söndag 15 maj 2016

Jeta e përjetshme



Njeriu ulur në autobus e mban në prehër paketën e madhe ky është një send i rëndë, gjatok. Vozitësi i autobusit e pyet: ”Ç’mbani në prehër?” Njeriu i përgjigjet: ”Kjo është bombë e paaktivizuar. Duke mihur në kopshte gjeta dhe tash po e shpie në polici.” Vozitësi atëherë i thotë: "Po mos e mbani në prehër! Vëreni nën karrige”.

Psikologjia dhe shkencat tjera shpirtërore e vendosin bombën nga prehri nën karrige. Kryesisht nuk e zgjedhin problemin. Vetëm i zëvendësojnë me problemet e tjera. Keni menduar ndonjëherë për këtë? Keni pasur një problem, tash e keni tjetrin. Dhe kështu do të jetë gjithnjë, gjithnjë derisa të mos zgjidhet problemi që quhet ”unë”. Deri në atë moment nuk do të arrini askund. Mistikët dhe mësuesit e mëdhenj të Lindjes do të thoshin: ”Kush je ti?" Shumica mendojnë se pyetja më e rëndësishme në botë është : kush është jezusi? Nuk është kështu. Shumica mendojnë se është kjo: a ekziston Zoti? Nuk është kështu. Shumica mendojnë se pyetja më e rëndësishme është: a ekziston jeta pas vdekjes? Nuk është kështu.

Duket se askush nuk merret me këtë problem: A ekziston jeta para vdekjes? Por megjithatë, përvoja më thotë se pikërisht njerëzit që nuk dinë çka të bëjnë me këtë, janë të preokupuar të dinë se çdo të bëjnë në jetën tjetër. Simptom i mirë i faktit se jeni zgjuar është që të mos ju interesoj aspak
se çdo të bëhet në ndonjë jetë tjetër. Fare mos u merrni me mendime, kjo për ju ka rëndësi.
A dini ç’është jeta e përjetshme? Mendoni se kjo është jeta që zgjat pa fund? Mirëpo madje edhe teologët tuaj do t’ju thonë se kjo është marrëzi, sepse edhe vet pafundësia përfshihet në kohën. Përjetësia është kohë që zgjat gjithnjë. Përjetësisht, me të vërtetë, do të thotë pakohësi.

Mendja e njeriut këtë nuk është e aftë ta kuptojë. Mendja e njeriut është e aftë ta kuptojë kohën dhe ta mohojë. Ajo që është pakohësi është përtej aftësisë sonë të të kuptuarit. Por megjithatë, mistikët thonë se përjetësia është këtu dhe tash. Ky është lajm i mirë, a po jo? Këtu dhe tash.

Njerëzve nuk u pëlqen kur u them që ta harrojnë të shkuarën. Janë shumë krenarë për të! Ose turpërohen shumë nga ajo. Por kjo është çmenduri! Refuzojeni! Kur u thonë: pendohuni për shkak të së shkuarës suaj”, përpiquni ta kuptoni se kjo është vetëm metodë religjioze e cila shërben që t’ju mbajë në gjendje të fjetjes. Zgjohuni! ]a ç’është pendimi, e jo vaj e lot mbi gabimet tuaja. Zgjohuni! Kuptoni dhe pushoni së qari. Zgjohuni!

nga libri: Zgjimi i Intelegjencës
Anthony De Mello


Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.