torsdag 19 maj 2016

Si të keni martesë të lumtur

Lumturinë në martesë mund ta realizojnë ata që në veten e tyre zbatojnë disa parime të thjeshta, të arsyes së shëndoshë. “Komplikimet” që shkatërrojnë aq shumë martesa moderne nuk janë të pashmangshme. Në të vërtetë, ”ekspertët” e ndryshëm së tepërmi theksojnë problemet bashkëshortore. Tani shumë vjet i këshilloj çiftet e martuara në qendrën e qytetit më të madh amerikan dhe prandaj jam i bindur se shumë martesa që në dukje të parë janë në pikën e shkatërrimit do të mund të qëndronin sikur t’i zbatonin parimet e sqaruara në këtë kapitull. Këto parime nuk shtrohen si supozime teorike, por si rezultat i punës laboratorike me qindra çifte në raporte të besimit të këshilltarit shpirtëror.

Funksioni i këshilltarit nuk është t’i shqyrtojë problemet e zënkave në mes të bashkëshortëve dhe të provojë t'i zgjidh me mençuri duke u shërbyer me ca mend më të mëdha.

Madje edhe sikur të mund të merrte ndonjë gjykim të përkryer dhe të jepte këshillën më të mirë të mundshme, megjithatë në numrin më të madh të rasteve do të mbeteshin jazet që shkaktojnë konfliktin. Kur martesa arrin në gjendje të mospajtimit serioz, ajo me siguri nuk mund të udhëhiqet nga logjika ose nga diskutimi për atë kush ka të drejtë. Duhet shëruar marrëdhëniet themelore që nxisin bashkëshortet në konflikt dhe në zënka të ndërsjella.

Nuk më brengos sasia e matur e mospajtimit, për më tepër as zënka, sepse është e natyrshme që të ketë konflikte në mes të njerëzve që jetojnë bashkë. Kurrë nuk i kam besuar deklaratës që dëgjohet shpesh, burri dhe gruaja kanë jetuar bashkë, ta zëmë, dyzetë vjet dhe kurrë nuk kanë ndërruar fjalët tëkëqija. Ta lëmë anash çështjen se a është kjo e vërtetë, por nuk mund të mos pohojmë se kjo do të ishte jetë shumë monotone e dy njerëzve në atë rrafshinë të shkretë sikur të mos ziheshin kurrë. Këmbimi i mirë dhe i fortë i mendimeve, të shpallura me energji, nuk është e keqe për qeniet njerëzore, me kusht që kurrë të mos lejojnë që zemërimi të zgjatë më shumë se një ditë. Nëse nga një ditë në tjetrën bartet pezmatimi i grumbulluar që del nga mospajtimet personale, në fund do të shkaktohen ndarjet serioze. Luftoni rreth çështjeve të caktuara nëse ju duhet, por atëherë zgjidhni dhe faljani njëri tjetrit ashpërsinë para se të shkoni në shtrat. Çdo ditë lë të dëshmojë për njëshpirtësinë tuaj, pa marrë parasysh dallimet në mendim që kanë dalë gjatë ditës.

Megjithëse sot është zakon të racionalizohen shumica e mossukseseve martesore me supozimin se partneret për nga natyra nuk mund t’i përshtateshin njëri-tjetrit, mbetet fakti se për shumicën do të mund të përshtateshin sikur ta sundonin situatën dhe të përmirësonin disa gabime të thjeshta. Për shembull, njëri nga instinktet e natyrës njerëzore është përpjekja për respektim dhe për falënderim, Këtë nuk e pohon askush tjetër pos William James.

Villiam James ishte në mesin e qytetarëve akademikë më të shquar në historinë amerikane. Duke marrë parasysh rëndësinë e veprave të tij, mund ta konsiderojmë njërin nga mendjet me të mëdha që u krijuan në këtë kontinent. Ishte filozof i respektuar dhe njëri nga themeluesit e diturisë së psikologjisë. Në një periudhë të jetës William James lëngoi nga një sëmundje e gjatë dhe e rëndë; miku i tij atëherë i çoi azalen në poçe, me fjalët e respektit personal. Duke falënderuar për këtë dhuratë dashamirëse, ky filozofpsikolog i shquar tha se si ai ia përkujtoi lëshimet e mëdha në veprën e tij të pavdekshme psikologjike. Për keqardhjen e tij, zbuloi se nga libri i tij mësimor ka lënë pas dore veçorinë më të thellë të natyrës njerëzore në të vërtetë, nevojën për respekt.

Burrat dhe gratë lë ta mbajnë në mend këtë fakt në zemrën e tyre dhe kurrë të mos e harrojnë. Me të vërtetë përherë duhet ta përkujtojnë se secili synon respektin. Silluni në harmoni me këtë dhe do të fshini një pjesë të madhe të vështirësive bashkëshortore në rrënjë.

Burri që arrin diçka në punën e tij dëshiron mirënjohjen e bashkëshortes së tij. Derisa ai punon tërë ditën dhe vjen i lodhur në shtëpi, gruaja mund të bëjë gabimin serioz me atë që e merr atë punë si asgjë. Do të duhej t'i thotë se sa e respekton si bashkëshort dhe si individ. Nuk është Vështirë të thuhet:

"Krenohem me ty.” Kjo do të bëj mrekulli të ai...

Nëse darka është e mirë, bashkëshorti lë ta vlerësojë dhe lë ta thotë këtë. Nëse nuk është e mirë, të mos e thotë këtë dhe lë të gjej diçka tjetër që do ta lavdëronte. Shpresoni se herën tjetër do të jetë më e mirë. Mendoni si të lavdëroni, e jo si të kritikoni. Nëse duhet kritikë, bëjeni diskutimin familjar dhe paraqiteni të gjitha, por mos e ofendoni njëri-tjetrin, mos u Zbrazni dhe mos u shikoni ndër vetulla. Mos e bëni shprehinë të shikoni vetëm gjërat e këqija.Ushtroni të shikoni gjërat që janë në rregull dhe vlerësoni ato, pastaj thojeni këtë, dhe atë shpesh herë. Kështu të gjithëve do t’u bëni mirë.

Të kalojmë tani në raste...

M’u drejtua gruaja e re, goxha e shqetësuar. Tha se mendonte seriozisht për atë që ta braktiste burrin. N ga rrëfimi i saj se shpejti u bë e qartë se vetëm i duhej pak respekt i zakonshëm. Ndonjë psikolog i respektuar mbase këtë do ta quante jetë afektive, por mua m’u duk se çështja ishte më e thjeshtë.

Bisedova me burrin, i cili me tha: Oh, ajo kurrë nuk do të më braktis.

Të mos jeni aq i sigurt në atë thashë.

U duk i tmerruar. -Po këtë nuk do të mund ta bënte. Ç’do të bëja unë pa të?

I keni thënë ndonjëherë se nuk do të mund të jetonit pa të? e pyeta.

Jo, u përgjigj. Nuk i dua bisedat e tilla, e përveç kësaj, ajo edhe ashtu e di.

Mbase edhe e di, por megjithatë dëshiron t’ia thoni këtë.

Pse? .

Mos më pyetni pse u përgjigja. Gratë thjesht janë të tilla.

Më duhet të shtoj se nuk janë vetëm gratë të tilla; të gjithë ne kemi nevojë të madhe për respekt, atë për të cilën foli William Jemes. .....

e marur nga libri:
Udhërrëfyes i Jetës
Norman Vincent Peale

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.