torsdag 25 augusti 2016

Shkenca shumë afër kurimit të skizofrenisë


skizofreni

















Shkencëtarë në të gjithë botën janë shumë optimistë se mund të gjendet shumë shpejt një kurë për pacientët që vuajnë nga skizofrenia. Hulumtuesit shkencorë nga Kina dhe Amerika kanë provuar nëpërmjet skanimeve të Rezonancës Magnetike të Imazheve se truri i pacientëve me skizofreni përpiqet të shërohet vetë në mënyrë që të luftojë çrregullimet mendore.
Ata arritën në këtë përfundim pas studimit që kryen tek rreth 100 pacientë të prekur nga skizofrenia dhe 83 njerëz të tjerë në gjendje normale. Hulumtuesit shkencorë përdorën teknologjinë MRI dhe një metodë të veçantë e njohur si “analiza e korrelacionit” për të monitoruar rritjen e indit të trurit tek pacientët.
Kjo metodë është përdorur për herë të parë për të parë nëse truri arrin t’i shërojë vetë çrregullimet mendore.
Rezultatet e këtij studimi mund të përdoren për të trajtuar sëmundjen e skizofrenisë. Studime të tjera mbi këtë sëmundje mund të nxjerrin gjithashtu në dritë një trajtim tjetër të mundshëm të sëmundjeve të tjera mendore.
Hulumtuesit shkencorë thonë se tani që kanë gjetur se indet e trurit mund të rregullohen vetë, edhe pse në një shkallë të vogël, ata do të vazhdojnë të skanojnë rregullisht trurin e pacientëve që shfaqin shenjat e para të skizofrenisë për të përcaktuar progresin e sëmundjes.
Rezultatet e këtij studimi u publikuan në numrin e fundit të revistës “Psychology Medicine”.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.