torsdag 25 augusti 2016

Disa këshilla sesi të flisni pa droje përpara një audience

Fillimi i një bisede është i vështirë, por mbajtja e bashkëbiseduesit të interesuar gjatë bisedës është detyrë edhe më e vështirë.

Mos u brengosni për reagimet
Nëse do të bëni një prezantim apo do t’i drejtoheni një audience të madhe, atëherë mos u brengosni shumë për reagimet. Është në rregull nëse keni sukses, por edhe nëse dështoni. Thjesht bëjeni më të mirën, transmeton Telegrafi.
Asnjëherë mos mendo që audienca është duke ju gjykuar
A mendoni se njerëzit diskutojnë shumë rreth mënyrës se si e keni mbajtur fjalimin tuaj? Jo, audienca diskuton për gjërat të cilat i keni thënë.
Përmbajtja e fjalimit është shumë më e rëndësishme sesa stili dhe audienca kërkon informacione dhe argëtim.
Është në rregull të bëni gabime
Edhe në qoftë se bëni gabime gjatë prezantimit, mos u ndalni por vazhdoni me fjalimin tuaj.
Asnjëherë mos u sillni sikurse të keni bërë diçka gabim, pasi që çdo njeri bën gabime dhe kjo është krejtësisht normale.
Relaksohuni dhe meditoni
Meditim ndihmon shumë në situata të tilla. Disa orë para se të filloj ndonjë prezantim i madh, uluni në qetësi për 10-15 minuta. Merrni frymë thellë dhe qetësohuni. Parafytyrojeni veten si një folës të mirë dhe këtë do ta arrini. /Telegrafi/

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.