikë nga kërcimi? Po ! Njerëzit e kanë edhe këtë fobi!

KOUMPOUNOFOBIA
Mund të frikësohet njeri nga kopsat? Koumpounofobia është frika nga kopsat. Njerëzit që vuajnë nga kjo mund të frikësohen edhe nga objekte të ngjashme, si disqe, monedha etj.

ARAKIBUTIROFOBIA
Një tjetër fobi e çuditshme dhe qesharake është frika kur gjalpi i kikirikut të ngjitet ne qiellzën e gojes. Kjo quhet Arakibutirofobi. Njerëzit që vuajnë nga ky problem nuk hanë gjalp kikiriku.

FOBOFOBIA
Kjo është interesante: fobia nga fobia. Dikush mund të ketë frike se mos i krijohet ndonjë fobi, çka është fobi në vetvete. Kjo është më tepër një gjendje psikologjike, sesa fobi e mirëfilltë.

ESTIOFOBIA
Një fobi shumë e çuditshme është Esitofobia, ose frika nga rrobat. “Viktimat” nuk vuajnë nga të gjitha llojet e rrobave, por vetëm nga disa tipe dhe materiale. Vërehet te njerëzit e shëndoshë dhe ata në moshë të mesme. Ata mendojnë se rrobat i bëjnë të duken të leckosur e të lënë pas dore.

KALIGINEFOBIA
E imagjinoni dot dikë që ka frikë nga e bukura? Po, ka plotë njerëz që i frikësohen femrave të bukura dhe kjo quhet Kaliginefobi. Gjendet më tepër tek adoleshentët dhe burrat me orientime seksuale jo tëdrejta.

SKOPOFOBIA
Skopofobia është frika nga te qenurit i shikuar. Është vërtetë e çuditshme, pasi çdokush mund të shohë çdokënd në një çast të caktuar kohe. Prandaj kjo mund ta bëj vuajtësin të ndërpresë marrëdheniet sociale.

EUFOBIA
Normalisht, të gjithë i presim krahëhapur lajmet e mira. Por disa njerëz ndjehen të frikësuar kur degjojnë të tilla lajme. Ne fakt, frika nuk qëndron tek vet lajmi i mirë, por tek pasojat (e imagjinuara). Vuajtësi beson se pas çdo lajmi të mirë vjen përherë një lajm i keq.

ALODOKSAFOBIA
Njerëzit që vuajnë nga Alodoksafobia kanë frikë nga opinionet e të tjerëve. Sidomos mbi mendimet e të tjerëve rreth personalitetit të tyre, veshjes, punës, shtëpisë, osë thënë më mirë ata kanë frikë rreth gjithçkaje.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.