söndag 3 april 2016

Fjalorth (psikologjik)


Afazia Çrregullim i aftësisë së të folurit (prodhimi i gjuhës) që shkaktohet zakonisht nga dëmtimet e korteksit. Mund të shfaqet si paaftësi për të përdorur ose prodhuar qartë apo saktë të folurit, apo edhe si paafatësi për të kuptuar të folurit e të tjerëve.


Bihejviorizmi Teoria e cila si kriter studimi thekson superioritetin e sjelljes së vëzhguar dhe nënvizon rolin e mjedisit social në përcaktimin e sjelljeve njerëzore.

ÇHDV Çrregullimi Hiperaktiv i Defiçitit të . Vëmendjes shoqërohet me vështirësi në përqëndrim, në dëgjimin e të tjerëve, ndjekjen e udhëzimeve, impulsivitet dhe në lëvizje të shpeshta.

Çregullimi i ankthit Një gamë problemesh që kanë të bëjne me reagimet ndaj ankthit, frikës dhe stresit, të cilat përfshijnë krizat e panikut; të gjitha llojet e fobive; çrregullimet e stresit akut, të përgjithshëm dhe posttraumatik; si edhe ankthin e krijuar nga substancat.

Çrregullimi i gjendjeve shpirtërore Këtu përfshihen çrregullimet e depresionit që karakterizohen nga gjendje depresive, pasiviteti, pagjumësia, lodhja, humbja e peshës, ndjesia e
pavlefshmërisë dhe e fajësisë; dhe çrregullimi bipolar i karakterizuar nga alternimi i fazave depresive dhe maniake.

Çrregullimi i personalitetit paranojak Mosbesim i tepruar dhe dyshim ndaj sjelljeve dhe motiveve të njerëzve, të cilat interpretohen përherë si keqdashëse.

Çrregullimi obsesiv kompulsiv Një çrregullim i karakterizuar nga mendime, impulse dhe imazhe të tepërta, të paarsyeshme megjithëse të shpeshta dhe ngulmuese si edhe sjellje përsëritëse.

 Çrregullimet e substancave
Varësia ndaj substancave e cila karakterizohet nga toleranca (nevojitet një rritje e vazhdueshme e dozës në mënyrë që të prodhohet i njëjti efekt), simptomat e tërheqjes, mundimi i madh për të gjetur substancën, redukumi i aktiviteteve sociale, profesionale dhe çlodhëse, përpjekje të pasuksesshme për uljen e konsumimit.

Deluzioni Një opinion ose besim vazhdimisht i rremë që ështe njeherazi joreal dhe jo i hapur për një ndryshim të arsyeshëm, shpesh lidhet me idenë e të ndjekurit, të dashuruarit, të gënjyerit, të infektuarit dhe të helmuarit.

Disleksia Një çrregullim kompleks dhe ende i diskutuar veçanërisht në aftësinë për të lexuar.

Disonanca konjitive Paqëndrueshmëri ose papërshtatshmëri e vetëperceptuar tek qëndrimet, mendimet, eksperiencat apo ndjenjat.

Efekti Flin
Prova për rritjen e pikëve të KI-së së popullsisë në shumë vende.

Ego Pjesa racionale dhe e vetëdijshme e vetes dhe parimi  i realitetit. Ndonjëherë e , konsideruar edhe si drejtuesja e përgjithshme e personalitetit dhe vendim-marrjes racionale që ndërmjetëson mes idit egoist dhe superegos morale.


Frenologjia Një“shkencë” e trurit dhe mendjes tanimë e zhdukur, e cila besonte se
kafka tregonte saktësisht strukturën e trurit të çdo individi.

Gestalt Një tërësi e përbërë që është me tepër se mbledhja e pjesëve të saj. Një konfiguracion, formë, model ose strukturë apo ngacmues vizual ose auditiv.

Gjumi LMS Lëvizja e Menjëhershme e Syve, ose gjumi aktiv që "eshtë një stad i gjumit ku duket sikur njerëzit ëndërrojnë dhe aktiviteti  trurit është shumë i ngjashëm me atë ç’ka ndodh kur njerëzit janë zgjuar.

Heuristika Një rregull i saktë, procedurë ose formulë që në të shkuarën ka funksionuar dhe mund të udhëheqë zgjidhjen e problemeve në të ardhmen.

Idi Kërkesa të pandërgjegjshme dhe instinktive (libido dhe energjia fizike) veçanërisht rreth seksit
dhe dhunës që veprojnë nga parimi i kënaqësisë.

Inteligjenca emocionale (IE) Të qenët i vetëdijshëm dhe i mprehtë për gjendjen emocionale të vetes si dhe të të tjerëve, dhe aftësia për të ndryshuar me përballuar gjendjen emocionale të vetes dhe të të tjerëve.

Inteligjenca e shumëfishtë Ideja, megjithëse jo e mbështetur me prova, se ekzistojnë disa aftësi mendore të pavarura dhe të palidhura me njëra-tjetrën.

Inteligjenca e hapësirës Aftësia për të menduar vizualisht në forma gjeometrike dhe për të kuptuar paraqitje të ilustruara të objekteve solide dhe të kuptuarit e marrëdhënieve që krijohen si rezultat i lëvizjes së objekteve në hapësirë.

Koeficenti i inteligjencës (KI) Një masë proporcionale që reflekton nëse mosha  mendore (MM) e një personi është më e avancuar apo më e prapambetur se mosha e tyre kronologjike (MK).

Koeficenti i inteligjencës emocionale (KE) Matja e inteligjencës emocionale të një personi e njejte me atë të koeficentit të inteligjencës (KI), e cila është krahasuese, e besueshme dhe e vlefshme.

Kurba-S Një formë e veçantë kurbe e quajtur teknikisht kurba sigmoid që tregon një formë S-je: ngritja e parë është treguesi i pjerrët, më pas sheshohet, ndodh rrumbullakosja dhe “rritja” ndalon. Kurba ka përbërës statistikorë mjaft interesantë.

Kurba në formë këmbane E njohur gjithashtu edhe si distribucioni normal. Është një grafik ne formë kembane i rezultateve të shumë njerëzve, ku shumica e tyre rradhiten tek e mesmja mesatare dhe relativisht pak ne secilën nga  skajet e kambanës.


Kushtëzimi klasik Një lloji të mësuarit ku ngacmuesi neutral i quajtur ngacmues i kushtëzuar bashkohet me ngacmuesin e pakushtëzuar.

Kushtëzimi veprues (ose kushtëzimi instrumental) Një formë e të mësuarit ku një përforcues (ushqimi, lavdet, paratë, etj .) jepet vetëm pasi një person ose kafshë kryen një veprim të caktuar.

Masa Kalifornia F   E shpikur nga një grup sociologësh në përpjekje për të kuptuar autoritarizmin dhe origjinën e nazizmitkjo është një masë e besimeve dhe qëndrimeve naziste.

Placebo Një substancë mjekësore apo kimike inerte ose procedurë që një person (zakonisht pacienti por edhe praktikuesi) mendon se do t’ i ndihmojë ose do t’i shërojë dhe përdoret në kërkime shkencore për të përcaktuar efikasitetin e trajtimit të vërtetë.

Poligrafi  Një aparat të cilit zakonisht i referohen si zbulues i gënjeshtrave, i cili mat reagime të ndryshme fiziologjike ndaj pyetjeve.

Psikopat Një person me model të vazhdueshëm të shpërfilljes totale dhe pa ndjenjë pendese ndaj të drejtave dhe ndjenjave të njerëzve të tjerë, por madje i dhunon ato.

Psikopatologji Studimi i një game të gjerë të çrregullimeve psikologjike.

Psikozë Një kategori e gjerë e çrregullimeve serioze psikologjike që nënkupton humbjen e funksionimit normal mendor dhe mendimet e sjelljet e personit që nuk kanë lidhje me realitetin.


Skema Një kornizë e organizuar mendore ose strukturë njohëse që shërben për kategorizimin dhe sintetizimin e informacionit rreth njerëzve, vendeve ose gjërave.

Skizofrenia Një çrregullim i karakterizuar nga deluzionet, haluçionationet, të folurit dhe nga sjella e çrregullt, pa emocione si edhe mosfunksionim social dhe profesional.

Sociopat Njëj fjalë tjetër për psikopat ose dikush që përjeton një çrregulim antisocial të personalitetit.

Stresi Një reagim kompleks, konjitiv dhe fiziologjik i sjelljes së një individi në një situatë të vërtetë ose te' imagjinuar (nxitje, person, ngjarje) i cili rrezikon dhe kërcënon mirëqenien.

Superego Depoja e vlerave morale te nje personi e krijuar nga ndërgjegjja, e cila përbëhet nga rregullat morale, lejet e kërkesat e shoqërisë dhe idealet e egos që janë qëllimet individuale dhe ideosinkretike te nje personi.

Tabula rasa Fjalë për fjalë do të thotë një gur rrasash bosh që përdoret për të shpjeguar mendjen e hershme foshnjore para se mbi të të shkruhet nga përvoja.


Terapia e sjelljes konjitive (TSK) Një “talking cure” moderne dhe shumë e njohur qe përqëndrohet në përpjekjen për të ndryshuar mënyrën se si njerëzit mendojnë, vlerësojnë dhe perceptojnë gjërat që i’u ndodhin.


Terapia elektro-kunvulsive (TEK) Një trajtim somatik psikiatrik i përdorur kryesisht
për depresionin kronik, përfshin kalimin e shpejtë por të fuqishëm të rrymës elektrike në tru për të prodhuar një krize të shkurtër e konvulsive.


Të arsyetuarit verbal  Aftësi mendore që ka të bëjë me aftësinë specifike për të kuptuar domethënien e falëve dhe ideve që shoqërohen me to, dhe aftësinë për të paraqitur qartë ide dhe informacion tek të tjerët.

e marur nga libri:

50 Ide Psikologjike
Që duhet të dijë cdo njeri

Adrian Furnham

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.