fredag 1 april 2016

Gjykimi i shëndoshë dhe mungesa e tij



Megjithëse aftësitë mendore të fëmijëve problematikë nuk ngjallin dyshime në atë kuptim se nëse ju u bëni atyre një pyetje, ata japin përgjigje të drejtë  nuk është e vështirë të zbulosh tek ata simptoma dhe reaksione, të cilat dëshmojnë për ndjenjën e fortë të inferioritetit. Sigurisht, mendja nuk është në mënyrë të detyrueshme një gjykim i shëndoshë.

Te fëmija ekziston i ashtuquajturi orientim, thellësisht personal mendor, të cilin mund ta zbuloj më gjithashtu te individët neurotikë. Në neurozën e imponuar, për të dhënë një shembull, pacienti e kupton absurditetin e të numëruarit të dritareve, por nuk mund të ndalet. Ai që synon drejt qëllimeve të dobishme kurrë nuk do të sillej në këtë mënyrë. Po ashtu për njeriun me të meta mendore janë karakteristike të kuptuarit personal dhe gjuha personale. Njeriu me të meta mendore asnjëherë nuk flet me gjuhën e mendimit të shëndoshë, që përfaqëson shkallën më të lartë të zhvillimit të ndj esës së kolektivizmit. Nëse ne i kundërvëmë gjykimit, të bazuar në mendimin e shëndoshë, arsyetimin personal, ne zbulojmë se i pari është më afër së vërtetës. Sipas gjykimit të shëndoshë ne dallojmë të mirën dhe të keqen dhe, megjithëse në situata të vështira ne bëjmë shpesh gabime, pikërisht në sajë të logjikës së gjykimit të shëndoshë, ata kanë tendencë për t’u korrigjuar. Po ata, të cilët gjithnjë janë në mbrojtje të interesave të tyre vetjake, nuk janë të aftë të dallojnë atë që është e drejtë apo e padrejtë me po aq lehtësi, ashtu si të tjerët. Dhe kjo paaftësi është e dukshme, sepse të gjitha lëvizjet e tyre shpirtërore janë të dukshme për vëzhguesin.

Le të shohim, për shembull, se si bëhen krimet. Nëse ne analizojmë logjikën, arsyetimin dhe motivet e kriminelit, atëherë do të zbulojmë se ai i konsideron krimet e tij, jo vetëm të arsyeshme, por edhe heroike. Ai beson se ka arritur epërsinë dhe pikërisht ai është bërë më i zgjuar se sa policia dhe ka fituar aftësinë t’ua kalojë të tjerëve. Në këtë mënyrë, në sytë etij ai është heroi; ai nuk është në gjendje të shohë se veprimet e tij demonstrojnë diçka tjetër, shumë larg së qeni heroike.

Zhvillimi i pamjaftueshëm te krimineli i ndjenjës së kolektivizmit, që drejton aktivitetin etij në një drejtim të padobishëm, ështëi lidhur me mungesën tek ai të guximit dhe i paburrërisë së tij, mirëpo ai nuk e di këtë. Ata që janë të orientuar nga veprimtaria e padobishme njerëzore, shpesh e kanë frikë errësirën dhe izolimin; ata duan të jenë me të tjerët. Kjo është burraeakëri, gjërat duhen quajtur me emrat e tyre. Në të vërtetë mënyra më e mirë për t’iu kundërvënë krimeve do të ishte të bindeshin të gjithë se krimi nuk është gjë tj etër veçse shfaqje e paburrërisë.

Dihet mirë se disa kriminelë duke arritur moshën tridhjetëvjeçare, gjejnë punë, martohen dhe në të ardhmen bëhen qytetarë të rregullt. Çfarë ndodh, pra? Le të shikoj më haj dutin me thyerje. Në ç’mënyrë hajduti me thyerje tridhjetë vjeçar mund të rivalizojë me atë njëzetvjeçar? I fundit është më i arsyeshëm, ai ka më shumë forcë. Për më tepër, në moshën tridhjetëvjeçare mënyra e jetës e kriminelit ndryshon. Si rezultat, profesioni kriminal pushon së qeni i leverdisshëm për kriminelin dhe vjen koha e heqjes dorë prej tij. Lidhur me këtë, për shkelësit e ligjit ia vlen tëmendohesh edhe ndaj një fakti: tani, nëse ne e forcoj më dënimin, përveç se e trembim kriminelin, ne, në të njëjtën kohë, forcojmë besimin tek ai për heroizmin etij personal. Ne nuk duhet të harrojmë se krimineli jeton në botën egocentrike, ku nuk ka trimëri të vërtetë, besim në vetvete, gjykim të shëndoshë ose kuptim të vlerave mbarënjerëzore. Bashkimi me shoqërinë për të tilla individualitete është i pamundur. Neurozët më të rrallë organizojnë klube dhe ky është një art absolutisht i paarritshëm për njerëzit që vuajnë nga agorafobia (sëmundje e hapësirës, një lloj i psikoneurozës) ose për ata me të meta mendore. Fëmijët problematikë ose individët që priren drejt vetëvrasjes. kurrë nuk bëjnë shokë,  ky është një fakt, shkakun e të cilit kurrë nuk janë munduar ta përcaktojnë.

Kurse, në të Vërtetë, shkaku është se këta njerëz asnjëherë nuk bëjnë shokë, sepse që në fillim jeta e tyre ka marrë një drejtim egocentrik. Prototipi i tyre ka qenë i orientuar mënjanë qëllimeve të gabuara, duke vazhduar në të ardhmen linjën në drejtimin e veprimtarive jetësore të padobishme.


Alfred Adler
Shkenca e të jetuarit

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.