torsdag 24 september 2015

E dija se do të vije për mua...


E dija se do të vije për mua...


– Zoti Gjeneral, shoku im nuk është kthyer ende nga vija e parë e luftës, ju lutem më lejoni të shkoj e ta marr që aty.

- Ta ndaloj! Tha me rreptësi gjenerali, nuk do të rrezikoj dhe jetën tënde për atë që me shumë mundësi tashmë është i vdekur.

Ushtari nuk ju bind urdhërit dhe shkoi tek vija e parë e luftës dhe një orë më vonë, i plagosur dhe vetë rëndë, solli me vete kufomën e shokut të tij.

Gjenerali ishte i nervozuar jashtë mase.

- A nuk të thashë që është i vdekur? Tani do të humb edhe ty. Pa më thuaj tani, a kishte kuptim të rrezikoje jetën tënde për një kufomë?

Ushtari që po jepte shpirt mblodhi fuqitë e tij dhe u përgjigj:

- Kishte dhe shumë zotëri. Kur arrita tek ai, ishte ende gjallë dhe kur më pa, buzëqeshi dhe tha: ‘’E dija se do të vije për mua’’.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.