fredag 25 december 2015

Udhëton vet...




Udhëton vet...


Ibrahim RUGOVA.
fragment nga Prehje Liríke, kushtuar Zef Serembes


...të shohë, së paku, dheun mbi trupin e saj. Të bjerë mbi të. Të pushojë aty përjetë. Ndofta t'i kthejë pak qetësimin. Ta shohë edhe për së vdekuri. Kur s'bën ndryshe. Edhe kjo është mjaft. Po ku ka për ta parë. Në vend të tij e pa dheu. Toka e zezë. inuri me trup të njomë. inuri që ja mbështolli edhe zemrën. Andej e pandarë zemra "Në një det hidhërimesh mbytet". Ashtu siç deti e banë edhe këtë. Për një varr të marrët e botës në sy. Po se ai nuk është çfarëdo varri qoftë. Është varr i dashurisë. E varret e dashurisë duhet të shihen përherë. Përkujtojnë. Ngjallin. Ngazëliejnë e pikëllojnë. Mendohet se zbusin. Të rrihet, në mos tjetër, me një copë dheu, që pos saj, pastaj s'i duhet më njeriut. E qet këmbën në tokë të huaj. S'është e huaja për të. Ka një pjesë të veten. Pjesën më të dashur të jetës. Se kot e ka, e di edhe vetë. Gjithmonë i rri dhe i zmadhohet në sy si bulë loti. Ajo qfarë i ka mbetur në mendje: "Faqebardhë e helmuar. Me dy sy të dhëmshuruar". Hera e fundme kur e pa. E dhëmshuruar, e la. E Ia edhe veten ku lindi. E Ia veten në një Njeri. Ai që mban në shpirt me dashuri adhurimësinë, shkrihet përjetësishëm. Të dytë qenë të dyve. E dytë të dashurisë. E jeta shpesh e ngjyen me helm ëmbëlsinë e saj. E Ia. Ku njohu njeriun e parë. Shumë njerëz dimë, por shumë pak njohim. Ata që i njohim janë të rrallë për ne. S'i harrojmë kurrë. S'i bëhet të jetojë. Vetëm. "Të bashkuara dy zemra s'trëmben" - I vetëm. Trembet shumë. | frikësohet jetës. Çfarë të duash sjell me vete. Të qëndrojë njeriu vetë? I dëfton prane:
E këndoj e qaj si dua e me lotë bëj një krua.
Të gjithë lotët e tij i pi varri i saj. Është i etshëm për to. Kur s'i thithi si të gëzimit.Tash, pak, të valë, të ngrohtë _e të zier me vuajtje e dërmim. "Unë të desha eti më zbove". Eshtë çasti
dëshpërimit të madh? S'do t'i thoshte kështu. S'kishte për t'i thënë për asnjëherë. Gjithkah "Vashën e mjerë shkoj duke
kërkuar". Askund s'e ka. Prëngat e dheut e shtrëngojnë në vend të duarve të tij ledhatare. Përcëlluar nga jeta.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.