fredag 25 december 2015

Mirëkuptimi ose falja...


 Gjithkund përreth nesh gjenden njerëz me veti të papërshtatshme. Njerëz krye më vete, të tërhequr, madje edhe të tillë me çrregullime psikike. Fjala është për personat me sëmundje psikike, për ngucakeqët, për cinikët, për ata që nuk bashkëpunojnë me të afërmit, për njerëzit që hidhërohen për gjithçka e me gjithkënd, për njerëzit e papërgatitur për të jetuar.
Askujt nuk i shkon mendja për t'i gjykuar, për shembull, të sëmurët nga tuberkulozi a nga ndonjë sëmundje e ngjashme. Pra, të sëmurët psikikë nuk duhen gjykuar. Përkundrazi, ndaj tyre duhet treguar mirëkuptim dhe keqardhje. E, mirëkuptimi do të thotë falje.
Personi me pengesa dhe çrregullime psikike nuk është në gjendje të bashkëpunojë me inteligjencën e paskajshme të ndërdijes së vet. Personi i tillë refuzon njerëzit e qetë, të gëzuar dhe të lumtur. Ai kritkon, gjykon dhe intrigon secilin që ndaj tij është i sjellshëm dhe i mirë. i përmbahet qëndrimit "pse të jenë ata të lumtur, përderisa unë jam kaq fatzi?" Ai është i gatshëm për ta fundosur gjithë botën që ta bjerë në nivelin e vet të t'jetuarit. Paaftësia, pra, don shoqëri! Falni edhe këta të gjorë, falni edhe ata që ju kanë shkaktuar lëndime, falni të gjithë, sepse ta falësh dikë, do të thotë ta falësh vetveten. Të falësh të tjerët, do të thotë t'i harmonizosh mendimet e tua me parimin universal. Gjykimi i vetvetes quhet ferr, ndërsa falja quhet parajsë.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.