söndag 21 augusti 2016

Gabriel Garcia Markez, një gjigand në 10 citime



1. Jetoje për ta rrëfyer
Jeta nuk është ajo që jetohet, por ajo që kujtohet dhe si kujtohet për ta rrëfyer –

2. Mesova kaq gjera nga ju njerezit...
Mesova se te gjithe duan te jetojne ne "majen e malit", pa kuptuar se lumturia e vertet ndodhet ne menyren qe zbret "faqen e pjeret".
Mesova se kur femija e porsalindur shtrengohet mbi pellemben e tij te vogel, per here te pare, gishti i babait te tij e roberon pergjithmone.
Mesova se njeriu ka te drejte ta shofi tjetrin nga larte, vetem kur duhet ta ndihmoje te cohet.
Jane kaq shume gjerat qe munda te mesoje nga ju, por vertet nuk do hyne ne pune, sepse kur do me mbajne te mbyllur brenda ne kete valixhe fatkeqesisht, do jem duke vdekur.
Te thuash gjithmone ate qe ndjen dhe te besh gjithmone ate qe mendon.
Nese do e dija qe sot do ishte hera e fundit qe do te shihja duke flejtur, do te perqafoja forte dhe do i lutesha Zotit qe te behesha roja i shpirtit tend.
Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit qe do te shihja te dalesh nga dera do te perqafoja dhe do te jepja nje puthje dhe do te therrisja prape qe te te jape dhe te tjera.
Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit qe do degjoja zerin tend, do magnitofonoja cdo fjale tenden, qe te mundesha ta degjoje perseri dhe perseri.
Nese do e dija qe keto jane momentet e fundit qe te shikoje do te thosha "te dashuroje" dhe do supozoja jo-llogjikisht se e dije qe me pare.
Ekziston gjithmone nje e neserme dhe jeta na jep dhe mundesi te tjera qe ti bejme gjerat sic duhet, por neqoftese bej gabim dhe na mbetet vetem " e sotmja", do doja te te them se sa shume "te dua" dhe se kurre "nuk do te haroje".
E nesermja nuk eshte e sigurt per askend, si i ri si i vjeter. Sonte mund te jete hera e fundit qe shef njerezit qe dashuron . Prandaj mos prit me, beje sot, sepse nese e nesermja nuk vjen kurre, sigurisht do pendohesh per diten qe nuk gjete kohe per nje buzeqeshje, nje perqafim, nje puthje dhe ishe shume i zene per te realizuar nje deshire te fundit te tyre*.
Mbaj ata qe dashuron pran vetes, thuaji duke murmuritur se sa shume i ke nevoje, dashuroji dhe sillju mire, gjeje kohen ti thuash "me vjen keq", "me fal", "te lutem", "faleminderit" dhe te gjitha fjalet e dashurise qe di.
Asnjeri nuk do te mbaje mend per mendimet e tua te fshehta. Kerko nga Zoti fuqine dhe zgjuaresine t'i shprehesh. Trego te shoket e tu domethenien e tyre.
Dergo kete mesazh te ata qe do.
Nese nuk e ben sot, neser do jete si dje. Dhe nese nuk e ben kurre, s'ka problem. Fillo te besh realitet enderat e tua. Tashti eshte moementi i duhur."

3. Për dashurinë dhe demonë të tjerë
Asnjë i cmendur nuk është i tillë, nëse përshtatet me arsyet e tij.

4. Njëqind vjet vetmi
Nuk vdiset atëherë kur duhet, por atëherë kur mundesh.

5. Njëqind vjet vetmi
Shumë vjet më vonë, përballë togës së pushkatimit, kolonelit Aureliano Buendia i ishte kujtuar ajo pasdite e largët, në të cilën babai i tij e kishte bërë të njihte akullin. Makondo ishte atëherë një fshat me njëzetë shtëpi qerpici dhe kallamësh, ndërtuar mbi bregun e lumit me ujëra të tejdukshëm që rridhnin mbi një shtrat gurësh të lëmuar, të bardhë dhe të mëdhenj si vezë prehistorike. Bota ishte kaq e re, saqë shumë gjëra nuk kishin emër, dhe për t’i përmendur duhej t’i tregoje me gisht.

6. Kujtimi i kurvave të mia të trishta
Bota ecën përpara. Po, i thashë, ecën përpara, por duke u rrotulluar rreth Diellit.

7. Kujtimi i kurvave të mia të trishta
Vitin e nëntëdhjetë të jetës sime vendosa t’i bëj dhuratë vetes një natë dashuri me një adoleshente të virgjër. U kujtova për Rosa Cabarcas, pronarja e një shtëpie klandestine që e kish për zakon të lajmëronte klientët e saj të mirë, kur kishte dicka të re. Nuk i isha dhënë asnjëherë këtij, dhe asnjërit prej tundimeve të saj të tjerë, por ajo nuk besonte në pastërtinë e parimeve të mi. Edhe morali është një cështje kohe, thoshte me një buzëqeshje të hidhur, këtë do ta kuptosh.

8. Fjalim i fortë dashurie përballë një njeriu të ulur
Nëse ka një gjë, për të cilën Ditën e Gjykimit Universal duhet të të dënojnë, është se e ke patur dashurinë në shtëpi, por nuk e ke njohur.

9. Dashuri në kohërat e kolerës
Mund të jesh i dashuruar me persona të ndryshëm njëkohësisht, dhe me të gjithë me të njëjtën dhimbje, pa tradhëtuar asnjërën, zemra ka më shumë dhoma se sa një bordello.

10. Njëqind vjet vetmi
Koloneli Aureliano Buendia gërvishti për shumë orë, pa arritur ta prishë, koren e fortë të vetmisë së tij.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.