fredag 25 december 2015

Kritika..


Kritika. Është veti shumë e përhapur dhe shumë e dëmshme. Kritikë sa më pak ose, nëse është e mundur, të mos përdoret fare. Sepse Vatsoni thotë: "Kur ne duam të analizojme një individ tjetër, e kemi tepër të lehtë të gjejmë tek ai plot të meta, arsye për ta qortuar, sesa motive për ta lavdëruar. Por, shumë rrallë e vëmë veten në të njëjtën pozitë me individin kur ai e ka bërë atë lloj gabimi, duke e pyetur veten me sinqeritet: "Si do të kisha vepruar unë në të njëjtat rrethana të atij individi?" Në qoftë se ju do të studioni historinë e gjinisë njerëzore, do t'ju merren mendtë kur të mësoni se nga sa bukuri ka qenë e privuar bota për fajin e vetëm të kritikëve.
Prandaj duhet pasur gjithnjë parasysh se çfarëdo veprimi të kryejë njeriu, ai ka përshtypjen se ka vepruar sipas të drejtës së tij. Dhe, në asnjë rast, nuk do të pranojë kush se ka bërë një të keqe të madhe, sepse në atë rast, në ato rrethana e kushte shpirtërore, nuk ka pasur mundësi të veprohet më mirë. Fundja, kush e do kënd më shumë se njeriu vetveten dhe ky individ që e do vetëm një mijë herë më shumë se ti që e kritikon, po të dinte dhe po të mundte, për çfarë arsye nuk do të vepronte më mirë e më drejt se që ka vepruar?
Pse kritika është aq e dëmshme? Sepse e plagos njeriun në atë pikë që e ka më të shtrenjtë: në ndjenjën për t'u dalluar, për t'u dukur. Për t'u vënë në plan të parë. Për t'u paraqitur në skenë i ndriçuar plotësisht. Prandaj mos e humbni kurrë nga sytë këtë ndjenjë instinktive, të përgjithshme, që dremitet te çdo individ, tek unë, te të gjithë, edhe pse disa nuk duan ta pranojnë. A është e vërtetë se ndjenja më e shtrenjtë e njeriut është për t'u dukur, për t'u dalluar?
Frojdi thotë: "Dëshira për të qenë i madh, me nevojën seksuale, është një nga shtytjet më të mëdha të aktivitetit njerëzor".

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.