fredag 25 december 2015

Ti vet e shkruan tregimin e jetës sate..



Rrëfimi thotë se në hyrje të një fshati bisedonin dy fara. E para i thotë të dytës: - E kam vendosur sot, dua të rritem dhe të bëhem lis i madh e i fuqishëm. Tjetra me habi i ktheu: - Jo, unë nuk guxoj, ngase në këtë rrafsh, vjeshtës erërat janë të forta dhe kanë për t'mi thyer degët. Pastaj verës bën vapë. Unë nuk e duroj vapën. Më shumë më pëlqen të mbetem këtu e vogël, ndër hije. Fara e parë, pasi që kishte vendosur të rritet, fillon t'i lëshojë rrënjët.


Në fillim i shkoi mbarë, por posa e zgjati kërcellin e parë të njomë, era e fortë me stuhi, e rrafshoi për tokë. Rrënja, që i mbeti aty, e zgjati edhe një kërcell lart. Delet, duke kullotur aty pranë, e hëngrën dhe sërish e rrafshuan me tokë.
Rrënja sërish e zgjati edhe një kërcell. Kësaj
here kërcelli u bë më i madh dhe u nda në katër degë. Mirëpo era e fortë ia theu dy degë, ndërsa rrënjët, dalëngadalë dhe sigurt, kishin depërtuar më thellë në tokë duke kërkuar lagështi dhe jetë. Prandaj e dërguan lart mbi tokë edhe një kërcell tjetër, i cili u rrit dhe u forcua, për çdo ditë ngapak. Edhe më tej atypari kalonin delet, edhe më tej fryente era, por kërcelli tashmë i bë fidan i drunjtë, i cili ngadalë trashej dhe rritej. Era e fortë ia këpuste gjethet dhe e lëkundte, përderisa u rrit aq shumë sa që u bë krenari e gjithë fshatit. Mblidheshin njerëzit ndër hije të atij lisi, bënin kuvend, të rinjtë njoftoheshin dhe përqafoheshin ndër hijen e tij. Gjenerata të tëra e mbanë mend atë lis të madh e të fuqishëm. Po fara e dytë? Ç'u bë me farën e dytë që kishte vendosur të mbetej e vogël?! Ah po, një ditë aty pari kaluan ca pula dhe njëra e kapërdiul
Ty, miku im, që je duke lexuar, po të them se të dy farat kishin sjellur vendim të drejtë dhe ne s'kemi pse t'i gjykojmë, ngase që të dyja vendosën për fatin dhe jetën e vet. Kështu është edhe me ne. Ne kemi shumë zgjedhje. Dikush e zgjedh lumturinë, tjetri pikëllimin.Njëri vendos të rritet dhe vazhdimisht ballafaqohet me erën e fortë dhe stuhitë e jetës, tjetri e zgjedh mediokritetin. Jeton për të ngrënë e për të pirë, për të çuar dashuri dhe për tu argëtuar, për të fjetur, përta shikuar TV- në, dhe në fund sërish për t'i përsëritur të njëjtat gjëra nga fillimi?! Po natyra? Natyra gjithë neve na krijoi që të presperojmë. Jeta e secilit nga ne shpie vetvetiu kah suksesi, por njeriu ia ndërron kahjen. Njeriu, i cili e dërgoi pjesëtarin e vetë në gjithësi, ndërtoi rrokaqiej dhe ura, ndali lumenjtë, ndërtoi liqenet, komunikon në çast duke i lidhur të gjitha anët e botës, kreativiteti dhe aftësia e të cilit është e pakufishme dhe e pafund, mbetë rob i pasigurisë dhe frikës, mbyllet në gëzhojën e vet të arsyetimeve dhe bindjeve e mosbesimit.


Ti,miku im,nuk je krijuar që ta kufizosh veten.Sa gjatë mund të hash e të pish? Asnjë njeri nuk mund të hajë e të pijë nga lindja gjer në perëndim të diellit. Madje as të çojë dashuri dhe të argëtohet aq gjatë. Ti, miku im, je krijuar të frymosh me plot mushkëritë, të ekzistosh, të qëndrosh, ta shijosh risinë dhe rritjen tënde.Dhe nëse edhe Ti kështu mendon, unë do të t'ndihmoj, ngase edhe unë sikur Ti, prej sot po filloj një jetë të re, duke e hudhur lëkurën time të vjetër së bashku me gëzhojën e mediokritetit. Dhe unë besoj se një ditë do të takohemi në rrugën që shpie drejt suksesit. Edhe unë, sikur Ti, jam nxënës i gjithë atyre që dëshmuan se "mund të pushtohen edhe majët më të larta të Himalajeve", dhe të cilët na e shënuan rrugën. Ata ishin të parët, pionierë. Për ne mbase do të jetë shumë më lehtë.


Kurrë mos heq dorë nga ëndërra jote


Sot u njoftuam për të parën herë. Jemi shokë klase në shkollën e suksesit. Gjitha këto që do t'i them gjatë këtyre 9 orëve janë përvojë dhe mësim i mësuesve më të mëdhenj të mbarë botës. Mjaftojnë 9 orë për 9 mua' dhe jeta jote dhe im'a rrën'ësisht do të na ndërrohen Pra, nes ven ose e rrites dhe të bëhes madhështor, fillojmë me orën e parë.
Ora e parë: Kush je Ti? Ç'bën tash? Ku po shkon? Ku dëshiron të mbërrish? Ç'dëshiron të bëhesh? Merre një letër dhe defino veten duke u shërbyer me pyetjet lart. Unë e di se dikur në fëmijëri ka patur një ëndërr dhe dëshirë të zjartë. Pse nuk e realizova? Ëndërro sërish dhe kurrë më mos heq dorë nga ëndërra jote. Kurrë! Çfarëdo qoftë ajo, unë të besoj se ke për ta përmbushur. Mund të më shkruash mbi këtë. Ndërrsa tash, shko gjeje njeriun që ka për të t'ndihmuar shumë më tepër se që mund të mendosh në realizimin e ëndërrës sate. Gjeje njeriun, ngase në këtë tokë nuk je rastësisht.. Këtu je me një qëllim të caktuar. Ai është të bëhesh bjeshkë e jo të përmblidhesh në një kokërr rëre.Nuk e din se ku mund ta gjesh njeriun e tillë? Ja, të tregoj. Merre pasqyrën dhe vendose përballë syve të tu. Shikoje njeriun në pasqyrë. Buzëqeshju dhe drejtoju me fjalët: Ti ke për t'më bërë të suksesshëm. Besoji. Takohu me të çdo ditë. Gjithnjë buzëqeshi dhe falënderoje për atë që do të ta plotësojë ëndërrën. Bëje këtë.
Më vjen mirë që tash e gjete njeriun e kërkuar. Është ai që vërtet iu mungon shumë të tjerëve.  Prandaj tash fillo në realizimin e qëllimit tënd. Fillo menjëherë, pa marë parasysh se a je apo jo i gatshëm. Mos humb kohë. Koha është e tëra që ke. Koha është mundësi, rast. Humbja e një organi do të ishte fatkeqësi, humbja e jetës - tragjedi, përderisa humbja e kohës, miku im, është„ KATASTROFË.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.