torsdag 17 september 2015

AFORIZMA NGA GROUCHO MARX


 Bildresultat för groucho marx







AFORIZMA NGA GROUCHO MARX  

 

1) “Para se të flas, unë kam diçka të rëndësishme për të thënë.”

 

2) "E vetmja qeshje e vërtetë vjen nga dëshpërimi."

 

3) “Më kujtohet hera e parë kur kam pasur seks - kam ruajtur faturën.”

 

4) “Kam lexuar në gazetë se ata do të kenë 30 minuta gjëra intelektuale në televizion çdo të hënë nga ora 7:30 deri në 8. për ta edukuar Amerikën. Ata nuk mund ta edukojnë Amerikën, edhe nëse fillojnë në 06:30.”

 

5) "Unë e kam pasur një mbrëmje të mrekullueshme, por kjo nuk ishte ajo."

 

6) "Nëse ti nuk je duke u knaqë, je duke bërë diçka gabim.

 

7) "E djeshmja është e vdekur, e nesërmja nuk ka mbërritur akoma. Unë kam vetëm një ditë, dhe unë dua të jem i lumtur në të. "

 

8) "Në qoftë se një mace e zezë kalon rrugën tuaj, kjo do të thotë se kafsha është duke shkuar diku."

 

9) "Unë kurrë nuk e harroj një fytyrë, por në rastin tuaj unë do të jem i gatshëm ta bëjë një përjashtim."

 

10) "Mendoj që televizioni është shumë edukativë. Çdo herë dikush kthehet dhe e ndezë, unë shkoj në dhomën tjetër t'a lexoj një libër. "

 

11) “Ai mund të ju duket si një idiotë dhe flet si një idiotë, por mos t’u gënjejë mendja: ai është me të vërtetë një idiotë!”

 

12) “Mëso prej gabimeve e të tjerëve, nuk mund kurrë të jetosh aq gjatë sa ti bësh të gjitha vetë.”

 

13) "Paratë nuk do të ju bëjnë të lumtur, dhe lumturia nuk do të ju bëjë me para"

 

14) "Megjithëse paratë nuk mund ta blejnë lumturinë, ajo me siguri ju lejon ta zgjidhni formën mjerimit tuaj."

 

15) “Paratë ju çlirojnë nga të bërit e çdo gjëje që s’ju pëlqen. Meqë s’më pëlqen asgjë, paratë më hyjnë në punë”.

 

16) “Natyrish në jetë ka shumë gjëra më të rëndësishme së paraja; por kushtojnë shumë shtrenjtë.”

 

17) “Politika është arti i kërkimit të problemeve, të gjetur kudo, diagnostifikimit të tyre, dhe aplikimit të zgjidhjeve të gabuara.”

 

18) “Vetëm një burrë në një mijë është një lider meshkujsh – 999 të tjerët ndjekin femrat.”

 

19) "Çfarëdo që të jetë, unë jam kundër."

 

20) "Vetëm më jepni një shtrat të rehatshëm, një qen, një libër të mirë, dhe një grua. Dhe në qoftë se ju mund ta merrni qenin për të shkuar diku për t'a lexuar librin, unë mund ta kem një zbavitje të vogël. "

 

21) "Disa njerëz pretendojnë se martesa ndërhyn në romancë. Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Çdoherë ju keni një romancë, gruaja juaj është e detyruar të ndërhyjë ".

 

22) “Ajo mori dukjen e saj nga babai. Ai është një kirurg plastik.”

 

23) "Pas çdo burri të suksesshëm është një femër, mbrapa saj është gruaja e tij".

 

24) "Unë kam qenë në kërkim për një vajzë si ti -. Jo ti, por një vajzë si ti.”

 

25) “Martohu me mua dhe unë kurrë nuk do ta shikoj një tjetër kali!” (lexo: pelë)

 

26) "Martesa është shkaku kryesor i divorcit."

 

27) “Martesa është një institucion i mrekullueshëm, por kush dëshiron të jetojë në një institucion?”

 

28) “Burri nuk e ka në kontroll fatin e tij. Gruaja në jetën e tij, e bënë për të.”

 

29) "Këto janë parimet e mia, dhe nëse tye nuk të pëlqejnë ... e pra kam edhe plot të tjera."

 

30) “Gruaja është një kënaqësi e rastësishme, por cigarja është përherë tymosje.”

 

31) "Kjo është për gratë dhe të dashurat tona ... kurrë mos u takofshi!"

 

32) "Ajo është aq në dashuri me mua, sa që ajo nuk di asgjë. Kjo është arsyeja pse ajo është në dashuri me mua."

 

33) “Ekziston vetëm një mënyrë pët ta gjetur nëse një mashkull është i sinqertë – pyesni atë. Në qoftë se ai të thotë,“Po”, dine që ai ështe një kërrab.”

 

34) "Unë i dërgova një telegram klubit ku thuhet, JU LUTEM PRANONI DOREHEQJEN TIME. UNE NUK DUA TE I PERKASE NDONJE KLUBI QE DO TE ME PRANOJE MUA SI NJE ANETAR.”

 

35) “Më duhet ta pranoj, kam lindur në një moshë shumë të hershme.”

 

36) "Askush nuk është krejtësisht i pakënaqur me dështimin e shokut të tij më të mirë."

 

37) "Kur ju jeni në burg, një shok i mirë do të përpiqet të ju shpëtoj. Një shok i ngushtë do të jetë në një dhomë tjetër duke ju thënë: "Drec, kjo ishte argëtim."

 

38) "JOHN ju thoni që jeni takuar në një ashensor. A ishte ashensori në atë kohë duke shkuar lart, apo poshtë? Kjo është shumë me rëndësi, kur shkon poshtë një ashensor gjithmonë e ke atë ndjenjën që je duke u fundosur dhe me sa di unë ju mund të keni ngatërruar këtë me dashuri. Nëse keni qenë duke shkuar lart, kjo është një rast i qartë për një dashuri në shikim të parë ... "

 

39) “Të gjithë njerëzit janë të lindur njësoj - me përjashtim të republikanëve dhe demokratëve.”

 

40) "Unë mendoj se femrat janë shumë seksi kur ata kan disa rroba të veshur. Dhe në qoftë se më vonë ato i zhveshin, atëherë keni triumfuar.

Dikush një herë tha: Ajo që ju nuk arrini të shihni, ju bënë më të interesuar në të, dhe kjo është e vërtetë. "

 

41) “Alimentacioni është si të blesh sanë për një kalë të vdekur.”

 

42) “Herën tjetër kur të shoh ty, përkujtoma që të mos flas.”

 

43) “Inteligjenca ushtarake është një kontradiktë në terma.”

 

44) “Nëse ju keni dëgjuar këtë histori më parë, mos më ndalo, sepse unë do të doja ta dëgjojë atë përsëri.”

 

45) “Unë jam duke ikur sepse koha është shumë e mirë. Unë e urrej Londrën kur nuk bie shi.”

 

46) “Poema ime e preferuar është ajo që fillon: 'Tridhjetë ditë ka Shtatori ", sepse në fakt ajo ju tregon për diçka.”

 

47) “Kushdo që e quajti atë përkëdhelje ishte një gjyqtar i dobët i anatomisë.”

 

48) “Shërbimi i dhomës? Dërgoni një dhomë më të madhe.”

 

49) “Kë doni të ju besoni, mua apo syve tuaj?’

 

50) “Ose ai është i vdekur ose ora ime është ndalë.”

 

51) "Mos më shiko tani, por ka një më shumë në këtë dhomë, dhe unë mendoj se jeni ju"

 

52) "Unë jam i lirë prej të gjitha paragjykimeve. Unë urrej të gjithë njëlloj".

 

53) "Groucho: Ti e di që unë mendoj se ti je femra më e bukur në botë?

Femra: Me të vërtetë?

Groucho: Jo, por s'ka rëndësi gënjeshtëra, nëse ajo më qo diku ".

 

54) "Problemi me të bërit asgjë është se ju kurrë nuk e dini kur ju keni mbaruar."

 

55) "Polici:" Një vetmitarë ëh? Atëherë pse tavolina juaj është vendosur për katër? "

 

Groucho: "Kjo nuk është asgjë. Alarmi i orës time është vendosur për tetë.".

 

56) "Të gjithë gjenitë vdesin të rinj."

 

57) "Jashtë një qeni, një libër është shoku më i mirë i njeriut. Brenda një qeni është shumë errët për të lexuar."

 

58) "Jeta është një trill prej disa milionë qelizave që janë me ty për një kohë"

 

59) "Kam ndërmend të jetojë përgjithmonë, ose të vdesë duke u përpjekur."

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.