fredag 20 maj 2016

Caktimi i subjekteve: caktimi i rastit.



Një nga aspektet më me rëndësi në një eksperiment është mënyra se si i ndajmë grupet në eksperimenti dhe kontrolli. Po të zgjidhen me rregull, për shembull të ftuarit që vinë në fillim të pajisen me maska dhe të përdoren si grup trajtimi kurse të tjerët që vinë më vonë të zgjidhen si grup kontrolli mund të qëllojë që në grupin e parë të ketë më shumë njerëz agresivë dhe për pasojë studimi nuk do të ishte real. Për këtë arsye studiuesit përdorin rëndom metodën e caktimit të rastit. Sipas saj, çdo subjekt potencial për t’iu nënshtruar eksperimentit, ka një shans të barabartë për t’u caktuar te cilido prej të dy grupeve. As eksperimentuesi s’i zgjedh ata subjektivisht dhe as ata nuk vetzgjidhen. Merren parasysh ligjet e probabilitetit për të siguruar që asnjë karakteristikë apo tipar specifik i subjekteve të ketë më shumë a më pak të ngjarë të jetë më i shpeshtë në një grup sesa në grupin tjetër. Kështu nëse do t’i zgjedhim subjektet në bazë të hedhjes së monedhës (me short), të dyja palët, si ato me motivim të lartë edhe ato me motivim të ulët do të përfaqësohen në numër të barabartë afërsisht në secilin grup. Kjo zgjedhje eliminon mundësinë e ngatërrimit apo nxjerrjes së gabuar të rezultateve. Kjo ndodh kur faktorë të tjerë veç variablit të pavarur lejohen të ndërhyjnë dhe të variojnë. Në këtë rast nuk del me siguri ose nuk del fare nëse variabli i varur ndryshon nën ndikimin e të pavarurit apo nën ndikimin e faktorëve të tjerë ngatëriues apo ndërhyrës. Ndërkaq zgjedhja e rastit siguron që të gjithë faktorët konfondues të jenë të shpërndarë ndershmërisht, barazisht në të dy grupet eksperimentale (grup kontrolli dhe grup eksperimenti) dhe kjo na lejon t’i interpretojmë rezultatet në mënyrë joekuivoke. Kështu për shembull po të caktonim në një grup vetëm meshkuj e te tjetri vetëm femra, nuk do të mund të gjykonim nëse rezultati i arritur për rritjen e agresionit do të varej nga seksi apo nga manipulimet eksperimentale. Në qoftë se grupi i kontrollit do të ishte grup femrash dhe ai i eksperimentit i përbërë vetëm nga meshkuj, s’do të mund të thonim se cili qe burimi i ndryshimeve në variablin e varur (sjelljen agresive), fakti që të ftuarit e grupit të eksperimentit u maskuan apo fakti që ata janë meshkuj. Një tjetër aspekt që duhet pasur kujdes për grupet është mosndryshimi i roleve gjatë eksperimentit. ( Në shembullin tonë vënia dhe heqja e maskave nga disa prej të
eksperimentuarve.)

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.