söndag 27 december 2015

Pema e dashurisë...


Tregime....




Bhagvan Shree Rajnesh - Osho





...Ishte njëherë një pemë shumë e bukur, degët e së cilës lartësoheshin qiellit të pafund. Kur vinte sezona e lulëzimit, të gjithë fluturat më të bukura loznin si të llastuara në të. Kur vinte koha e frutave, zogjë ngjyrash e vendesh të ndryshme mblidheshin dhe ia thonin cicërrimave...
 Një çunak, poashtu, vinte shpesh të lozte nën  kurorën e pemës. Dhe, tek ajo filloi të shfaqej një ndjenjë dashurie dhe respekti ndaj fëmijës. Dashuria mes të madhit dhe të voglit është e mundur nëse i madhi nuk është i vetëdijshëm se është i madh. Pema nuk e dinte se është e madhe; vetëm njeriu e ka këtë lloj të vetënjohjes. Djaloshi i ngazëllyer erdhi, dhe pema ia lëshoi degët. Ajo do të ishte  tepër mirënjohëse nëse djaloshi do të shijonte aromën e luleve të saj. Djaloshi rritej. Duke e parë atë me kurorë lulesh në qafë se si vallëzonte nën degë, pema mbushej gëzim e hare. Djaloshi rritej e rritej. Filloi të ngjitej degëve ku këndonte pa pra. Por, koha kalonte, ndërsa djalin nisën ta brengosin probleme e obligime të tjera. Ambicioziteti shtohej. Tash, ai takohej edhe me shokë, andaj edhe nuk vinte te pema. Por, ajo priste me durim, thërriste nga thellësia e shpirt:"Eja, eja! Vetëm ty të pres!"

Dashuria pret ditenatë. Ajo ndihej e dëshpëruar. Dashuria ndihet e dëshpëruar nëse nuk mund të jepet, të ofrohet; ajo është më e lumtura atëherë kur dorëzohet në tërësi, të dhurohet e plotë. Një ditë, ai kaloi aty pari dhe pema nuk u durua: "Të prita ditë të tëra por ti nk u duke?" Djali ia ktheu: Çfarë keti? Pse të vij unë tek ti? Mos ke ndoshta para? Unë kërkoj vetëm para!" Pema e befasuar thotë. "Ti do të vjen nëse të jap diçka? Ne s'vuajmë nga kjo sëmunde prandaj dhe jemi të lumtur. Lulet lulëzojnë në ne, frutat piqen, ofrojmë hije freskuese, zogjtë bredhin degë më degë duke kënduar edhepse ne s'kemi para. Jo, jo, ne s'kemi nevojë për para", dhe për një çast pema u ndal, për të vazhduar: "Mos shko gjetkë, i dashuri miku im. Vil frutat e mia dhe shiti. Kështu do të fitosh para". Djaloshi pranoi menjëherë. Hipi në pemë dhe i voli frutat bile edhe ato të papjekurat. Pema ishte e lumtur edhepse disa degë i theheshin. Qoftë edhe e thyer, dashuria gjithmonë gëzohet, përderisa egoja dëshpërohet edhe kur mer. Djaloshi nuk u duk për një kohë të gjatë. Tash, kisht para dhe mundohej t'i dyfishonte. Pemën e kishte harruar fare, ndonëse ajo aq e dëshironte kthimin e tij, madje, si nëna me gjinjtë plot qumësht kur ia refuzon fëmija. Pas shumë vitesh, tashmë i pjekur, djaloshi erdhi. Pema i tha: "Eja çunaku im. Eja të më përqafosh." Ai ia ktheu: "Pusho më me atë sentimentalizëm. Dokrra fëmijësh... Nuk sheh se s'jam më fëmijë?"
Por, pema vazhdonte të thërriste:"Eja, eja e kërce nëpër degët e mia. Vallëzo. Eja e luaj me mua."
Njeriu nuk prante:"Mjaft më me këto përrallëza që nuk sjellin dobi. Unë duhet të ndërtoj shtëpi. A mund të më japësh shtëpi?" Pema shpërtheu: "Shtëpi?! Unë jetoj pa shtëpi... Por, nejse... preji degët e mija kështu do të jesh në gjendje të ndërtosh shtëpi...? Pa humbur kohë, ai i preu të gjitha degët. Nga gjithë ajo pemë mbeti vetëm trungu i mjerë. Njeriu as që iu falendërua.... Ai e ndërtoi shtëpinë. Pastaj, sërish kaluan vite e vite. Trungu priste. Dëshironte ta thërriste por nuk kishte gjethe as degë që të paktën përmes erës t'ia dërgonte porosinë. Në shpirtin e saj fishkëllente jehona: "Eja, eja i dashuri im. Eja..." Por, asgjëkundi gjurmë njeriu.
Koha kalonte, dhe njeriu u plak. Ashtu i kërrysur, një ditë kaloi skaj pemës, tashmë vetëm trung." Ç'mund të bëj më për ty? Ti erdhe sërish pas kaq shumë kohësh"- i tha trungu." Ç'mund të bësh për mua? Dua të shkoj vendeve të largëta të fitoj. Për këtë më duhet udhëtimi me lundër" -ia ktheu plaku.
Trungu i përgjigjet i lumtur: "Këtu nuk ka vend për brengosje, dashuria ime. Prej trungun tim dhe ndërto një lundër prej tij. Por, mos harro: unë gjithmonë do ta pres kthimin tënd."
Njeriu edhepse i lodhur fort, e preu trungun pa përtesë. E ndërtoi lundrën dhe lundroi. Nga pema gjigante kishte mbetur vetëm një cung i vogël, i cili e priste të dashurin, e priste, e priste...
Egoja nuk shkon atje ku nuk mund të marrë gjë. Egoja është vetëm një varfanjak (lypës) i amshushëm, përderisa dashuria ka mëshirë.
Një mbrëmje, fare rastësisht, më ra të pushoj afër këtij cungu. Ai mu ankua" Miku im akoma s'ka ardhur. Jam shumë i brengosur për të. Mos është fundosur diku në det? Apo ndoshta ka humbur? Mund të mos jetë gjallë? Sa më shumë që i afrohem fundit të jetës sime aq më shumë dua të dëgjoj për të, ta kem afër. Unë s'kam ç'ti ofroj më, ndërsa ai e njeh vetëm gjuhën e grabitjes".
Egoja e njeh vetëm këtë gjuhë. Gjuha e të dhuruarit është vetëm dashuña.
Nuk ka mbishkrim, hartë, fjalor për dashuri. Nuk ka udhëzime dhe parime në dashuri.
Ç'mund të thuhet më për dashurinë?
Dashuri,vetëm dashuri.





Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.