måndag 21 december 2015

Si dallohen të suksesshmit nga dështuesit !

SI DALLOHEN TË SUKSESSHMIT NGA DESHTUESIT....


Janë tre karakteristika themelore që i ndajnë të suksesshmit nga të dështuarit, thekson psikologu Geri Emeri.


Përgjegjësia


1. Të suksesshmlt e pranojnë përgjegjësinë për veprat e veta, perderisa humbësit gjithmon i fajësojnë të tjerët për problemet që paraqiten në fazat e ndryshme te jetes së tyre. Në anën tjetër ata gjithnjë kërkojnë arsyetime.
Gjithë ne, kohë pas kohe e zgjedhim të ashtuquajturën "vijë e rezistences me të ulet", mënyrën më të lehtë për t'u ballafaquar me probleme P.Sh. I keni thënë shefit tuaj se në kohë të caktuar keni me e kryer një punë dhe këtë nuk e keni bërë. Do të filloni me arsyetime te tipit “i ka fajet koha që jam vonuar", apo "kolegu nuk e ka kryer pjesën e vet të punës dhe po e pres". Këto janë arsyetime tipike të humbësit. Perderisa nuk jeni në gjendje të lëkundni edhe tokën edhe qiellin për një pune, mos premtoni. Edhe nëse ndodh që premtimi i dhënë të mos përmbushet, pranoni gabimin dhe
përgjegjësinë për atë që nuk është kryer. Të suksesshmit atë e thënë në menyren:"ishte gabimi im, dhe do të bëj çmos që ta korrigjoj." -porosit dr Emeri.


Gabimet
2. Të suksesshmit mësojnë nga gabimet e veta ne vend se ti pranojnë si indikacione te jokompetencës së tyre, gjë të cilën e bëjnë dështimtarët. Të suksesshmit i perdorin gabimet si mjet edukues. Ata thonë" nuk kam për të lejuar që qeni t'më kafëshoj sërish." Humbësit reagojnë
në këtë menyrë" Si duket jam aq i paaftë saqë asgjë nuk me shkon për dore. Sërish e bëra të njëjtin gabim. Jam rast i humbur..."
Pëdorni gabimet tuaja si hapa drejt suksesit dhe mësoni ta thuani këtë: "Këtë herë vetëm
mësova se si nuk duhet ta bëjë atë detyrë. Herën tjetër do të di shumë më tepër se si të ballafaqohem më të."


Vullneti


3. Të suksesshmit kanë vullnet për të gjetur mënyra të reja, më të mira për veprimin e tyre, Humbasit me kokëfortësi i përmbahen menyrave të vjetra, mënyrave të stërprovuara për shkak te shprehisë.
Bëhuni kreativ. Hulumtoni metoda të reja që të krijoni diçka më te mirë, për ta bërë jetën tuaj me kualitative, më të lehtë si për vete ashtu edhe për familjen dhe të tjerët. Ushtroni këto tre mënyra të
arritjes së suksesit dhe padyshim nuk ka për te munguar ai. Vështroni dhe mesoni nga ata që kanë fituar diçka gjatë jetës. apo gjat trajnimeve të ndryshme.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.