torsdag 18 februari 2016

Masturbimi te fëmijët dhe habia e prindërve !

Masturbimi te fëmijët dhe habia e prindërve !

Masturbimi është një dukuri normale e përhapur tek shumë fëmijë qe fillon zakonisht në moshën 18-muajshe dhe arrin kulmin rreth moshës 3-5 vjeç. Ritmet e tij fillojnë të bien në prag të pubertetit. Shumë prindër shokohen kur zbulojnë se fëmija e tyre masturbon. Normat morale, tabutë mbi masturbimin dhe frika për një dëmtim të mundshëm të fëmijës gjenerojë ankth tek prindi. Ndoshta reagimet e prindërve nuk do të ishin kaq “të egra” për fëmijët dhe vetë ata nëse do të dinin shkaqet që qëndrojnë pas masturbimit.

Përse një fëmijë masturbohet? Për kënaqësi

Për një fëmijë akti i masturbimit shoqërohet me kënaqësi. Sigurisht kënaqësia që merr një fëmijë nga masturbimi nuk është e njëjtë me atë të të rriturit, por përsëri mbetet kënaqësi.

Për të shkarkuar stresin

Për shumë fëmijë, masturbimi është si një valvul magjike që i ndihmon të lehtësohen nga tensioni. Fëmijët mund të masturbojnë kur janë të shqetësuar, të lodhur ose të mërzitur.

Për të njohur trupin

Në disa raste masturbimi mund të jetë produkt i dëshirës për zbuluar vetveten, si një mjet për të kënaqur kuriozitetin rreth reagimeve të trupit, si një mënyrë për t'u vënë më shumë në kontakt me veten.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.