torsdag 25 augusti 2016

Fjalët e fundit të Aleksandrit të Madh


Kur ndodhej në shtratin e vdekjes, Aleksandri i Madh thirri gjeneralët e tij dhe u tha 3 porositë e fundit.
1. Mjekët më të mirë duhet t’i mbanin arkivolin;


2.Pasuria që kishte grumbulluar (para, ar, gurë të çmuar) duhet të shpërndhej përgjatë rrugës për në varreza;


3. Duart e tij duhet të liheshin varur jashtë arkivolit që t’i shihnin të gjithë....
Një nga gjeneralët, i befasuar nga këto kërkesa të pazakonta i kërkoi Aleksandrit që t‘ja shpjegonte.


Aleksandri i Madh i tha:

1. Unë dua mjekët më të mirë për të mbajtur arkivolin tim, që të tregoj se, në fytyrën e vdekjes, madje edhe mjekët më të mirë në botë nuk kanë fuqi për të shëruar.

2. Unë dua rrugën të jetë e mbuluar me thesarin tim, që të gjithë ta shohin se ajo pasuri materiale e fituar në tokë, qëndron në tokë.

3. Dua duart e mia të lëkunden nga era, në mënyrë që njerëzit të kuptojnë se kemi ardhur në këtë botë me duar bosh dhe e kemi lënë këtë botë duarbosh, pasi thesarin më i çmuar nga të gjithë është konsumuar. Ai është koha…

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.