fredag 25 december 2015

Gunga...

Gunga...


Bari dhe Xhojs Visell


Për Mozes Mendelsonin, gjyshin e kompozitorit të famshëm gjerman, kursesi nuk mund të thuhej se ishte një njeri i bukur.
Kishte një pamje tejet të shkurtër dhe kishte një gungë groteske në shpinë. Një ditë shkoi në Hamburg, në vizitë një tregtari, i cili kishte një vajzë me bukuri hyjnore, me emrin Frumtje. Mozesi dëshpërueshëm u dashura në të. Mirëpo, Frumtje, për shkak të dukjes së tij të shëmtuar, ndjente gërditje ndaj tij. Kur i erdh koha ta përfundonte vizitën, Mozesi mblodhi guximin dhe filloi të ngjitej shkallëve drejt dhomës së vashës, së paku të bisedonte për herë të fundit me të. Ishte ajo një vizion i bukurisë hyjnore, dhe për arsye se kjo refuzonte edhe ta shikojë, ky ndjente një pikëllim të thellë. Pas disa orvatjeve që ta fillonte bisedën, Mozesi turpshëm e pyeti: "A besoni se njerëzit martohen në qiej?"
"Po", -iu përgjigj ajo, pa e ngritur shikimin. "E ju?"
"Besoj" -ishte përgjigjja e këtij. "E dini, kur në parajsë lind djalë, Perëndia shpallë se me cilën vashë do të martohet. Kur u pata lindur unë, ma treguan nusen time të ardhme. Më pas Perëndia shtoi: "Gruaja jote do të jetë gungaçe".
"Prej atëherë, kohë pas kohe, flisja me zë të lartë: "O, Zot, femra
gungaçe do të ishte një tragjedi e vërtetë. Të lutem, Zot, ma jep mua gungën, dhe lëje atë të mbetet e bukur".
Frumtje më në fund e shikoi drejt në sy dhe u rrëqeth nga një ndjenjë e thellë. U ngrit në këmbë dhe ia zgjati dorën Mendelsonit. Më vonë iu bë grua e vërtetë besnike.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.