söndag 3 april 2016

Kumtesë paraprake mekanizmi psikik i dukurive histerike

Vëzhgime rastësore na kanë çuar, në rrjedhën e shumë viteve, të shqyrtoj më nj ë numër të madh formash dhe simptomash të ndryshim të histerisë, me qëllimin për të zbuluar shkakun që e shpërthen atë, ose më mirë atë ndodhi që ka shkaktuar shfaqjen e parë të dukurisë në fjalë, shpesh herë shumë vite më parë. Në pjesën dërrmuese të rasteve nuk është e mundshme të përcaktohet çasti i zanafillës nëpërmjet thjeshtë marrjes në pyetje të pacientit, sado shterruese që mund të jetë kjo. Kjo i detyrohet pjesërisht faktit se shumë herë dukuria në fjalë përfaqësohet nga ndonjë përvoj ë për të cilën pacienti nuk dëshiron të flasë. Por shkaku themelor është se pacienti është sinqerisht i paaftë ta sjellë ndërmend, dhe shpeshherë as dyshon për ekzistencën e ndonjë lidhjeje shkakësore mes ndodhisë nxitëse dhe dukurive patologjike. Si rregull, është e nevoj shme të hipnotizohet pacienti për të risjellë, nën hipnozë, kujtimet që kanë lidhje me kohën në të cilën simptomat u shfaqën për herë të parë. Duke vepruar kështu, mund të dalë në dritë kjo lidhje në mënyrën më të qartë dhe bindëse.

Kjo metodë në një numër të madh rastesh ka dhënë rezultate që na duken të vlefshme si nga pikëpamja teorike ashtu dhe nga një pikëpamje praktike.
Ato janë teorikisht të rëndësishme pasi na kanë mësuar se ndodhitë e jashtme përcaktoj në patologjinë e histerisë në përpj estim shumë më të madh sesa është e njohur dhe e pranuar tash për tash. Natyrisht afërmendsh në raste të histerisë "traumatike" është incidenti ai që shkakton simptomat. Lidhja shkakësore është njëlloj e dukshme në krizat histerike kur është e mundur të arrihet nga pacienti prova se ai, në rastin e çdo shpërthimi, ka përfytyrimin haluçinator të të njëjtës ndodhi që i dha udhë krizës së parë. Në rastin e dukurive të rendit të ndryshëm gjendja është më e errët.

Megjithatë përvojat tona na kanë treguar se simptomat më të ndryshme, që janë shkaktuar në dukje vetvetishëm dhe, mund të thuhet, idiopatike të histerisë, kanë qenë aq ngushtësisht të ndërlidhura me traumën shpejtuese sa janë të tilla dukuritë, të cilat kemi theksuar tash për tash, bashkëlidhj a e të cilave me traumën është mjaft e qartë. Mes simptomave, rrjedhën e të cilave kemi arritur ta zbresim deri në faktorët precipitues, gjenden nevralgj i dhe anestezi me natyrë sa s'thuhet të larmishme, shumë prej të cilave kanë zgjatur për Vite me rradhë, spazma dhe paraliza, kriza histerike dhe konvulsione epiletoide, të cilat cilido vëzhgues do t'i kish ngatërruar për epilepsi të njëmendtë, sëmundje të lehta dhe çrregullime të llojit të tic-ut, të vjella të zakonshme dhe anoreksi, deri në mospranim të plotë të çdolloj ushqimi, forma të larmishme të çrregullimeve pamore, halucinacione pamore që përsëriten në mënyrë të parreshtur, etj. Ajo që tashmë j emi mësuar të vërejmë pandryshueshmërisht në neurozat traumatike është shpërpjestimi mes kohëzgjatjes shumëvjeçare të simptomatologjisë histerike dhe karakterit unik të ndodhisë që e ka shkaktuar atë. Mjaft shpesh është ndonjë ngjarje e fëmijërisë ajo që e ka shkaktuar një simptomë pak a shumë të rëndë e cila vazhdon në vitet që pasojnë.

Bashkëlidhja është shpesh aq e qartë sa është krejtësisht e dukshme se si ngjarja nxitëse ka shkaktuar një dukuri të dhënë, më parë se një çfarëdo ndodhie tj etër. Në një rast të tillë simptoma ka qenë shumë qartas e përcaktuar nga shkaku shpërthyes. Mund të përmendim, si një shembull tepër të zakonshëm, rastin e një emocioni të hidhur që është shfaqur gjatë një ngënieje, por të kapërcyer në atë moment, dhe të përzjerit dhe të vj ellët pasues, që vazhdoj në për muaj me rradhë nën formën e vjelljes histerike. Një vajzë, e cila i rrinte mbi kokë një të sëmuri në një gjendje sfilitëse ankthi, ra në një gjendje të vagëlluar dhe pati një halucinacion tmerrues, ndërkohë që i mpihej krahu i djathtë, të cilin e mbështeste mbi shpinoren e ndenjëses; nga kjo u zhvillua një paralizë e pjesshme e këtij krahu me tkurrëzime dhe anestezi. Deshi të lutet por nuk gjeti fjalët; më në fund ia doli mbanë të përsërisë një lutje fëminore në anglisht. Më pas, atëhere kur iu shfaq një histeri e rëndë me ndërlikime serioze, ajo dinte te fliste, të shkruante dhe të kuptonte vetëm në anglisht, ndërsa gjuha e saj amtare i mbeti e pakuptueshme për tetëmbëdhjetë muaj. E ëma e një vajze të vogël shumë të sëmurë, të cilën më në fund e kishte zënë gjumi, e përqëndroi të gjithë vullnetin e vet mbi faktin që të qëndronte e heshtur për të mos e zgjuar. Pikërisht, për shkak të këtij synimi, ajo bëri një "kërcitje" me gjuhë (një shembull i "kundërvullnetit histerik"). Kjo zhurmë qe përsëritur në një rast të mëpasëm, në të cilin ajo kishte qëllim të qëndronte në heshtje të plotë; nga kjo zuri fill një tic, në formën e kërcitjes së gjuhës, që u shfaq për shumë e shumë vite sa herë që ajo ndjehej e shqetësuar. Një burrë shumë i zgjuar, ndërsai vëllai i ishte nënshtruar, nën anestezi, shtrirjes së një nyj ëzimi të kërdhokulës së ngurtësuar, në çastin në të cilin nyjëzimi u lëshua me një zhurmë shkrehëse, përftoi një dhimbje të fuqishme në kërdhokul, që zgjati për pothuaj një Vit. Mund të përmendeshin edhe shembuj të tjerë.

Në raste të tjera bashkëlidhja nuk është kaq e thjeshtë. Ajo përfaqësohet vetëm nga ajo që do të mund të përcaktohej si një lidhje "simbolike" mes shkakut shpërthyes dhe dukurisë patologjike, një lidhje, pra, e llojit të atyre që individët e shëndoshë krijojnë në ëndrra. Për shembull, prej një vuajtjeje psikike apo një vjelljeje që rrjedh nga një ndijim neveritjeje morale, mund të pasojë një nevralgji. Ne kemi shqyrtuar pacientët në të cilët ky lloj simbolizimi ishte mjaft i bollshëm. Në raste të tjera ende nuk është mundur të kuptohet në pamje të parë se si simptomat mund të jenë vendosur në mënyrën që kemi sugjeruar. Janë pikërisht simptomat tipike të histerisë ato që përfshihen në këtë klasë, si hemianestezia, ngushtimi i fushës pamore, konvulsionet epiletoforme, e kështu me rradhë. Shtyj më një shpjegim të pikëpamjeve tona mbi këtë grup në një trajtim më të gjerë të argumentit.

Na duket se vëzhgime të këtij lloji arrijnë të vendosin një ngjashmëri mes patogjenezës së historisë së zakonshme dhe asaj të neurozave traumatike, të tillë sa të përligjin një zgjerim të konceptit të historisë traumatike. Në neurozat traumatike shkaku veprues i sëmundjes nuk është dëmtimi i parëndësishëm fizik, por efekti i frikës: trauma psikike. Në mënyrë analoge, kërkimet tona nxjerrin në pah se shkaqet shpërthyese të shumë simptomave historike, në mos të pjesës më të madhe të tyre, nuk mund të përshkruhen ndryshe veçse si trauma psikike. Çfarëdo përvoje që nxit një gjendje emotive të hidhur si frika, ankthi, turpi apo dhimbja fizike mund të veprojë nga trauma të këtij lloji dhe, që kjo të verifikohet vërtet, varet, mjaft natyrshëm, nga shkalla e prekshmërisë së personit të goditur (si edhe nga kushte të tjera të cilat do t'i përmendim më tej). Në rastin e histerisë së zakonshme qëllon shpesh të gjesh trauma të shumta të pjesshme, që përbëjnë një grup shkaqesh shpërthyese, në vend se një traumë të vetme të rëndësishme. Këto trauma kanë qenë në gjendje të ushtrojnë efektin e tyre vetëm nëpërmjet përbashkësisë së tyre dhe kanë të përbashkët faktin se janë përbërës pjesorë të një vargu çrregullimesh të ribashkuara në një anamnezë të njëjtë. Ka raste të tjera në të cilat një rrethanë në dukje e rëndomtë arrin të ndërthuret me ndodhinë shkakore të njëmendtë, apo verifikohet gjatë një. periudhe të reagueshmërisë së veçantë ndaj ngacmuesve, duke ngritur në këtë mënyrë hijen e një traume, që ndryshe nuk do të kishte zotëruar, dhe duke e ruajtur atë që nga ai moment.

Por raporti shkakësor mes traumës psikike vendimtare dhe dukurisë histerike nuk është i një lloji të tillë sa të lejoj ë që trauma të veprojë thjeshtë si ndërmjetës provokues për të shpërthyer simptomën, e cila më pas arrin të zotërojë një ekzistencë të pavarur. Duhet të hamendësojmë se trauma psikike apo, më saktë, kujtimi i traumës vepron si një trup i huaj i cili, edhe shumë kohë pas depërtimit të tij, duhet të vijojë të konsiderohet si një ndërmjetës ende veprues. Një provë për këtë ne e gjejmë në një dukuri që ia vlen të vihet në dukje, që, në të nj ëj tën kohë, bashkëmbart një interes të ndjeshëm
praktik për vëzhgimet tona.

Në të vërtetë kemi zbuluar, fillimisht me habi të madhe, se çdo simptomë e veçantë histerike zhduket menjëherë dhe në mënyrë të përhershme në rastin kur kishim arritur të risillnim qartas në dritë kujtimin e ndodhisë, nga e cila ajo ishte shkaktuar, dhe të ngjallnim gjendjen ndjesore që shoqëronte atë, me kusht që pacienti të përshkruante atë ndodhi sa më hollësisht të ishte e mundur dhe të shoqëronte fjalët me gjendjen përgjegjëse emotive. Kujtimi pa emocion nuk shkakton pothuaj asnjëherë ndonjë efekt. Procesi psikik burimisht i verifikuar duhet të rindërtohet në mënyrë sa më të gjallë që mundet; duhet të risillet në statusin në lindje e sipër të tij dhe pastaj të shprehet me fjalë.

Në rastet kur kemi të bëjmë me dukuri që bashkëmbartin nxitshmëri (spazma, nevralgj i, halucinacione) ato dalin përsëri edhe njëherë me shkallën më të lartë të fuqisë dhe më pas fashiten për gj ithherët. Mangësi funksionale, si paraliza të pjesshme dhe anestezi, zhduken në të njëjtën mënyrë, natyrisht pa arritur të evidentohet një shtim kalimtari dendurisë.

Është e kuptueshme që të gjykohet se në këto raste hyn në lojë sugjestioni i pavetëdijshëm: pacienti pret ngakyprocedim një lehtësim të vuajtjeve të tij , dhe është pritshmëria e tij , dhe jo tashmë rrëfimi me fjalë, faktori veprues. Megjithatë, gjërat nuk qëndrojnë kështu. Rasti i parë i këtij lloji që bie nën vëzhgimin tonë zbret në vitin 1881, domethënë në kohën "para-sugjestion". Morëm në shqyrtim me këtë metodikë një rast mjaft të ndërlikuar histerie dhe eleminuam ndaras simptomat, të cilat zinin fill nga shkaqe të veçuara. Ky vëzhgim qe bërë i mundur falë një vetë-hipnoze të vetvetishme të pacientit, dhe ishte shkak i një befasie të madhe për vëzhguesin.

Mund të kthejmë në të anasjellë thënien cessante causa cessat effectus (me rreshtj en e shkakut rresht pasoja) dhe të arrijmë në përfundimin, në bazë të këtyre vëzhgimeve, se procesi shkakor vazhdon të jetë veprues, në ndonjëfarë mënyre, për vite me rradhë , jo në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet një vargu hallkash shkakore të ndërmjetme, por në rolin e shkakut shpërthyes të drejtpërdrejtë
pikërisht ashtu si një dhimbje psikike, që rikujtohet në gjendje vetëdijeje së zgjuar, shkakton një sekretim lotësh edhe për shumë kohë pas ndodhisë. Histerikët vuajnë kryesisht prej jehonave kujtimore.

nga libri:
Psikoanaliza e histerisë dhe e ankthit
Zigmund Frojd

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.