lördag 27 augusti 2016

Babëzia



Në kohë te lashta, një burrër i moshuar nga territoret e Kinës, jetonte në një shtëpi të vjetër, pranë një lumi të madh. Ai e siguronte jetesën për veten dhe familjen duke gjuajtur peshk.
Pak para vdekjes ai u la dy djemve të tij, Dai dhe Tam, një rrjetë të vjetër për të gjuajtur peshk dhe disa të holla që kishte vënë mënjanë.
Me vdekjen e babait, Dai mori paratë ndërkohë që të vëllait më të vogël, Tam, i la rrjetën.
Dai i hyri biznesit me të hollat që mori dhe i eci mbarë, duke bërë një jetë të kënaqshme. Sakaq, vëllai i tij më i vogël, Tam, jetonte në mjerim të thellë. Rrjeta e tij e vjetër mezi gjuante ndonjë peshk në ditë, i cili nuk i mjaftonte atij dhe familjes. Kjo gjendje fukarallëku e mërziste shumë Tam, gjë e cila i dallohej në fytyrë.
Një natë me hënë, Tam ishte ulur tek bregu i lumit dhe po qante hallet me veten. Në një çast, mendimet ia ndërpret një burrë i moshuar me mjekër të bardhe që mbante në dorë një qyp. Ai iu afrua Tam dhe i zgjati qypin duke i thënë:”Merre këtë qyp që prodhon kripë, falë të cilës do të bëhesh i pasur! Kur të duash që qypi të nxjerrë kripë, i thuaj:”Të lutem nxirr kripë!” E nëse të duhet ta ndalosh prodhimin e kripës, thjesht i thuaj:”Mjaft të lutem!”
Tam e falënderoi burrin e moshuar dhe i puthi duart. Me të marrë qypin u nis drejt fshatit. Hyri në shtëpi dhe veproi siç i tha burri mjekërbardhë. Vërtet prej grykës së qypit filloi të rrjedhë kripë pa pushuar. “Mjafton të lutem!” i tha dhe qypi ndaloi.
Që të nesërmën ia nisi me prodhimin e kripës, të cilën ua shiste fshatarëve më çmim të ulët. Kështu filloi të plotësojë nevojat e veta dhe të familjes, madje vinte dhe diçka mënjanë. Për shkak të çmimi të favorshëm, edhe njerëzit e donin shumë.
Por, rehat nuk ndihej vëllai i tij Daj, i cili shihte sesi vëllai i tij i varfër po pasurohej më shumë se ai. Një natë, ai e përgjoi të vëllanë sesi e prodhonte kripën dhe i dëgjoi fjalët magjike falë të cilave qypi nxirrte kripë dhe i mbajti mend.
Ai priti një natë pa hënë dhe arriti t’ia vjedhe qypin të vëllait dhe u largua nga fshati me një varkë, pasi kishte ngarkuar të gjitha orenditë. Pasi u nis po natën dhe u shkëput nga fshati i tij, Daj nxorri qypin magjik dhe i tha:”Të lutem nxirr kripë!”
Dhe kripa rrodhi nga gryka e qypit, ndërkohë që Daj gati sa nuk fluturonte nga gëzimi. Ai këndonte dhe kërcente si i çmendur. Në mendje i vinin florinjtë që do të fitonte, pallatet që do të ndërtonte, robëreshat që do të blinte, ushqimet e luksit, veshjet e mëndafshta etj...
Por, gëzimin ia ndërpreu kur vuri re se sasia e kripës po rritej ndjeshëm dhe po rrezikonte varkën. I vinte dorën e gishtat tek gryka qypit, por s’bëhej fjalë ta ndalojë. Ai kishte dëgjuar vetëm formulën e daljes së kripës dhe jo ndërprerjes.
Varka filloi të zhytej në ujë derisa humbi bashkë me Daj, i cili çirrej:”Ah sikur të mos e kisha vjedhur qypin!”

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.