torsdag 24 september 2015

Fjalë të urta të huaja !


Fjalë të urta të huaja  

 

 

 

 

 

 

i

 

 

 

Bota është plot dyer, plot raste, fije të tendosura që presin t’u biesh.   (Ralf Valdo Emerson)


Te jesh gjithmonë i ndershëm me veten, është një ushtrim i këndshëm.   (Sigmund Frojd)


Vlera e një njeriu duhet parë në faktin se cfarë jep, dhe jo në atë se cfarë është në gjëndje të marrë.   (Albert Anjshtajn)


Është më mirë t’i meritoni nderet dhe të mos i gëzoni ato, se sa t’i gëzoni dhe të mos i meritoni.   (Mark Tueni)


Askush nuk është nderuar ndonjëherë për atë që ka marrë. Nderimi ka qenë për atë që ai ka dhënë.   (Kelvin Tuejxh)


Kur keni filluar të mos jepni më kontribut, keni filluar të vdisni.   (Eleanor Rusvelt)


Ambicja mund të zvarritet, por mund të ngrihet edhe në fluturim.   (Edmund Burke)


Më e mira është armike e së mirës.   (Volter)


Megjithëse bota është plot vuajtje, ajo është gjithashtu plot me shembuj për kapërcimin e tyre.   (Helen Keller)


Besimi lëviz malet, por ju duhet të vazhdoni t’i shtyni ato,  ndërkohë që kryeni lutjen.   (Meson Kulej)


Ndryshimi ndërmjet asaj që bëjmë dhe asaj që jemi në gjëndje të bëjmë, do të mjaftonte për të zgjidhur shumicën e problemeve të botës.   (Gandi)


Vetëm ata që guxojnë të humbasin shumë, mund të arrijnë shumë.   (Robert F. Kenedi)


Bëni më të mirën që mundeni, me atë që keni , kudo që të jeni.   (Teodor Rusvelt)


Zhurma nuk provon asgjë. Shpesh një pulë që ka bërë thjesht një vezë, kakarit sikur ka bërë një asteroid.   (Mark Tuein)


Asnjëherë mos i mbaj sytë përdhe kur hedh hapin. Vetëm ai që mban sytë të fiksuar në horizontin e largët do të gjejë rrugën e duhur.   (Dag Hamaskjold)


Mos kini frikë të ndërmerrni një hap të madh nëse është e nevojshme. Nuk mund ta kaloni humnerën me dy hapa të vegjël.   (Dejvid Llojd Xhorxh)


Fjala “krizë” , në gjuhën e shkruar kineze, përbëhet nga dy simbole. Njëri përfaqeson rrezikun, dhe tjetri përfaqëson mundësinë.   (Xhon Kenedi)


Nëse doni që diçka të realizohet shkoni vetë, nëse nuk doni, dërgoni të tjerë.   (Benxhamin Franklin)


Fundi i madh i jetës nuk janë  njohuritë,  por veprat.   (Tomas Fuller)


Njeriu që vepron qëndron më pranë njerëzve se sa njeriu që shkruan dhe është në dorën e njerëzve që idetë e reja, të përkthehen në gjuhën e ashpër të veprave.   (Rudru Uillson)


Kur i drejtoheni forcës, një nuk duhet të bëni kurrë: të humbisni.   (Duajt Ajzenhauer)


Një njeri i guximshëm arrin të jetë mazhorancë.   (Endrju Xhekson)


Nevoja e bën punën e guximit.   (Xhorxh Eliot)


Guximi është një cilësi kaq e nevojshme për të zotëruar virtytin, sa që është gjithnjë i respektuar, bile edhe kur është i shoqëruar me ndonjë të metë.   (Samuel Xhonson)


Guximi në jetë shpesh është një spektakël më pak dramatik se sa guximi i një moment final, por nuk është më pak një përzierje e mrekullueshme e triumfit dhe e tragjedisë. Njeriu bën atë që duhet pavarësisht nga rrjedhojat personale, pavarësisht nga rrjedhojat personale, pavarësisht nga pengesat rreziqet dhe presionet dhe kjo është baza e të gjithë moralit. Guximi është qëndresa ndaj frikës, mjeshtëria për ta kontrolluar atë, dhe jo mungesa e frikës.   (Mark Tuein)


Guximi nderohet me të drejtë, si e para nga cilësitë njerëzore, pasi është cilësia që garanton të gjithë të tjerat.   (Uinston Curcill)


Sa barrë e rëndë është një emër që është bërë shumë i famshëm.   (Volter)


Fama vjen zakonisht tek ata që janë duke menduar për dicka tjetër.   (Oliver Uendell Holms , i riu)


Të besosh në atë që mendon, të besosh se ajo që është e vërtetë për ju, thellë në zemrën tuaj, është e vërtetë për të gjithë njerëzit, ky është gjeniu.   (Ralf Valdo Emerson)


Në republikën e mediokritetit gjeniu është i rrezikshëm.   (Robert G.ingersoll)


Publiku është jashtëzakonisht tolerant. Ai fal çdo gjë, përveç gjeniut.   (Oskar Uajlld)


Gjeniu i vërtetë është një mendje me fuqi të përgjithshme të madhe, të orientuar rastësisht në një drejtim të caktuar.   (Samuel Xhonson)


Disa herë njerëzit quhen gjeni, në të njëjtën mënyrë që një insekt quhet njëqindkëmbësh, jo sepse kanë njëqind këmbë, por sepse shumë njerëz nuk mund të numërojnë mbi katërmbëdhjetë.   (G.C.Lihtenberg)


Gjithnjë mund të largojmë nga mëkati një njeri që jeton dhe përpiqet.   (Gëte)


Para se të jepemi me zemër pas diçkaje, le të vëzhgojmë sa të lumtur janë ata që tashmë e zotërojnë atë.   (La Roshefuko)


A nuk duhet që dhënësi i lëmoshës t’i jetë mirënjohës marrësit të saj? A nuk është nevojë dhënia e lëmoshës? A nuk është mëshirë marrja e saj?   (Fridrih Nice)


Nëqoftëse një mik ka ndonjë shqetësim, mos e mërzitni atë duke e pyetur nëse mund të bëni ndonjë gjë për të. Mendoni diçka të dobishme dhe bëjeni.   (Edgar Uoyson Haui)


Edhe djalli vetë është i mirë, kur është i kënaqur.   (Tomas Fuller)


Njerëzit e zgjuar vlerësojnë të gjithë njerëzit, pasi ata shohin të mirën te secili dhe e dijnë sa vështirë është të bësh diçka të mirë.   (Baltazar Gracian)


Eshte veshtire të bëni gjëra të mëdha, por të komandoni gjëra të mëdha, është më e vështire.   (Fridrih Niçe)


Anija e madhe kërkon ujëra të thella.   (Xhorxh Herbert)


Shumica e shqetësimeve në botë shkaktohet nga njerëzit që duan të jenë të rëndësishëm.   (T.S.Eliot)


Kur heronjtë largohen nga skena, atëherë hyjnë kllounët.   (Hajnrih Hajne)


Sa burra vërtetë të zotë janë më shumë se një herë në ditë?   (Napoleon Bonaparti)


Asnjëherë mos prishni atë që mund të zgjidhni.   (Zhozef Zhuber)


Të lëvdosh të pamerituarën, është një satirë therëse.   (Benxhamin Franklin)


Duartrokitja është nxitje për njerëzit fisnikë, dhe fundi i qëllimit për të dobtit.   (Carls Kaleb Kolton)


Besimi ynë më i madh është për gjërat rreth të cilave dimë më pak. Dhe përderisa ne dimë më pak për veten, jemi gati të besojmë gjithcka që thuhet për ne. Largojuni fuqisë misterioze si të mburrjes ashtu dhe të shpifjes.   (Erik Hofer)


Disa cilësi janë tepër të mira për të prishur shijen me lëvdata.   (Ralf Valdo Emerson)


Kërkesa për saktësi bllokon kërkesën për përmbajtjen. Pasaktësia është premisë që shtyn njeriun të shpalosë fuqitë e tij.   (Erih From)


Statistikat nuk e zëvendësojnë gjykimin.   (Henri Klej)


Gjeni më fillim faktet, pastaj ju mund t’i deformoni ata sa të doni.   (Mark Tuein)


Asgjë nuk zvogëlohet aq sa suksesi.   (Uollter Uincell)


Sekreti i suksesit është këmbëngulja për arritjen e qëllimit.   (Benxhamin Dizraeli)


Ka pak njerëz të rritur që nuk kanë qenë të suksesshëm që në fëmijëri.   (Aleksandër Ceis)


Bota u përket njerëzve entuziastë, që janë edhe gjakftohtë.   (Uilliam McFi)


Dikush, duke mos qenë në gjëndje të arrijë sukses në këtë botë, hakmerret duke folur keq për të.   (Volter)


Nuk ka vlerë të thoni “ne po bëjmë më të mirën që mundemi”. Suksesi arrihet duke bërë atë që është e nevojshme.   (Uinston Curcill)


Nuk mund t’ju jap formulën e suksesit por mund t’ju jap formulën se si mund të dështoni: përpiquni të kënaqni çdo njeri.   (Herbert Bajard Suop)


Suksesi ka përbërë dështimin e shumë njerëzve.   (Sindi Adams)


Suksesi nuk është rezultat i një djegie spontane. Ju duhet të digjni veten në zjarr.   (Regi Lic)


Një sekret i madh i suksesit është të çani jetën si njeri që nuk konsumohet kurrë.   (Albert Shvaicer)


Dështimi ka prirje të përmirësohet, suksesi priret drejt përkeqësimit.   (Seneka)


Nëse njerëzit do të dinin sa shumë duhet të bënin për të arritur suksesin, shumica e tyre nuk do t’i hynin asaj rruge.   (Lord Tomson i Flotës)


Sekreti i fitores qëndron në organizimin e gjërave jo të qarta.   (Kristofer Morlej)


Kur virtyti ka qenë i fjetur, ai zgjohet më i freskët.   (Fridrih Nice)


Virtyti ashtu si ari që të jetë i përdorshëm, duhet të përzihet me ndonjë metal tjetër me më pak vlerë, por më të fortë.   (Samuel Batler)


Shenjtorët janë mëkatarët që vazhdojnë të përpiqen gjithnjë.   (Robert Luis Stivenson)


Një njeri i zgjuar e vendos gjithnjë veten në anën e kundërshtarëve të tij. Është më tepër në interes të tij, se sa të atyre, që të gjejë pikat e tij të dobëta.   (Ralf Valdo Emerson)


Njohuritë mund të transmetohen, por jo zgjuarsia.   (Herman Hese)


Nata është nëna këshilluese.   (Xhorxh Herbert)


Njeriu i zgjuar dëgjon një fjalë dhe kupton dy.   (Thënie hebraike)


Një njeri i zgjuar përfiton më shumë nga armiqtë, se sa një budalla nga miqtë.   (Baltazar Graciani)


Kush është i zgjuar? Ai që mëson nga të gjithë. Kush është i fuqishëm? Ai që zotëron pasionet. Kush është i pasur? Ai që është i kënaqur.   (Benxhamin Franklin)


Të mos dish disa gjëra të caktuara, është një pjesë e rëndësishme e zgjuarsisë.   (Hugo Grotius)


Cdo njeri është një copë budalla për të paktën pesë minuta në ditë, zgjuarsi është të mos e kaloni këtë kufi.   (Elbert Hubard)


Njeriu i zgjuar sheh aq sa duhet, jo aq sa mundet.   (Montanj)


Suksesi i një njeriu matet me faktin nëse mund t’ju mbushë mendjen të tjerëve, për idetë e 20 vjetëve më pas.   (Ralf Valdo Emerson)


Nuk ka rëndësi ku dhe si keni jetuar. E rëndësishme është çfarë keni bërë aty ku keni qenë.   (Xhorxha O’kife)


Era dhe dallgët janë gjithnjë në anën e detarit të zot.   (Eduard Gibon)


Është shumë vështirë të jeni efiçent pa qenë kundërshtues.   (Kin Hubard)


Që njeriu të realizojë atë që i kërkohet, duhet të konsiderojë veten më të madh nga sa është.   (Gëte)


Çdo njeri duhet të ngrejë zërin aq sa e ka fuqinë.   (Thënie Angleze)


Për të arritur gjëra më të mëdha, duhet të jetojmë sikur nuk do të vdesim kurrë.   (Vovenarzh)


Zoti nuk do t’ju shohë medaljet, gradat apo diplomat, por cilësitë që keni.   (Elbert hubard)


Guximi është frikë që zgjat një minutë më shumë.   (Xhorxh S.Paton)


Guxoni të veproni në vend që të kundërveproni.   (Lërlin Larson Xhenks)


Vlera qëndron pikërisht në mes të rrugës midis nxitmit dhe ndrojtjes.   (Servantes)


Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj rreziqeve do të kultivojë forcën e regjimit ndaj tyre.   (Seneka)


Arti i krijimit është më i vjetër se sa arti i vrasjes.   (Andrej Voznjezenski)


Asnjë artist nuk ec para kohës së tij. Ai është vetë koha e tij. Vetëm se të tjerët janë prapa kësaj kohe.   (Marta Grehem)


Stili është një mënyrë e thjeshtë për të thënë gjëra të komplikuara.   (Zhan Kikto)


Cdo njeri është gjeni të paktën një herë në vit, një gjeni i vërtetë ka ide origjinale gjithnjë të pranishme.   (G.C.Lihtenberg)


Pranojeni vendin që ka caktuar për ju i plotfuqishmi, shoqëria e bashkëkohësve tuaj dhe lidhja midis ngjarjeve.  (Ralf Valdo Emerson)


Nëntë të dhjetat e zgjuarsisë qëndron në të qënit i mençur në kohën e duhur.   (Teodor Ruzvelt)


I mencuri ka një prirje të fortë për të qenë i heshtur, dhe aftësinë për të ruajtur një inventar të tërë sekretesh. Zotësia dhe karakteri i tyre janë për t’u respektuar.   (Baltazar Gracian)

 

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.