torsdag 24 september 2015

Një fukara,i shiste një tregtari çdo ditë gjalpin që prodhonte e shoqja !





Një fukara,i shiste një tregtari  çdo ditë gjalpin që prodhonte e shoqja.

 Gruaja e tij, i jepte gjalpit formën e një topi një kilogramësh. I shoqi e shiste çdo ditë gjalpin dhe me paratë plotësonte nevojat e shtëpisë.

 Një ditë, tregtari dyshoi në peshën reale të gjalpit dhe me ta peshuar, zbuloi se topi i gjalpit ishte vetëm 900 gram, pra mungonin 100 gramë të tjera. Kjo e bëri të xhindosej.

 Të nesërmen, me të shkelur fshatari në derën e dyqanit i tha plot inat:

”Nuk blej më gjalpë prej teje o mashtrues i dreqit.

 Deri tani me ke shitur gjalpin për një kilogram, ndërkohë që ishte njëqind gramë më pak.

 Shumë i prekur nga ajo që i dëgjonin veshët, fshatari i varfër i tha:

 Në fakt, ne zotëri, nuk kemi peshore në shtëpi.

 Gjalpin e peshojmë me një kilogram sheqer të blerë tek dyqani juaj...

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.