söndag 27 december 2015

Krimbi...




Ajri Begu, fragment nga "Gungat"


Më bren. Ka hyrë thellë në mua. Kur kujtoj hapin tim më bren ndërgjegjia. Kam edhe frikë. Mos është kjo frika? Jo, jo, më bren gjithçka që quhet e kaluar. Më frigon. Mendoj fshehurazi nga ajo dhe nga vetja. Nuk dua as ajo të më marrë vesh. Nuk dua të dëgjojë. Ta befasoj? Nuk di. Kisha dëshirë, por nuk e di a do të më befasojë? Për këtë, ajo nuk ka faj. Mund t'i kërkoj falje. Jo, këtë nuk guxoj ta bëjë në asnjë mënyrë. Do t'ia kujtoj gjithë atë për çka, të dy, shtiremi sikur e kemi harruar. Ajo, madje, mund të mendojë se jam duke bërë shaka. Jam shkrirë. Më vjen keq.
E dua! Mundohem të bij në kontakt me veten time të parë, por fjalët i nxjerr pa zë. thellë në brendi, ku jam unë vetia e dytë. Vetja ime e parë ngreh kokën lart. Bëhet se nuk dëgjon asgjë. Ajo më mundon. Gjithnjë ka qenë krenare. edhe atëherë kur nuk është dashur.
Më vjen keq për atë kam qenë i keq. Kam frikë mos ngatërrohen qëllimet. kam frikë, mos në këtë ngatërrim gjen të vërtetën e saj, atë për të cilën kam më tepër frikë. Shtrëngohem. e shikoj, ajo ka humbur diku me shikimet e saja nga një grup fëmijësh. Shikoj anash mos kalon dikush, çoj kokën dhe...
"Më do?" e pyes më në fund.
Më shikon e hutuar.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.