tisdag 6 oktober 2015

ÇKA ËSHTË PSIKOLOGJIA?



Psikologjia është shkenca mbi shpirtin.
Psikologjia studion proceset dhe sjelljet e vetëdijshme dhe të pavetëdijshme psikike të individit.

Psikologjia studion në aspektin shkencor sjelljen dhe proceset psikike. Objekti i

interesimit të psikologëve përfshin sistemin nervor, ndjenjat dhe percepcionin, të
mësuarit dhe kujtesën, intelegjencinë, gjuhën dhe të folurit, mendimin, rritën dhe
zhvillimin, personalitetin, stresin dhe shëndetin, çrregullimet psikologjike, mënyrat e

zbutjes dhe të mënjanimit të çrregullimeve psikologjike, sjelljen seksuale, si dhe sjelljen
e njerëzve në rrethana sociale, d.m.th. në grupe të ndryshme dhe në organizata shoqërore.


PSIKOLOGJIA SI SHKENCË
Psikologjia, si edhe shkencat e tjera, përpiqet t’i përshkruajë, sqarojë, parashohë
dhe kontrollojë dukuritë që i studion. Pra, psikologjia përpiqet të përshkruajë, sqarojë,
parashohë dhe kontrollojë sjelljen dhe proceset psikike.
Kurdoherë që kjo është e mundur, emërtimet dhe nocionet përshkruese lidhen me
teorinë. Teoritë paraqesin formësimin e tërësishëm të raporteve të qarta midis dukurive
të vrojtuara. Teoritë psikologjike mbështeten në supozimet mbi sjelljen dhe proceset
psikike, përmbajnë pohime mbi parimet dhe ligjshmëritë që sundojnë midis tyre dhe na
bëjnë të mundshëm paraqitjen e sqarimeve dhe të parashikimeve. Teoritë psikologjike
mund t’i ndërlidhin pohimet mbi sjelljen (siç është të ushqyerit ose agresioni), proceset
psikike (mentale) (siç janë qëndrimet ose parafytyrimet), si dhe mbi strukturat anatomike ose proceset biologjike. Për shembull, shumë prej reaksioneve tona ndaj drogës sikurse ndaj alkoolit apo marihuanës, mund të maten kur manifestohen në sjellje, e supozohet se ajo sjellje shpreh veprimin biokimik të drogave si dhe parashikimet tona (mentale) mbi ndikimin e tyre. Psikologët verifikojnë, gjithashtu, teoritë e veta të përpiluara me kujdes me anë të metodave hulumtuese, siç janë hulumtimet dhe eksperimentet në terren. Teoria e kënaqshme psikologjike na i bën të mundshme parashikimet. Për shembull, teoria e kënaqshme mbi urinë do të na bëjë të mundshëm parashikimin kur do të hanë njerëzit e kur jo. Mirëpo, në psikologji për shumë teori është konstatuar se nuk janë të afta të sqarojnë ose parashikojnë atë që është vërejtur. Për këtë arsye, ato teori janë braktisur ose janë ndryshuar.

Nocioni i kontrollimit të sjelljeve dhe të proceseve psikike është kontravers. Disa
njerëz gabimisht mendojnë se psikologët kërkojnë mënyra që t’i shtyjnë njerëzit e tjerë ta bëjnë atë që u urdhërohet – sikurse kukullave në pe. Kjo nuk është ashtu. Psikologët janë të prirur të besojnë në dinjitetin e qenieve njerëzore, kurse dinjiteti i njeriut kërkon që njerëzit të jenë të lirë të marrin vendime të veta dhe të zgjedhin sjelljen e vet. Tërë kohën psikologët mësojnë gjithnjë e më shumë për ndikimet në sjelljen e njeriut, por atë dijeni ata e aplikojnë vetëm në bazë të kërkesës dhe për t’u ndihmuar njerëzve në realizimin e nevojave të tyre.






Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.